• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vendimi/ Ndërtimet pa leje para vitit 1991, vendoset tarifë për tokën

by A R
17/11/2016 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personat që kanë ndërtuar pa leje deri në gusht të vitit 1991, do të pajisen me tapi për shtëpinë dhe tokën mbi të cilën kanë ndërtuar, por duhet të paguajnë më parë paratë e tokës. Deri tani, pajisja me dokument pronësie për këto ndërtime nuk kërkonte pagesën e truallit. Një kusht tjetër për pajisjen me certifikatë pronësie të ndërtimeve të kryera mbi 25 vjet më parë është se ato duhet të ketë përfunduar para datës 10 gusht 1991. Përfshirja e pagesës së tokës për këtë kategori është parashikuar në shtesën që i bëhet pikës 8, të vendimit nr.608, datë 5.9.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më 10.8.1991, e të truallit funksional të tyre, kur nuk posedohen akte fitimi pronësie, si dhe për regjistrimin e tyre”, të ndryshuar. Vendimi është marrë dje në Këshillin e Ministrave dhe, përveç pagesës së tokës, ngarkon Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Drejtësisë të miratojë tarifat e shërbimit për regjistrimin dhe pajisen me tapi të këtyre ndërtimeve.

SHQYRTIMI I KËRKESËS
Verifikimi i kushteve bëhet nëpërmjet inspektimit në terren nga punonjësit e tij, si dhe nga marrja e informacionit zyrtar nga institucionet shtetërore. “Në çdo rast, institucioni i autorizuar kërkon detyrimisht informacion zyrtar pranë Zyrës përkatëse Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ALUIZNI- t, Zyrës së Gjendjes Civile dhe/apo çdo organi tjetër shtetëror që administron të dhëna apo informacion për pasurinë e paluajtshme objekt shqyrtimi, dhe për vërtetimin e gjendjes familjare të poseduesit të pasurisë së paluajtshme përpara datës 10.8.1991”, thuhet në shtesën që i bëhet pikës 6, shkronja b, ku parashikohet shqyrtimi i kërkesës për pajisje me dokument pronësie.

“Korrespondenca bëhet pjesë e dosjes. Çdo institucion shtetëror është i detyruar të kthejë përgjigje, me shkrim, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës. Në rast të moskthimit të përgjigjes brenda këtij afati, drejtuesi i institucionit të autorizuar njofton, me shkrim, ministrin e Drejtësisë dhe kabinetin e Kryeministrit”, thuhet në VKM. Institucioni i autorizuar, brenda 30 ditëve nga miratimi i këshillit të qarkut, bën kalimin e pronësisë së pasurive së paluajtshme e të truallit funksional të tyre, në emër të personave, sipas përbërjes familjare që figuron në certifikatën familjare deri më 10.8.1991, dhe e dërgon vendimin për regjistrim në ZVRPP-në kërkuese, duke vënë në dijeni edhe personat përfitues. Vendimit i bashkëlidhet kopja e njësuar e dosjes me dokumentacionin e plotë. Së bashku me dërgimin e vendimit për regjistrim, institucioni i autorizuar (bashkia) njofton ZVRPP-në edhe për faktin nëse subjekti përfitues ka kryer ose jo pagesën e tarifës së shërbimit dhe pagesën e çmimit për tjetërsimin e truallit funksional. Në rast se shqyrtimi i kërkesës në institucionin e autorizuar është iniciuar me kërkesë të individit, institucioni i autorizuar, brenda 7 ditëve nga miratimi i këshillit të qarkut, por përpara nënshkrimit të aktit përfundimtar të kalimit të pronësisë dhe dërgimit të tij për regjistrim, njofton zyrtarisht kërkuesin për vlerësimin pozitiv të kërkesës, si dhe për detyrimin për të paguar brenda 30 (tridhjetë) ditëve, për llogari të Agjencisë së Trajtimit të Pronës, për fondin e kompensimit financiar, çmimin e truallit, duke i treguar edhe numrin e llogarisë.

Në njoftim jepen të dhëna për kufijtë, sipërfaqen në m2 dhe vendndodhjen e pasurisë objekt kalimi në pronësi, të shoqëruar me genplanin dhe planimetrinë përkatëse. Kërkuesi, me marrjen e njoftimit, paguan në numrin e llogarisë së caktuar, për llogari të fondit të kompensimit të pronave, kundërvlerën në lekë për sipërfaqen e truallit që do të kalojë në pronësi të tij./GSH/a.m.

Next Post
Çfarë mesazhi jep kryeprokurori Llalla duke larguar familjen nga Shqipëria?!

Gjykata rrëzon Llallën, hedh poshtë kërkesën për sekuestrimin e dokumenteve të ILDKPKI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zënka për medaljen vë në pah marrëdhëniet e ndërlikuara mes Ukrainës dhe Polonisë

Zënka për medaljen vë në pah marrëdhëniet e ndërlikuara mes Ukrainës dhe Polonisë

June 23, 2026
Incident në protestë, i moshuari ngrihet me forcë nga karrigia e folësve (VIDEO)

Incident në protestë, i moshuari ngrihet me forcë nga karrigia e folësve (VIDEO)

June 23, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestën e sotme para Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 23, 2026
Balla: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shtetformues, gjuha shqipe nuk negociohet!

Balla: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shtetformues, gjuha shqipe nuk negociohet!

June 23, 2026
“Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton?”, nisin përplasjet mes protestuesve

“Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton?”, nisin përplasjet mes protestuesve

June 23, 2026
Ronaldo vendos rekord historik në Kupën e Botës!

Ronaldo vendos rekord historik në Kupën e Botës!

June 23, 2026
“Të njëjtët investitorë janë edhe në Zvërnec”, Edi Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë!

Rama nxjerr foton me Macron: Shqipëria, partner strategjik i Francës, e paimagjinueshme më parë!

June 23, 2026
Aksident në Durrës/ Makina “fluturon” në kanal, dy vajza përfundojnë në spital (VIDEO)

Aksident në Durrës/ Makina “fluturon” në kanal, dy vajza përfundojnë në spital (VIDEO)

June 23, 2026
FIFA ndryshon rregullat e penalltive në Botëror, vetëm një short para gjuajtjeve

FIFA ndryshon rregullat e penalltive në Botëror, vetëm një short para gjuajtjeve

June 23, 2026
Nis protesta e 24 në Tiranë, kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

Nis protesta e 24 në Tiranë, kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In