• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

VENDIMI/ Ja si përfitohet banesë e re nëse është shembur nga tërmeti? Ja cili përfiton i pari

by Java News
14/01/2020 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet, kriteret, kategoritë prioritare, masën e përfitimit, procedurat dhe rregullat për vlerësimin e përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit.

Subjektet përfituese janë individët dhe familjet, që kanë humbur një ose më shumë anëtarë të familjes dhe/ose kanë pësuar dëme në banesat e tyre dhe kanë mbetur të pastrehë si pasojë e fatkeqësisë natyrore, në njësitë e vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Aplikimi për të përfituar nga programet e procesit të rindërtimit sipas parashikimeve të këtij vendimi bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga programet e procesit të rindërtimit. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/o individë/familje që janë përzgjedhur për t’u trajtuar me njërin prej këtyre programeve.

“Përfshirja në programet e rindërtimit bëhet nëpërmjet aplikimit në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku individi/familja ka vendbanimin dhe sipas deklarimit tip për vërtetësinë e të dhënave.  Aplikimi paraqitet drejtpërdrejt në strukturën/at përgjegjëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë  natyrore ose në zyrën e qëndrimit me një ndalesë të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në rast se ka një të tillë. Njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të vendosin që këto kërkesa të paraqiten pranë njësive administrative ku individët kanë vendbanimin.

Aplikimet për përfitimin nga programet e rindërtimit duhet të jenë në formë të shkruar. Ato regjistrohen dhe përpunohen nga struktura/t përgjegjëse të njësive të vetëqeverisjes vendore në një sistem elektronik. Njësitë e vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore krijojnë, administrojnë dhe përditësojnë bazën e të dhënave për individët dhe familjet që kanë humbur familjarë dhe/ose kanë mbetur të pastrehë si pasojë e fatkeqësisë natyrore, si dhe për plotësimin e nevojave të tyre nga programet e procesit të rindërtimit” përcaktohet në vendimin që sjell SCAN.

Kërkesat e plotësuara me të dhënat dhe dokumentacionin sipas parashikimit të këtij vendimi regjistrohen sipas rendit kronologjik në sistemin e posaçëm elektronik nga strukturat përgjegjëse. Regjistri i kërkesave përmban informacionin që mundëson përpunimin e të dhënave, si më poshtë vijon:

  1. a) emrin, atësinë, mbiemrin;
  2. b) numrin e kërkesës;
  3. c) datën e dorëzimit/paraqitjes së aplikimit;

 

ç) objektin e kërkesës, përfshirë edhe preferencën e paraqitur për programin e rindërtimit;

 

  1. d) adresën e kërkuesit;

 

  1. dh) përbërjen familjare në momentin e aplikimit;

 

  1. e) Aktin e konstatimit/aktekspertizën e thelluar, të lëshuar nga çdo person fizik ose juridik, subjekt i së drejtës tregtare, i pajisur me lejen, licencën ose autorizimin përkatës nga autoritetet shtetërore për vërtetimin e gjendjes së rrezikut për jetën dhe shëndetin, në të cilin vërtetohen dëmet që ka pësuar ndërtesa apo që është shpallur si e pabanueshme;

 

ë) dokumentin e pronësisë ose çdo akt për fitimin e pronësisë së banesës së dëmtuar.

 

Çdo individi/familjeje, që paraqet kërkesën, në çdo rast, i lëshohet një vërtetim që konfirmon regjistrimin e kërkesës, objektin e saj, datën dhe listën e dokumenteve të bashkëlidhura.

 

Faza e dytë e aplikimit fillon në momentin e vënies në zbatim të programeve të procesit të rindërtimit. Bazuar në kërkesat specifike të çdo programi, njësia e vetëqeverisjes vendore ndjek procedurat, si më poshtë vijon:

 

  1. a) miraton sistemin e pikëzimit;

 

  1. b) klasifikon kërkesat për programet e procesit

 

të rindërtimit, sipas sistemit të pikëzimit;

 

  1. c) mbledh cilindo prej dokumenteve që vërteton statusin e familjeve të përmendura në pikën 8, të këtij vendimi, që e mbajnë organet publike në vend, duke përjashtuar aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre;

 

ç) bën verifikimin e dokumentacionit, sipas pikës 8, të këtij vendimi, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e dorëzimit;

 

  1. d) harton dhe miraton listën e përfituesve, mbështetur në listën e objekteve të vëna në dispozicion nga organi përgjegjës shtetëror;

 

  1. dh) njofton familjet që përfitojnë nga programet specifike të procesit të rindërtimit, si dhe ata/o që nuk kanë përfituar, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e miratimit të listës së përfituesve nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore.

 

Kandidatët që nuk kanë fituar caktohen të përfitojnë nga një program tjetër i procesit të rindërtimit.

 

Kriteret e përparësisë për renditjen e përfituesve janë:

 

  1. a) familjet që kanë humbur familjarët nga fatkeqësia natyrore;

 

  1. b) familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat nëna;

 

  1. c) familjet që kanë në përbërje personat me aftësi të kufizuara;

 

ç) të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit;

 

  1. d) familjet në skemën e ndihmës ekonomike;

 

  1. dh) të rënët në krye të detyrës.

 

Struktura përgjegjëse u njofton aplikantëve jofitues edhe arsyet e kësaj vendimmarrjeje, si dhe të vendimit për përfitim nga një program tjetër I procesit të rindërtimit. Aplikantët jofitues mund të paraqesin ankesat e tyre pranë kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, brenda 5 ditëve nga njoftimi.

 

Në fazën e dytë, dosja e çdo aplikanti duhet të përmbajë dokumentacionin që vërteton deklarimet e bëra në fazën e parë. Dokumentacioni i kërkuar sipas këtij vendimi, që mbajnë apo përgatisin organet publike në vend, sigurohet nga vetë struktura përgjegjëse e njësisë së vetëqeverisjes vendore, duke përjashtuar aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre, vetëm nëse aplikanti depoziton deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të, sipas formatit tip.

 

Nëse aplikanti nuk e dorëzon apo refuzon të firmosë këtë deklaratë, struktura përgjegjëse shkarkohet nga detyrimi i mbledhjes së dokumentacionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit. Dokumentacioni i nevojshëm sigurohet me shpenzimet e njësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila, nëse është e nevojshme, mund të lidhë marrëveshje me strukturat përkatëse, në funksion të lehtësimit të marrjes së dokumentacionit.

 

Për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga programet e procesit të rindërtimit, në bazë të kritereve të përcaktuara në këtë vendim dhe listës së objekteve të vëna në dispozicion nga organi përgjegjës shtetëror, kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore, ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, krijon një komision të  posaçëm, i cili vlerëson kërkesat e subjekteve që përfitojnë nga programet e procesit të rindërtimit, në bazë të dokumentacionit përkatës dhe parashikimeve të këtij vendimi, si dhe harton listen e subjekteve që përfitojnë nga programet e procesit të rindërtimit.

 

Komisioni informon kryetarin e njësisë së vetëqeverisjes vendore në lidhje me listën e subjekteve që përfitojnë nga programet e procesit të rindërtimit, i cili lidh kontratën për kalimin e pronësisë së banesave te përfituesit, pas marrjes së miratimit të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

 

Organet e vetëqeverisjes vendore bëjnë publike, nëpërmjet mjeteve të informimit publik në faqet e tyre të internetit dhe shpalljes në vende të dukshme pranë institucionit të tyre:

 

  1. a) kërkesat që duhen plotësuar për t’u trajtuar nga programet e procesit të rindërtimit;

 

  1. b) personat përgjegjës me të cilët duhet kontaktuar për plotësimin dhe ndryshimin e të dhënave të formularit apo për çdo sqarim tjetër për plotësimin e tij;

 

  1. c) dokumentacionin që kërkohet për verifikimin e të dhënave që deklaron subjekti i interesuar;

 

ç) procedurën që ndiqet nga njësia e vetëqeverisjes vendore për miratimin e përfituesve;

 

  1. d) organin ankimor, të cilit duhet t’i drejtohet subjekti që nuk është përzgjedhur si fitues, si dhe afatet kohore.

 

Njësitë e vetëqeverisjes vendore marrin të gjitha masat e mundshme që informimi publik të jetë i aksesueshëm dhe i kuptueshëm për të gjithë individët.

 

Përfituesit nuk mund të përfitojnë në të njëjtën kohë nga më shumë se një program i procesit të rindërtimit, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në aktin normativ që rregullon përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

 

Subjektet përfituese nga programet e procesit të rindërtimit trajtohen dhe përfitojnë, si  më poshtë vijon:

 

-Familjet, që kanë humbur banesat si pasojë e shembjeve të ndërtesave (pallateve), përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i rindërtimit të godinave në të njëjtin truall ose programi i fondit të banesave. Struktura e njësisë së banimit (apartament), që i kalohet në pronësi përfituesve në ndërtesat e reja, llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Strukturë njësie në kuptim të kësaj pike është sipërfaqja e shkelshme e banesës në numër dhomash, kuzhinë, korridor, banjë e ambiente ndihmëse.

 

-Familjet në qytet, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes, përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i granteve të rindërtimit ose programi i fondit të banesave.

Next Post
Ish deputetja e PD ende s’beson çfarë ndodhi, flet e përlotur: Rama e Basha nuk do ulen kurrë në tavolinë

Ish deputetja e PD ende s'beson çfarë ndodhi, flet e përlotur: Rama e Basha nuk do ulen kurrë në tavolinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com