• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vendimi/ Ja ndërtesat anash rrugëve që përjashtohen nga legalizimi

by A R
28/10/2016 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka rikualifikuar ndërtimet që legalizohen anash rrugëve. Do për përfshihen në procesin e legalizimit ndërtimet që janë 30 metra larg kufirit të rrugës për autostradat dhe 20 metra larg kufirit të rrugës për rrugët interurbane kryesore. Çdo ndërtimin që shkel këtë distancë nuk kualifikohet për legalizim, pra do të shembet. Do të pajisen me leje legalizimi ndërtimet që janë 10 metra larg kufirit rrugor në kategorinë C, rrugë interurbane dytësore në kategorinë D, rrugë urbane kryesore dhe në kategorinë E, rrugë urbane dytësore.

NDERTIMET QE PËRJASHTOHEN
Sipas vendimit, ndërtimet informale të llojit “objekt”, të ngritura brenda vijës kufizuese të zonës informale të miratuara dhe të përfshira në fushën e zbatimit të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, përjashtohen nga legalizimi në një nga rastet e mëposhtme: a) Shkel distancat nga kufiri rrugor i rrugëve ekzistuese të kategorive A e B, ose trupi i rrugëve ekzistuese të kategorive C, D dhe E. Për rrugët e kategorive A dhe B, distancat nga kufiri rrugor nuk mund të jenë më pak se 30 metra për rrugët e kategorisë A; ii. 20 metra për rrugët e kategorisë B. Gjithashtu, do për përjashtohet nga ky proces, ndërtimi informal i llojit “objekt”, i përfshirë në fushën e zbatimit të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar dhe që është ngritur jashtë vijës kufizuese të zonës informale të miratuar, përjashtohet nga legalizimi kur “b) shkel distancat ndaj rrugëve ekzistuese, sipas përcaktimeve të mëposhtme: 10 metra nga kufiri rrugor për rrugët e kategorisë C, brenda qendrave të banuara. Për rrugët e kategorive D dhe E, brenda qendrave të banuara do të merret për bazë vetëm trupi i rrugës. Do të përjashtohen nga legalizimi ndërtimet që cenojnë sistemin, ose shkelin brezin mbrojtës të vijës hekurudhore ekzistuese funksionale të nivelit kombëtar.

Përfituesit
Përftojnë nga vendimi i miratuar ndërtimet që janë kryer në trojet dhe objektet ish-ushtarake, ndërtimet për të cilat legalizimi pengohej pa shkak nga procedurat përmbarimore. Sipas VKM-së, ndërtimet që ndodhen në territore shtetërore, të administruara nga organet vendore apo qendrore, ndërtimet që kanë kufizime nga zyrat e hipotekës për shkak të pronës ose truallit ku janë ngritur. Gjithashtu, përfitojnë nga ky vendim edhe objektet e ngritura para vitit 1991, në rastet kur në truallin e tyre gjenden shtesa apo ndërtime të tjera pa leje. Ndërkohë, do të përjashtohen nga procesi i legalizimit vetëm ndërtimet që preken nga projekte madhore kombëtare. Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon lehtësimin e procedurave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në funksion të legalizimit./BW/a.m.

Next Post
Zgjedhjet në Moldavi/ Arta Dade koordinatore e misionit vëzhgues të OSBE-së

Zgjedhjet në Moldavi/ Arta Dade koordinatore e misionit vëzhgues të OSBE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të huajt vijnë në Shqipëri se është lirë, por 77% e shqiptarëve nuk e përballojnë dentistin

“Shqiptarët, jo të vëmendshëm ndaj shëndetit oral”, stomatologët: Kariesi dhe dhëmbët e prishur, rastet më të shpeshta

December 26, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 26, 2025
SKEDA / 15 dokumenta e dëshmi, që çuan në pranga Malltezin dhe izoluan Berishën brenda kufijve

“PD, shërbyese e familjes Berisha”/ Elezi: E kanë braktisur mbi 200 mijë votues, opozita në regres

December 26, 2025
Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

December 26, 2025
Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

December 26, 2025
Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

December 26, 2025
Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

December 26, 2025
“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

December 26, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Kartolina e munguar për vitin 2026

December 26, 2025
Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com