• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi për Berishën, deputeti i PD akuza SPAK: Është e tepruar, s’ka fuqi të drejtojë partinë nga shtëpia…!

by Java News
26/12/2023 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula i ftuar në një studio televizive ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestin në shtëpi të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai u shpreh se kjo kërkesë e SPAK është e tepruar, duke iu referuar udhëzimit për ndalimin e komunikimit të Berishës me personat jashtë familjes.

Sipas tij Berisha është në të drejtën e vetë personale për të ushtruar aktivitetin politik për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë, por do ta ketë të vështirë drejtimin me kufizimet e kërkuara ndaj tij.

Nga ana tjetër analisti Genc Burimi është shprehur se Berisha është ende i pafajshëm dhe se ai do të vazhdojë luftën e tij politike, duke përdorur mjetet digjitale sipas tij.

Edhe pse në arrest shtëpiak, Burimi u shpreh se Berisha do të vijojë të mbetet kreu i mbështetësve të tij dhe se ngërçi i vetëm mund të qëndrojë te përfaqësuesi i tij në terren.

Sula:
Kërkesa e SPAK është e tepruar, duke marrë parasysh që nuk i lejohet komunikimi me personat jashtë familjes. Berisha është në të drejtën e vetë personale për të ushtruar aktivitetin politik për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë.

Nuk i di mjetet që do të përdorë Berisha për të patur komunikim me PD-në. Duhet të jemi të sinqertë, me kufizimet që ka është shumë e vështirë për të drejtuar partinë nga shtëpia nën arrest.

SPAK për mua është një institucion për t’u vlerësuar dhe që duhet inkurajuar, por s’mund të kem iluzione për të thënë se ka përmbushur detyrën plotësisht për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta.

Burimi:
Askush nuk është fajtor pa një vendim të formës së prerë. Berisha është ende i pafajshëm dhe do të vazhdojë luftën politike pa një vendim të formës së prerë. Një vendim të tillë e shoh me Trump-in në SHBA. Mjetet Berisha i ka, Facebook e ka.

Ngërçi është se kush mund të jetë mëkëmbësi i Berishës në terren, mund të jetë Noka, Bardhi apo Këlliçi ndoshta. Por ai mbetet kreu. Në kushte të tilla, kur liderët janë në procese gjyqësore galvanizohet më tepër elektorati përreth tyre./m.j

Next Post
Pse GJKKO s’merr si provë procesverbalin e Këshillit të Sigurisë një javë pas tragjedisë së Gërdecit, çfarë deklaroi Berisha e roli i Shkëlzenit?

Familja Berisha para drejtësisë/ Gazetarja: Shkëlzeni në seancën për Gërdecin dhe masa e GJKKO për ish-kryeministrin për "Partizanin', ja çfarë pritet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com