• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

VENDIMI/ Nisin vetëdeklarimet për ndërtimet deri në Qershor 2014, Lame: Ja procedurat

by A R
09/09/2016 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personat që kanë ndërtuar pa leje deri në qershor të vitit 2014 dhe nuk kanë vetëdeklaruar pranë ALUIZNI-t, mund të aplikojnë pranë këtij institucioni duke plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Procesi do të nisë menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave, të miratuar këtë të mërkurë, dhe do të zgjasë për një afat të pacaktuar.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka shpjeguar ndryshimet ligjore dhe kategoritë që përfitojnë nga ndryshimet në VMK nr.589/2014, “Për përcaktimin e procedurave të evidentimit faktik në terren të ndërtimeve pa leje/shtesave në ndërtime me leje, të organeve dhe dokumentacionit për propozimin dhe miratimin e zonave informale”.

“Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve, është krijimi i mundësisë për qytetarët që nuk kanë aplikuar për legalizimin e banesave, për arsye objektive, të përligjura, për t’u bërë pjesë e procesit të vetëdeklarimeve. Kategoritë që drejtpërdrejt përfitojnë këtë mundësi, janë emigrantët (në pjesën më të madhe), por edhe qytetarë të tjerë që për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, apo pamundësisë fizike për të qenë në territorin shqiptar, gjatë fushatave të aplikimit për legalizim, nuk e kanë ndjekur dot këtë procedurë.

Mbi bazën e këtij vendimi, çdo qytetar i kategorive të mësipërme, duke përmbushur disa kërkesa që i parashikon ai, mund të kërkojë të përfshihet në procesin e vetëdeklarimit të ndërtimit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t, që mban firmën e kreut të këtij institucioni. “Sqarojmë qytetarët edhe për dy elemente të rëndësishme: Këto ndryshime, janë në interes vetëm të qytetarëve që nuk kanë aplikuar asnjëherë për legalizim, ndërsa ata që kanë aplikuar deri më sot, nuk janë subjekt i këtij vendimi, pra nuk është e nevojshme të aplikojnë sërish.

Këto ndryshime në VKM, nuk krijojnë mundësi të reja aplikimi, për objektet e ndërtuara pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.62/2015 për legalizimin e ndërtimeve pa leje, që është data 27.06.2014. Sportelet e ALUIZNI-t do të qëndrojnë në funksion të qytetarëve për të dhënë shpjegime të tjera të nevojshme”, thuhet në njoftim.

Vetëdeklarimi
Të gjitha subjektet që disponojnë ndërtime pa leje janë të detyruara t’i vetëdeklarojnë ato (objektin pa leje dhe parcelën ndërtimore) pranë zyrës së urbanistikës të njësisë përkatëse. Zyra e urbanistikës pranë njësisë së qeverisjes vendore, në përputhje me detyrat e ngarkuara nga ky ligj, është e detyruar të pranojë vetëdeklarimet për një periudhë 4-mujore nga data e fillimit të afatit. Për organet e qeverisjes vendore, të organizuara në njësi administrative ose rajone, vetëdeklarimi kryhet pranë këtyre njësive ose zyrave të rajonit. Ndërtimi pa leje dhe sipërfaqja e parcelës ndërtimore vetëdeklarohen sipas formularit.

Ndryshimet e fundit
“Për një ndërtimin në terren, ALUIZNI nuk mund të përcaktojë funksionin e ndërtimit informal, sepse ai është i papërfunduar në vëllim. Atëherë poseduesi i ndërtimit duhet të deklarojë destinacionin e përdorimit të tij, nëpërmjet një akti noterial. Në rast të kundërt, funksioni prezumohet se është “social-ekonomik”. ALUIZNI nuk është përgjegjës, në asnjë rast, për ndryshimet e gjendjes ndërtimore apo të funksionit të ndërtimit informal, të realizuara pas evidentimit në terren (plotësimit të procesverbalit të konstatimit)”, thuhet në pikën 2 të ndryshimeve ligjore. Çka do të thotë se personi që ka ndërtuar është i detyruar të njoftojë ALUIZNI-n për destinacionin e ndërtimit. Mbi bazën e funksionit të ndërtimit do të llogaritet edhe fatura e parcelës ndërtimore që duhet të paguajë pronari i objektit.

ÇMIMI I SHITJES SË PARCELËS NDËRTIMORE PËR OBJEKTET ME FUNKSION BANIMI DHE TË PËRZIER
1. Çmimi i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion banimi (përfshirë dhe shtesat anësore dhe/ose në lartësi në ndërtime me leje), llogaritet si përqindje mbi vlerën e pronës, sipas llojit “tokë truall”, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

2. Për ndërtimet pa leje me funksion banimi, çmimi i shitjes për një metër katror është 50% e vlerës së përcaktuar për pasurinë “tokë truall”, në njësinë administrative dhe zonën kadastrale përkatëse.

3. Për ndërtimet pa leje të ndërtuara brenda territorit të njësive administrative fshat, kur çmimi për metër katror, i përllogaritur sipas kësaj pike, është më i vogël se 400 lekë apo më i madh se 1.500 lekë, çmimi që do të aplikohet për shitjen e parcelës ndërtimore do të jetë në këto vlera-kufi.

4. Për ndërtimet pa leje, të ndërtuara brenda territorit të njësive administrative qytet, kur çmimi për metër katror, i përllogaritur sipas kësaj pike, është më i vogël se 500 lekë apo më i madh se 2.000 lekë, çmimi që do të aplikohet për shitjen e parcelës ndërtimore do të jetë në këto vlera-kufi./GSH/a.m.

Next Post
Edhe Mergim Vojvoda e lë Shqipërinë për Kosovën

Edhe Mergim Vojvoda e lë Shqipërinë për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In