• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi/ Mbyllen të gjitha zyrat, ankimi për gjobat e rrugores tashmë online, Lleshaj: Shmangim rreziqet

by Java News
14/07/2020 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrat e OASH-së do të mbyllen dhe do të funksionojnë vetëm online.

Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Duke filluar nga sot këto zyra në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë do të jenë mbyllur“, tha ministri.

Të gjithë dokumentacionin që duan t’i paraqesin OASH-së, t’ia paraqesin online, përmes e-albania, dhe të kursejnë ardhjen, pritjen dhe humbjen e kohës pranë këtyre zyrave, theksoi ministri Lleshaj.

NJOFTIMI I PLOTE: OASH E QARKULLIMIT RRUGOR, VETËM ONLINE

Që nga dita e sotme marrin fund radhët dhe orët e pritjes përballë zyrave të OASH-së, në Policinë Rrugore. Drejtuesit e mjeteve, të konstatuar me shkelje gjatë qarkullimit rrugor, mund t’i paraqesin pretendimet apo dokumentacionin online, përmes portalit qeveritar e-albania:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të Policisë së Shtetit inspektuam nga afër punën e OASH, në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë.

Prononcimi për media i ministrit Lleshaj:

Sot kemi ardhur pranë zyrës së OASH-së Tiranë për të shpallur një vendim dhe një lajm të rëndësishëm, që ka të bëjë me mbylljen fizike të tyre. Duke filluar nga sot këto zyra në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë do të jenë mbyllur.

Qëllimi i kësaj mase është që të eliminojmë detyrimin e qytetarëve për t’u paraqitur në zyra. Nga sot qytetarët, – ata që kanë bërë shkelje të rregullave të qarkullimit, – kanë të drejtën që të gjithë dokumentacionin që duan t’i paraqesin OASH-së, t’ia paraqesin online, përmes e-albania, dhe të kursejnë ardhjen, pritjen dhe humbjen e kohës pranë këtyre zyrave.

Me këtë hap, ne, së pari bëjmë një shërbim për qytetarët, së dyti eliminojmë edhe një mundësi kontakti të drejtpërdrejtë të qytetarëve me komisionet përkatëse. Në mënyrë që të evitojmë të gjitha risqet e mundshme, që kanë gjasa të zhvillohen në këto situata.

Lehtësimi i shërbimeve për qytetarët në të njëjtën kohë është edhe një lloj shtrëngese për ata që shkelin rregullat për arsye se tashmë mundësi e kontaktit bëhet zero. Pra, nuk kanë mundësi të ‘negociojnë’ me asnjë lloj Komisioni.

Kështu që kjo thirrje le të vlejë për të gjithë qytetarët që të sensibilizohen për të shtuar kujdesin në qarkullim.

Shtimi i kujdesit në qarkullimit do të thotë, jetë njerëzish të shpëtuara, shëndet i njerëzve i ruajtur. Dhe besoj që me këto masa jo vetëm që do ta lehtësojmë barrën e qytetarëve shkelës të rregullave të qarkullimit, por do të rrisim edhe më shumë rigorozitetin e vendimmarrjes së komisioneve, të cilat tashmë nuk do ta kenë më përballë qytetarin.

Me këtë rast theksoj dhe kërkoj edhe njëherë forcim të ndërgjegjes qytetare për sjellje të përgjegjshme në rrugë. E kam thënë edhe herë të tjera publikisht që aksidentet rrugore janë një ndër shkaqet kryesore të humbjes së jetës, janë vrasës më i madh se sa vetë vrasësi. Kështu që të gjitha masat që merren në këtë drejtim janë masa në funksion të jetës.

Jo vetëm me këtë masën e sotme, ne do të vazhdojmë së shpejti të paraqesim në qeveri dhe në Kuvend ndryshimet e reja në Kodin rrugor, të cilat po ashtu do t’i shtojnë kërkesat por edhe masat ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor me synimin e madh që të vazhdojmë të ecim drejt axhendës së reduktimit maksimal të shifrave të aksidenteve dhe dëmeve të tjera në qarkullimin rrugor.

g.kosovari

Next Post
‘Ligjet’ mblidhen sërish/ PS: Pragu duhet të jetë natyral. Murrizi: Listat e Hapura s‘ndalojnë koalicionet

'Ligjet' mblidhen sërish/ PS: Pragu duhet të jetë natyral. Murrizi: Listat e Hapura s‘ndalojnë koalicionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

April 1, 2026
Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

April 1, 2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

April 1, 2026
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

“Po lirojnë të korruptuarit”, PD letër ambasadave në Tiranë: Monitoroni Gjykatën e Lartë

April 1, 2026
VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

April 1, 2026
Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In