• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vendimi për Berishën, i pashmangshëm”/ Tabaku: Kemi nisur një proces të brendshëm dhe kushdo ka reflektuar

by Java News
09/10/2021 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për nënkryetaren  dhe deputeten e PD, Jorida Tabaku vendimi për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha ishte i pashmangshëm.

E ftuar në “Kjo Javë” në News24, Tabaku ka komentuar takimet e ish-kryeministrit duke thënë se PD mbështet çdolloj proteste nga qytetarët.

Ajo u shpreh se kjo situatë do të kalojë dhe se nuk ka asnjë devijim nga aksioni opozitar.

“Nuk mendoj se ka thënë ndonjë gjë ndryshe nga ajo që u tha në konferencën e djeshme në PD. E kam të vështirë të komentojnë sa herë bëhet fjalë për zotin Berisha. Dje zoti Basha e tha që sa herë që ka protesta  nga qytetarët, sepse kjo është një gjë që prek qytetarët, përtej politikës. Ne politikën do ta bëjmë në parlament, jemi duke përdorur të gjitha hapësirat në komisione për këto. Nuk ka rëndësi se kush e thërret protestën. Pak ditë më parë qytetarët thirrën një protestë dhe iu bashkuan shumë anëtarë të PD, shumë deputetë.

Dje zoti Basha e tha që nuk kemi asnjë kompleks që të thërrasim protesta. Ne duhet ta shikojmë protestën edhe një mënyrë për keqqeverisjen. Besoj që e keqja e sotme është Edi Rama.

Çdo mënyrë për të protestuar kundër tij na krijon negativitet. Deklaratat që nuk i pëlqej, që janë thënë në emocion e sipër sigurisht që nuk i komentoj dot. Besoj që të gjithë duhet të jemi bashkë kundër Edi Ramës. Është një moment që do të kalojë por e rëndësishme është që aksioni opozitar nuk ka asnjë devijim.

PD ka treguar që prodhon debat. Vendimi që mori zoti Basha nuk ishte një vendim i lehtë, ishte një vendim i vështirë dhe i pashmangshëm. Duhet të shohim se si ta bëjmë PD-në forcë qeverisëse.

Pavarësisht se jemi superiorë në krahasim më çdo fushë në qeveri fatkeqësisht ndodhemi në opozitë prej disa masakrave si ajo zgjedhore. Kushdo që do të japë kontributin e vet të vazhdojë ta japë në PD. Unë e kam parë problematikën që ne kemi dhe e kemi diskutuar.

Edi Rama punon jo për qytetarët, por si të mbajë pushtetin. Ne kemi nisur një proces të brendshëm dhe kushdo ka reflektuar. Prania jonë në terren është një nga elementët që mund të ishte përmirësuar. Ne kemi pasur më pak deputetë për të kontrolluar territorin përballë një armate. Të marrësh një numër të tillë votash besoj se është një arritje e madhe dhe motivon këdo që është përfshirë dhe i kemi të gjitha mundësitë për të qenë forcë qeverisëse. Ne kemi vendosur 3 prioritete:

-Reformë e plotë Territoriale

-Reformë e plotë Zgjedhore

-Reformë Kushtetuese

Besoj që kjo e kombinuar me atë që bëmë ne gjatë këtij viti dhe me mbështetjen e qytetarëve do ta sjelli PD-në në pushtet”- tha Tabaku.

g.kosovari

Next Post
Aksident në Berat/ “Benz-i” me shpejtësi futet në parakalim të gabuar dhe përplas “Hyundai”-n. 4 pjesëtarët e familjes në luftë për jetën

Aksident në Berat/ “Benz-i” me shpejtësi futet në parakalim të gabuar dhe përplas "Hyundai"-n. 4 pjesëtarët e familjes në luftë për jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In