• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi/ Importi i makinave të prodhuara para 2018, ja tarifat e reja në doganë

by Java News
28/01/2018 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët që do të importojnë makina të prodhuara para 2008-ës, do të paguajnë TVSH-në 20 për qind për zhdoganimin me çmimet referencë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë miratoi udhëzimin “Për vlerësimin e mallrave me qëllimeve doganore”, ku përcaktohen çmimet referencë për makinat, fugonat, kamionçinat dhe kamionët e tonazhit të lartë të para 2008- ës.

Mbi çmimet referencë llogaritet 20 për qindëshi i TVSHsë, i cili është i vetmi detyrim doganor, që paguhet për makinat e importuara.

UDHËZIMI

Për zhdoganimin e makinave, administrata doganore i referohet publikimit të buletinit të “Quattroroute”, që jep të dhënat për të gjitha makinat e prodhuara në 10 vitet e fundit. Buletini publikohet dy herë në vit, në muajin janar dhe korrik, ku ka të përcaktuara edhe çmimet referencë për të gjitha makinat e prodhuara në 10 vitet e fundit.

Po në rast se qytetarët do të importojnë makina të prodhuara para 10 vjetësh, pra një makinë të prodhuar në 2016, për vlerën e zhdoganimit administrata doganore do të përdorë çmimet referencë të publikuara në udhëzimin e Financave. Pra, çmimet referencë do të përdoren për makinat para 2008-ës, që kanë mbetur jashtë buletinit që jep të dhëna të certifikuara.

tabela

“Kur për autoveturën që vlerësohet nuk gjenden të dhëna në buletin, vlerësimi bazohet duke u nisur nga modeli dhe cilindrata më e afërt. Në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që jepet në buletin. Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin, nuk mund të llogaritet më pak se çmimet e pasqyruara si në tabelë”, thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Financave. Nga doganat, çmimet referencë përdoren kur blerësi i makinës paraqet faturë jokorrekte apo me vlerë minimale blerjeje.

ZHDOGANIMI

Çmimet referencë për makinat kanë mbetur të pandryshuara. Udhëzimi i Financave, në parim përditëson metodologjinë e llogaritjes së taksës së zhdoganimit me të dhënat e buletinit “Quattroroute”, që përmban të dhënat vetëm të 10 viteve të fundit.

“Panorama” boton tabelën me ndryshimin e pagesës në doganë për makinat e prodhuara para vitit 2008. Çmimet referencë të shitjes, sipas udhëzimit janë të ndara sipas cilindratit të makinës ,që varion nga 1900 ç, deri në 4500 ç. Për ta konkretizuar, në rast se një qytetar do të importojë një makinë të prodhuar në vitin 2006 apo 2007 me cilindrat deri në 1400 ç, për taksën e TVSh-së, dogana do t’i referohet çmimit referencë. Për këtë makinë, çmimi referencë i vendosur në udhëzim është 130 mijë lekë dhe TVSH-ja e zhdoganimit është sa 20 për qind e çmimit referencë.

Në këtë rast, taksa e zhdoganimit është 26 mijë lekë. Për makinat me cilindrat nga 1400 ç deri në 1900 ç, çmimi i referencës së blerjes është 200,000 lekë. TVSH-ja që do të paguhet është 40 mijë lekë. për makinat me cilindrat nga 1900 ç deri në 2500 ç, çmimi referencë i blerjes së autoveturës është 325 mijë lekë dhe për këto makina, taksa e zhdoganimit është 65 mijë lekë. Për makinën me cilindrat 4500 ç, çmimi referencë i blerjes sipas udhëzimit është 800 mijë lekë. Taksa që do të paguhet do të jetë 160 mijë lekë.

ZHDOGANIMI I AUTOMJETEVE

Për zhdoganimin e automjeteve, në rastet kur nuk pranohet transaksioni dhe nuk është i mundur përdorimi i metodave të tjera, vlerësimi bazohet në publikimet e buletineve “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.

Vlera e një autoveture gjendet në tabelën “Quattroroute”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Në këtë rast, vlera e automjetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që gjendet në tabelë.

Kur për autoveturën që vlerësohet nuk gjendet të dhëna në buletin, vlerësimi bazohet duke u nisur nga modeli dhe cilindrata më e afërt. Në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit, që jepet në buletin.

Vlera për kamionçina, fugona dhe kamionë gjendet në publikimet e revistës “Tuttotrasporti”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Në këtë rast, vlera doganore nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit të gjendur në tabelë.

Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin, nuk mund të llogaritet më pak se çmimet e pasqyruara si në tabel. /panorama

a.ç

 

 

 

Next Post
Shqiptarët përleshen me thika në Itali, marrin dëmtime serioze

Shqiptarët përleshen me thika në Itali, marrin dëmtime serioze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com