• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vendimi: Nuk ka më pushime “low cost” në Amsterdam

by A R
12/09/2017 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amsterdami po konsideron një rritje radikale të taksave mbi turistët, me 10 euro për natë, për të larguar vizitorët që shpenzojnë pak dhe për të parandaluar që qyteti të kthehet në një Venecia të veriut.

Rreth 17 milionë njerëz vizituan qytetin me 850 mijë banorë, në 2016-ën, nga 12 milionë që ishin një vit më parë dhe trendi pritet të përshpejtohet. Më shumë se çereku i turistëve qëndrojnë në hotele të lira, sipas Këshillit lokal, duke kontribuar shumë pak në arkat e bashkisë dhe në të njëjtën kohë, duke inkurajuar dominimin e qendrës së qytetit nga akomodimet për turistët.

Javën e kaluar, qytetarë të Amsterdamit protestuan me banera e megafonë në duar, në shenjë frustrimi kundër ndryshimit të fytyrës së qytetit. ‘Amsterdami nuk është për shitje’ apo ‘ky është qyteti jonë’,  ishin disa prej sloganeve që thërrisnin.

Pas masave të shumta që janë marrë për t’ju përgjigjur shqetësimeve të banorëve, përfshirë moratoriumin ndaj ndërtimit të hoteleve dhe fushatës për të inkurajuar turistët të qëndrojnë përtej qendrës së qytetit, tani në tryezë vihet plani për rritjen radikale të taksës.

Këshilltari për financat Udo Kock, tha se nevojitej një formulë e re për të larguar turistët që shpenzojnë pak, në favor të atyre që kontribuojnë më shumë për buxhetin. ‘Na duhen turistë që qëndrojnë disa net, vizitojnë muzetë dhe darkojnë në restorante të mirë, e jo njerëz që vijnë për një fundjavë, për t’u endur në distriktin e dritave të kuqe”, ishin fjalët e tij për gazetën holandeze Het Parool.

Këshilli po konsideron vendosjen e një takse fikse prej 10 eurosh për natë, që do t’i shtohet 5 përqindëshit të kostos së hotelit në qendër të qytetit. /tch/b.d

Next Post
Beogradi: Qeveria e Kosovës do të jetë ‘në duart’ e Listës Serbe

Plot 30 mijë euro në muaj kushtojnë pagat e ministrave kosovarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

“Irani po qëllon anijet në Hormuz”, Vance: Ja pse rritet çmimi i naftës!

September 4, 2026
Meloni më jetëgjata në krye të Italisë, Rama: Vetëm rekordi im ka mbetur për të thyer

Meloni më jetëgjata në krye të Italisë, Rama: Vetëm rekordi im ka mbetur për të thyer

September 4, 2026
Kosova pa president, detyrën e kreut të shtetit do e ushtrojë kryetari i ri i Kuvendit

Kosova pa president, detyrën e kreut të shtetit do e ushtrojë kryetari i ri i Kuvendit

September 4, 2026
Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

September 4, 2026
Veliaj rimori kompetencat, punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

Veliaj rimori kompetencat, punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

September 4, 2026
Tragjedi në Itali! Rrëmbeu të dashurën dhe e futi në bagazh! Pasi erdhi policia u hodh nga ura bashkë me të

Tragjedi në Itali! Rrëmbeu të dashurën dhe e futi në bagazh! Pasi erdhi policia u hodh nga ura bashkë me të

September 4, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Transporti publik do të përfitojë edhe 4 muaj shtesë kompensim 50 lekë për litër për naftën

September 4, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

Pesë vjet pas “non grata”, Berisha në SHBA/ Këlliçi: Viza është me shumë hyrje-dalje, çfarë shkruhet në të

September 4, 2026
Mrekulli në Nepal, shpëtohen të gjallë dy punëtorë pas 9 ditësh në tunel

Mrekulli në Nepal, shpëtohen të gjallë dy punëtorë pas 9 ditësh në tunel

September 4, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

660 mijë të vendosur dhe 96 mijë anojnë nga PS; 330 mijë të vendosur dhe 73 mijë anojnë nga PD-ASHM

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com