• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vendimi/ Koka: Ndalohet eksporti i druve, moratoriumi zgjat 10 vite

by A R
25/11/2015 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mjedisit ka vendosur moratoriumin 10-vjeçar për pyjet dhe kullotat, një masë kjo që do të mbrojë pyjet nga prerja pa kriter. Kjo do të thotë se për 10 vite nuk do të lejohet eksporti i druve. Lajmin e dha ministri i Mjedisit Lefter Koka gjatë një konference për shtyp, pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të projektligjit “Për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar në Republikën e Shqipërisë”.

Deklarata e plotë e Ministrit Lefter Koka

Sot,  Këshilli i Ministrave miratoi Projektligjin “Për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar në Republikën e Shqipërisë”.

Me këtë vendim historik i hapet rruga një  nisme ligjore shumë të rëndësishme dhe njërës prej reformave më jetike  në fushën e pyjeve dhe kullotave për vendin tonë.

Projektligji i hartuar nga Ministria e Mjedisit është rezultat i  një konsultimi të gjatë me specialistë të fushës, me njësitë e qeverisjes vendore, me përfaqësues të botës akademike, partnerët tanë ndërkombëtarë dhe aktorë të ndryshëm në fushën e mjedisit.

Për herë të parë, me këtë projektligj do të zgjidhet ngërci i krijuar nga kalimi i pjesshëm dhe problematik i fondit pyjor dhe kullosor pranë bashkive. Sot vendosëm menaxhimin 100 % të fondit pyjor nga bashkitë.Projektligji i miratuar sot, riorganizon qeverisjen e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar, duke ngarkuar Ministrinë me funksion politikbërës. Funksionet menaxhuese të fondit pyjor dhe kullosor kombëtar, i ngarkohet bashkive, ndërsa  funksionet kontrolluese mbeten atribut i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.
Ky është një progres i dukshëm në kuadër të decentralizimit të kompetencave nga Ministria tek  bashkitë, në përputhje të plotë me strategjinë ndërsektoriale të decentralizimit.
Ndërhyrje duhet të ishte rrënjësore dhe me veprim të menjëhershëm, ndaj për këtë arsye ne si Ministri propozuam një drejtim të ri  në lidhje me menaxhimin e  fondit pyjor dhe kullosor publik.

– Për herë të parë me këtë projektligj do të ndalohet kategorikisht eksporti dhe tregtimi i lëndës drusore  në masën 100% . Kjo masë vjen pas një sërë masash të ndërmarra të cilat dhanë efektin e tyre, si ndalimi i eksportit të qymyrit të drurit dhe lëndës së papërpunuar. Rezultati i këtyre masave të suksesshme nuk ishtei mjaftueshëm për situatën ku ndodhemi dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

3 – Për herë të parë ky projektligj  përcakton vendosjen e njëmoratoriumi 10 -vjeçar të pyjeve.
Shpallja e këtij moratoriumi është një vendim historik që kërkon angazhimin dhe  vullnetin e të gjithë palëve dhe mbështetjen e plotë nga shoqëria shqiptare.
Edhe pse në dukje  një masë drastike jemi të kushtëzuar në këtë vendim të marrë nga qeveria shqiptare, duke pasur një situatë të trashëguar jo të favorshme në më shumë se 40 vite.
Qysh nga viti 1974 nevoja për lëndë drusore dhe dru zjarri ka qenë shumë më e lartë sesa mundësia e gjenerimit të fondit pyjor në mbarë vendin.
Abuzimet e pas viteve 90 kanë ëuar në degradimin e fondit pyjor, si një nga sektorët jetikë të mjedisit dhe aset i çmuar për ekonominë shqiptare. Ndërhyrjet pa kriter, dëmet e vazhdueshme dhe prerjet abuzive kanë sjellë një situatë në kufijtë e emergjencës, sa i takon kësaj pasurie natyrore me vlera jetike për të ardhmen e çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë.

Theksoj se Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me bashkitëdo të garantojnë  furnizimin e pandërperë me dru zjarri për nevojat për ngrohje të popullatës.

Kjo reformë madhore është një vendim historik në sektorin e pyjeve e cila do të garantojë zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve në funksion të rritjes së cilësisë së jetës dhe mirëqënies së qytetarëve shqiptarë, në interes të  shoqërisë së sotme dhe të nesërme.

Next Post

Mblidhen drejtuesit e Policive të Rajonit, Çako: Prioritet lufta e përbashkët antiterrorizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In