• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi ndaj Veliajt dëshmon dështimin e drejtësisë për t’u shkëputur nga presioni politik

by Mero Baze
08/07/2025 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Gjykata e Lartë la në fuqi dy vendimet e gjykatave të mëparshme për Erion Veliajn, i cili do ta presë gjykimin e tij në burg. Vendimi, nga pikëpamja profesionale, dëshmon varësinë e gjithë sistemit të gjykatave nga SPAK, për shkak të fuqisë që ai ka për të ndikuar në gjykatat shqiptare, në bazë të fuqisë antikushtetuese që i është dhënë. Ky vendim dëshmon dështimin e drejtësisë për t’u shkëputur nga presioni politik.

Nëse arritja më e madhe e drejtësisë nënkuptohej si distanca e institucioneve të reja nga politika, SPAK-u dhe gjykatat e varura prej tij dëshmuan se, në fakt, u gjunjëzuan përballë atyre që u bënë presion politik dhe po tregohen represivë ndaj atyre që nuk kanë fuqi politike.

Edi Rama dhe Partia Socialiste mbajtën një distancë “higjenike” nga presionet mbi drejtësinë, aq të madhe saqë edhe kundërshtarët e tyre politikë filluan ta lexojnë si braktisje ndaj Erion Veliajt. Në fakt, më shumë se kundërshtarët politikë, kështu e ka lexuar këtë qëndrim edhe drejtësia e re.

Kjo është arsyeja pse Sali Berisha, i cili nga mëngjesi në darkë sulmon SPAK-un dhe GJKKO-në, i gjunjëzoi ata, duke fituar lirinë për dhëndrrin apo deputetin Salianji dhe gjykimin në liri të Fatmir Mediut, apo mosfillimin e hetimeve për djalin e tij. Ndërkohë, të dyshuarit për korrupsion nga ana e socialistëve u masakruan me arrestime paraprake krejtësisht linçuese, pas fushatave dezinformuese të zyrës së shtypit të SPAK-ut për “fajet” e supozuara të tyre, duke i dorëzuar në gjykatën popullore të rrugës.

Dhe ja ku jemi sot.
Erion Veliajt i refuzohet gjykimi në liri, edhe pse nuk ka ende një akuzë zyrtare. Madje, edhe dyshimet e deritanishme nuk e lidhin fare atë me ndonjë vepër penale, për të cilat dyshohet veprimtaria e OJQ-së kulturore të gruas së tij. Ndërkohë, dhëndrri i Berishës, me të drejtë, gjykohet në liri falë presionit politik të Berishës.

Si përfundim, rezultati kryesor që kemi nga drejtësia e re është se ajo gjunjëzohet nga sulmet politike dhe trembet nga distanca politike e shumicës në pushtet, çka u lë pastaj hapësira të lirë kundërshtarëve politikë të socialistëve – dhe jo vetëm atyre – të fantazojnë për lojëra makiaveliste të shumicës me drejtësinë e re.

Dhe ky është dëmi më i madh që i është bërë Reformës në Drejtësi: duke e nisur si një drejtësi mbi palët dhe duke e katandisur në drejtësi që përdoret për gjueti shtrigash.

Erion Veliaj sot është “ekzekutuar” politikisht nga Gjykata e Lartë, nga treshe gjyqtarësh, për të cilët pushteti i ka pasur gjithë mundësitë të ndikonte nëse do të dëshironte, por ka vendosur të mbajë standardin e distancës politike prej tyre.

Atë që bëjnë socialistët duhet ta bënte edhe pala tjetër, por ajo ka rregullat dhe zakonet e saj të sjelljes mbi drejtësinë – dhe nuk po i del keq.

Ishte në dorë të drejtësisë që të vendoste standarde sjelljeje të barabarta ndaj dy palëve në këtë rast, por drejtësia e re ka zgjedhur të jetë në gjunjë para linçuesve dhe të gjunjëzojë ata që e respektojnë. Dhe ky, në të vërtetë, është bilanci më i hidhur i reformës së re të drejtësisë. Pushteti që ju dha atyre është keqpërdorur në mënyrë mizore dhe sot është në burg Ilir Meta dhe Erion Veliaj – njëri i konsideruar pa fuqi politike dhe tjetri i braktisur politikisht nga partia e tij, për shkak të politikës së saj për të ruajtur distancën nga drejtësia.

Natyrisht, nuk mund ta qortojmë Partinë Socialiste dhe pushtetin e saj pse nuk e përdori pushtetin për të ndikuar në drejtësi, por ama nuk mund të mos e fajësojmë drejtësinë e re pse po përdor dy standarde ndaj politikës: ndaj asaj që e linçon dhe ndaj asaj që po e linçon vetë drejtësia.

Dhe që kjo praktikë të marrë fund, natyrisht, e vetmja mënyrë është rishikimi i fuqisë së pakufishme që i është dhënë drejtësisë së re, duke kufizuar me ligj, në Kodin Penal, arrestimet paraprake për akuza ku të dyshuarit nuk kanë mundësi të prishin prova apo të përsërisin veprën penale – dhe me këtë rast edhe ndryshime të tjera.

Ndryshe, ajo që do të shohim në vazhdim është sesi do të shkojnë një nga një në gijotinë gjithë pala e pushtetit që dyshohet për korrupsion, duke realizuar epshe prokurorësh linçues, të paaftë dhe të frustruar nga pafuqia e tyre profesionale, duke hedhur në erë një nga reformat më të rëndësishme të shtetit shqiptar pas vitit 1990.

Dhe reforma në drejtësi shpëtohet vetëm duke i detyruar prokurorët të lexojnë ligjet ashtu siç shkruhen – dhe jo ashtu siç dëshirojnë t’i rishkruajnë pjesëtarët e Republikës së re të prokurorëve që po lind në Shqipëri.

Next Post
KPK e shkarkoi se nuk justifikoi pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren e Tiranës

KPK e shkarkoi se nuk justifikoi pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren e Tiranës

Comments 1

  1. Builder says:
    1 year ago

    Berisha, ndaj SPAK, ndjek parimin popullor “Qiju nënën, të të thonë baba”.
    Edi Rama, medemek i moderuar, ”kreu” reformën në drejtësi dhe krijoi SPAK, por me çfarë shikojmë, e gjithë kjo, paska qenë farsë e atyre që janë tallur me këtë reformë dhe akoma edhe më shumë janë talluar me Ramën, i cili ka dhënë nga vehtja duke konsumuar nerva e lodhje fizike për këtë punë, por rezultati, është zero, përmendimin tim.
    Janë tallur e tallen me këtë popull.
    Ku është 21 janari ?
    Ku është Gërdeci ?
    Prandaj, kur një makinë merr superxhiro, ka dy rrugë për të ndaluar.
    E PARA; kjo makinë përfundon në humnerë, dhe bëhet copë e çikë, bashkë me shoferin të vdekur në vend.
    E DYTA; kësajë makine, ti fiket motorri me marsh brenda, makina ndalon stop, por me kamjo të thyer, dhe shoferi shpeton.
    Tashti SPAK-u ynë, të zgjedhë cilën rrugë mendon të vazhdojë, të parën apo të dytën.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eisenkot, apel Netanjahut: Mos guxo të hapësh luftë si kryeministër i përkohshëm

Eisenkot, apel Netanjahut: Mos guxo të hapësh luftë si kryeministër i përkohshëm

October 28, 2026
Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

October 28, 2026
Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

October 28, 2026
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte vrasja e parë ushtarake në 65 vjet

Votuesit hispanikë kthehen kundër Trumpit: Na zhgënjeu, ishte gabim që e votuam

October 28, 2026
Macron dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjedhjen e kreut të OKB-së

Macron dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjedhjen e kreut të OKB-së

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

October 28, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

Zgjedhjet 2027, Celibashi: Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit në Tiranë

October 28, 2026
SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

October 28, 2026
Horoskopi i Brankos për të mërkurën, 28 tetor 2026

Horoskopi i Brankos për të mërkurën, 28 tetor 2026

October 28, 2026
Kina thirrje Gjermanisë dhe BE-së të jenë racionale në çështjet e tregtisë: Jemi partner i besueshëm

Kina thirrje Gjermanisë dhe BE-së të jenë racionale në çështjet e tregtisë: Jemi partner i besueshëm

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In