• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi për Belerin, mediat greke: Misioni u realizua, marrëdhënie të ngrira pas “gjyqit të parodisë”

by A R
06/03/2024 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të GJKKO-së për dënimin me dy vite burg të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Belerit, mediat greke e konsideruan këtë vendim si të paprecedentë.

Sipas mediave greke, GJKKO merr vendime politike me urdhër të Kryeministrit Edi Rama.

““Misioni u realizua”! Gjykata shqiptare e SPAK-ut, pas një procesi të paprecedentë, edhe për standardet shqiptare, të montuar, aktakuza e të cilit ishte rrëzuar që në ditën e parë, kreu mandatin politik të Edi Ramës dhe shpalli dënimin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerit, me dy vjet burgim”, thuhet në artikull.

Sipas mediave greke, dënimi i Belerit ishte i paracaktuar dhe se Kryeministri Rama nuk hezitoi në asnjë moment që të zbatonte planin e tij.

Artikulli ndalet më tej te indiferenca e SHBA-ve dhe BE-së për çështjen “Beleri”, presioni i Athinës zyrtare dhe ngritja e pengesave për integrimin europian të Shqipërisë dhe betimi i kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës. Në lidhje me këtë të fundit, në artikull theksohet se Rama kërkon që të shpallë zgjedhje të reja në Himarë dhe të fitojë kandidati që ai do propozojë.

“Fredi Beleri normalisht do të duhet të lirohet më 12 shtator, pasi deri atëherë ai në thelb do të ketë kryer dënimin duke e matur dënimin me masën e paraburgimit, por dënimi që do të rëndojë në dosjen e tij kriminale do të ketë sjellë shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut.

Ankimi që avokatët e tij do të bëjnë nuk pritet të shqyrtohet para muajit qershor, ndaj edhe nëse i ulet dënimi, pasi rrëzimi i vendimit nuk konsiderohet i mundshëm, lirimi i tij nga burgu vetëm do të përshpejtohet, pasi ka humbur përfundimisht postin e kryetarit të Bashkisë Himarë.

Kështu, Edi Rama duket se po e fiton lojën dhe, me gjithë shkeljet flagrante të çdo koncepti të shtetit ligjor, do të arrijë lirimin e Fredi Belerit nga Bashkia Heimarra të cilin dëshiron ta mbajë nën kontroll për t’u shërbyer interesave që janë pranë kryeministrisë dhe janë të interesuara për “zhvillimin e turizmit” të Himarës.

Dënimi i Belerit ishte i paracaktuar dhe Rama nuk hezitoi asnjë moment të zbatonte këtë plan të pacipë, duke llogaritur indiferencën ndaj kësaj çështjeje të BE-së dhe SHBA-së, pasi të vetmet reagime erdhën nga Athina, e cila ka ngritur pengesa drejt rrugës evropiane të Shqipërisë”, thuhet në artikull.

/a.r

Next Post
Atentat në Lezhë, qëllohet brenda makinës një person

Atentat në Lezhë, qëllohet brenda makinës një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In