• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vendimi, ja si do të bëhet kompensimi i pronarëve të tokave të zëna nga godinat informale

by A R
28/04/2017 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e fundit të qeverisë është vendosur kompensimi financiar për pronarët e trojeve të zëna nga ndërtime informale, pronarët e të cilëve kanë kaluar në proces legalizimi, duke përfituar lejen përkatëse të legalizimeve dhe kanë kryer edhe detyrimin financiar, që parashikohet me ligjin përkatës.

Nëpërmjet vendimit të miratuar ditën e mërkurë, synohet të përfundohet një fazë e rëndësishme e procedurave administrative, që lidhet me kompensimin në vlerë monetare të pronarëve të cilët preken nga legalizimi i ndërtimeve pa leje.

Me këtë veprim, qeveria ka për qëllim rregullimin e raporteve të pronësisë, në territoret ku janë ngritur ndërtimet pa leje, midis subjekteve të përfshira në procesin e legalizimit, si dhe duke shpërblyer pronarët e këtyre territoreve.

Lista me emrat e personave që kanë pronësi mbi objektet e legalizuara, si dhe me emrat e pronarëve të tokës, mbi të cilën janë ndërtuar objektet në fjalë, përfshin zona të qarqeve në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë. Bashkarisht me gjeneralitetet e përsonave përfitues, jepet edhe indormacion për shumën e caktuar sipas ligjit që do të marrin në formën e kompensimit financiar pronarët e shpronësuar, shkruan Shqiptarja.com.

Procesi i legalizimeve, në këtë mënyrë, vijon në dy drejtime: së pari, me legalizimin deri në hipotekim të objekteve që janë ndërtuar pa lejet përkatëse në vitet e kaluara dhe, së dyti, me dëmshpërblimin e pronarëve, të cilëve u është shkelur e drejta themelore kushtetuese e njeriut, ajo e pronësisë. Ky proces kohët e fundit po vijon me ritme më të shpejta në gjithë territorin e vendit./a.m.

Next Post
Ambasadori rus: Rama i mirëpritur për vizitë në Moskë, Tirana refuzon se i trembet “kërcënimit rus”

Reagon ambasada ruse: Nuk ka asnjë kërcënim për Karpushin, ne nuk ndërhyjmë në zgjedhjet tuaja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com