• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i KQZ: Ky është deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë

by A R
28/03/2017 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS-së, Ervin Koçi bëri publike pesë ditë më parë se ai nuk do ishte më deputet.

Në facebook, deputeti i Fierit bëri me dije se kjo dorëheqje vjen për marrjen e një përgjegjësi publike dhe ajo lidhen me kreun e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Një deputet ikën dhe një tjetër deputet ulet në Kuvend dhe ai është Prefekti i Fierit, Xhevit Bushaj i cili ashtu siç kishte deklaruar në këto ditë, ka braktisur detyrën për të marrë mandatin e deputetit.

Rrotacioni i socialistëve në Fier do të miratohet nesër në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Relacioni i KQZ-së

RELACION  MBI PROJEKT VENDIMIN PËR DHËNIEN E MANDATIT TË DEPUTETIT TË KUVENDIT KANDIDATIT TË LISTËS SHUMEMËRORE TË PARTISËSOCIALISTE TË SHQIPËRISË NË QARKUN FIER, PËR PLOTËSIMIN E VAKANCËS SË NJOFTUAR NGA KUVENDI I SHQIPËRISË

Nëpërmjet shkresës nr. 990/1 prot., datë 24.03.2017, drejtuar KQZ-sё, Sekretari  Përgjithshëm i Kuvendit znj. Albana Shtylla, njofton krijimin e vakancës për shkak të heqjes dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë të z. Ervin Koçi, deputet i zonës zgjedhore, Qarku Fier.

Neni 164 i Kodit Zgjedhor përcakton se në rast të ndërprerjes së mandatit të deputetit, Kuvendi njofton KQZ për krijimin e vakancës dhe KQZ merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën shumemërore të së njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, regjistruar sipas nenit 67 të Kodit Zgjedhor.

Kolegji Zgjedhor me vendimin nr.29, datë 02.08.2013 ka shpërndarë mandatet dhe ka përcaktuar kandidatët fitues për zonën zgjedhore Qarku Fier, në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2013. Sipas vendimit të sipërcituar Partia Socialiste e Shqipërisë për zonën zgjedhore Qarku Fier për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23 Qershor 2013 ka fituar 9 mandate dhe kandidatët fitues nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë për Qarkun Fier, është si më poshtë: me numër rendor 1 (një)  z.Gramoz Kaso Ruçi, 2 (dy) z.Erion Mirdash Braçe, 3 (tre) zj.Eglantina Muharrem Gjermeni, 4 (katër) z.Ilirjan Hyda Celibashi, 5 (pesë) z.Armando Subashi, 6 (gjashtë) z.Arben Kristaq Çuko, 7 (shtatë) z.Piro Dano Lutaj, 8 (tetë) zj.Majlinda Daut Bufi, 9 (nëntë) z.Ervin Agim Koçi.

Pas njoftimit nga Kuvendi për krijimin e vakancave të njëpasnjëshme, për shkak të heqjes dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë të z.Ilirjan Hyda Celibashi, zj.Eglantina Muharrem Gjermeni, zj.Majlinda Daut Bufi, z.Armando Nikolla Subashi deputetë te zonës zgjedhore Qarku Fier, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimin 228, datë 07.05.2015 i ka dhënë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Bujar Avdulla Çela.

Rezulton se Lista shumëemërore e Partisë Socialiste e Shqipërisë në Qarkun Fier i plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara në nenin 67 të Kodit Zgjedhor, duke përfshirë dhe kriterin e gjinisë. Në këto kushte zëvendësimi i vakancës do të bëhet sipas përcaktimeve të nenit 164, pika 2, të Kodit Zgjedhor me kandidatin e radhës. Gjithashtu konstatojmë se vakanca nuk i përket një mandati të fituar sipas pikës 6 të nenit 67 të Kodit Zgjedhor, për të zbatuar përjashtimin e përcaktuar në nenin 164, pika 2 të Kodit Zgjedhor, fjalia e dytë.

Për sa më sipër, mandati i ndërprerë duhet t’i kalojë kandidatit vijues të listës së Partisë Socialiste të Shqipërisë në Zonën Zgjedhore Qarku Fier.

KQZ me vendimin nr.337, datë 11.05.2013 “Për miratimin e listave shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, pjesëtare e Koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2013”, ka miratuar listën shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë për 12 zonat zgjedhore.

Sipas listës shumemërore të Partisë Socialiste e Shqipërisë për Qarkun Fier kandidati i rradhës është kandidati me numër rendor 12 (dymbëdhjetë) z.Xhevit Qemal Bushaj.

Nga verifikimi i dokumentacionit të mësipërm rezulton se personit tё cilit do t’i kalojë mandati si deputet për në Kuvendin e Shqipёrisё nga lista shumëemërore pёr tё plotёsuar vendin vakant  tё krijuar nga ndërprerja e mandatit të z. Ervin Agim Koçi është  z.Xhevit Qemal Bushaj, i cili renditet përkatësisht me numër rendor 12 (dymbëdhjetë).

Z.Xhevit Qemal Bushaj se ka qenë në detyrën e Prefektit të qarkut Fier, nga e cila ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.

Referuar nenit 63 pika 3 dhe pika 4 germa e, i ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen pa hequr dorë më parë nga detyra prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre për zgjedhjet në Kuvend dhe për organet e qeverisjes vendore.

Me dorëheqjen nga detyra e prefektit përpara zgjedhjës Z. Xhevit Bushaj plotëson kushtet e parashikuara nga neni 63 i Kodit Zgjedhor për tu zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipëris.

Referuar nenit 11 të ligjit 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, vetëdeklarimi dhe verifikimi i kushteve të të dhënave në përputhje me këtë ligj, kryhet për çdo kandidat të listës shumëemërore për zgjedhjet pararendëse, për Kuvendin, të cilit i takon të marrë mandatin e deputetit për vendin vakantë, sipas Kodit Zgjedhor.

  1. Xhevit Qemal Bushaj, referuar nenit 3, nenit 5, pika 4, gërma dh) duke qenë në funksionin e Prefëktit të Qarkut Fier ka depozituar formularin e vetëdeklarimit në Kryeministri siorgani përgjegjës për administrimin, verifikimin, zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin në funksionin publike, që ka patur në momentin e depozitimit të formularit.

KQZ,me shkresën nr.1859 prot, datë 27.03.2017 i kërkoiKryeministrisë, si organi përgjegjës për regjistrimin, administrimin si dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit,kopje të formularit të vetëdeklarimit dhe informacionin në lidhje me rezultatet e verifikimit për kandidatin për deputet në listënshumëemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, qarku Fier z. Xhevit Qemal Bushaj.

Nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të Z.Xhevit Qemal Bushaj, rezulton se, nuk është deklaruar asnjë e dhënë që ka të bëjë me kushtet e ndalimit të zgjedhjes në funksionin e deputetit, sipas ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Sipas informacionit të ardhur nga Kryeministria, në KQZ, rezulton se z.Xhevit Qemal Bushaj kandidat për deputet në listën shumëemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Fier, është i padënuar nga gjykatat Shqiptare.

Për sa më sipër, mandat i ndërprerë i përket kandidadit të radhës, pas z.Ervin Agim Koçi, i renditur me numër rendor 12 (dymbëdhjetë) në listën shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë në Zonën Zgjedhore Qarku Fier, z.Xhevit Qemal Bushaj.

Next Post
Rrëfimi i Aranita Haradinajt: Kur më vdiq mamaja nuk qava, kur u arrestua Ramushi…

Rrëfimi i Aranita Haradinajt: Kur më vdiq mamaja nuk qava, kur u arrestua Ramushi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pr.ligji për strategjinë kundër ndërhyrjeve të huaja, Braçe: Shqipëria e ekspozuar ndaj rreziqeve, të merren masa

Debati pa mikrofon në Kuvend, Braçe-deputetit të Qorit: Po partinë tënde kush e financon?

July 13, 2026
U ndanë nga dosja “Veliaj”, shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit

U ndanë nga dosja “Veliaj”, shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit

July 13, 2026
Zgjedhjet e ardhshme me votim elektronik? Gjiknuri: Qeveria gati të sigurojë financimin

Zgjedhjet e ardhshme me votim elektronik? Gjiknuri: Qeveria gati të sigurojë financimin

July 13, 2026
Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

July 13, 2026
“Të fala Gones”/ Balla përplaset me Kaprin, nxjerr mesazhet në Kuvend: Më kërkove të të ruaja votat!

“Të fala Gones”/ Balla përplaset me Kaprin, nxjerr mesazhet në Kuvend: Më kërkove të të ruaja votat!

July 13, 2026
Shko, Albin!

Shko, Albin!

July 13, 2026
Sulmet me vezë në protestë, Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

Sulmet me vezë në protestë, Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

July 13, 2026
“Sulmet ndaj bizneseve turistike, të dirigjuara”, Spahiu në Kuvend: Mos e shani Shqipërinë në sytë e botës!

“Sulmet ndaj bizneseve turistike, të dirigjuara”, Spahiu në Kuvend: Mos e shani Shqipërinë në sytë e botës!

July 13, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

(Pa)Mundësia si alternativë politike…

July 13, 2026
Kuvendi/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

Kuvendi/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In