• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i Strasburgut për ‘Gërdecin’, reagon shoqata e familjarëve të viktimave: U konfirmua se kemi të drejtë!

by Java News
07/11/2023 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rreth 14 vitesh nga shpërthimi tragjik në Gërdec dhe nisjen e një procesi të ri gjyqësor për ish-ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Gjykata e Strasburgut ka marrë një vendim në favor të familjeve të prekurave. Ndërsa theksohet se gjatë procesit ka pasur shkelje procedurale, Gjykata kërkon dëmshpërblim prej 12 mijë eurosh për Zamira dhe Feruzan Durdajn.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit, e cila ka mirëpritur vendimin e Strasburgut. Në reagimin e tyre theksohet se; “Ne ndihemi të përligjur nga mbështetja që kjo gjykatë supreme i dha dy ankesave tona kryesore dhe konkretisht: Gjyqi penal nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen tonë të plotë dhe se autoritetet e hetimit dhe gjykimit kanë vonuar padrejtësisht zbardhjen e plotë të rolit dhe të përgjegjësisë penale të mundshme të ish Ministrit të Mbrojtjes. Tashmë Gjykata e Strasburgut na konfirmoi që kemi pasur të drejtë gjatë gjithë kohës kur drejtësia shqiptare na ka shpërfillur çdo kërkesë, përpara se ta merrte seriozisht vetëm drejtësia e sotme.”.

REAGIMI
Një sqarim për mediat
(në vend të një deklarate për shtyp)
Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit mirëpriti sot vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Ne ndihemi të përligjur nga mbështetja që kjo gjykatë supreme i dha dy ankesave tona kryesore dhe konkretisht: Gjyqi penal nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen tonë të plotë dhe se autoritetet e hetimit dhe gjykimit kanë vonuar padrejtësisht zbardhjen e plotë të rolit dhe të përgjegjësisë penale të mundshme të ish Ministrit të Mbrojtjes. Tashmë Gjykata e Strasburgut na konfirmoi që kemi pasur të drejtë gjatë gjithë kohës kur drejtësia shqiptare na ka shpërfillur çdo kërkesë, përpara se ta merrte seriozisht vetëm drejtësia e sotme.
Ne e mirëpritëm gjithashtu arsyetimin e Gjykatës së Strasburgut se tragjedia e Gërdecit, si në impaktin që ka pasur në historinë moderne shqiptare, ashtu edhe dhe për provat që tashmë janë të disponueshme, nuk është vetëm në interesin tonë, por edhe të shoqërisë shqiptare, që të gjithë së bashku të mësojmë rrethanat e sakta në të cilat ndodhi ajo dhe çfarë roli ka pasur në të Z.Mediu.

Meqënëse gjatë ditës së sotme kemi konstatuar interpretime të ndryshme të kësaj çështjeje, e shohim të arsyeshme të sqarojmë dhe kërkojmë nga mediat përkatëse të reflektojnë mbi sa më poshtë:
•Së pari, e drejta kryesore e fituar në këtë çështje është pjesëmarrja aktive e të dëmtuarve në procesin penal, duke kërkuar marrje provash, pyetje dëshmitarësh, e çdo gjë tjetër që palët e tjera në proces kanë të drejtë të ushtrojnë. Hetimi dhe gjykimi penal mund të jenë efektiv kur të gjithë palët përballen me njëra-tjetrën në një proces të rregullt që zbaton parimin e kontradiktoritetit;
•Së dyti, vendimi i Gjykatës së Strasburgut vulosi faktin që kjo është një çështje e pastër juridike dhe jo politike ndaj askujt. Zbardhja e plotë e rolit të ish Ministrit të Mbrojtjes është detyrë e gjykatave vendase dhe pa realizuar këtë aspekt, shkelja e konstatuar nga Gjykata e Strasburgbut nuk riparohet;
•Së treti, të respektohet plotësisht e drejta e Z.Mediu për prezumimin e pafajësisë. Që nga fillimi dhe deri në fund, kërkimi ynë lidhet me zbardhjen e të vërtetës dhe jo me hakmarrje;
•Së katërti, të kuptohet që dëmshpërblimet e dhëna nga Gjykata e Strasburgut nuk janë për humbjen e jetës, nuk zëvendësojnë asnjë drejtësi të mohuar dhe nuk janë as në fokusin e viktimave, por kjo është një mënyrë normale e të vepruarit të kësaj gjykate kur ajo konstaton se ata kanë kaluar në andralla procedurale, pa arritur të realizojnë të drejtat e tyre;
•Së fundi, gjetjet dhe arsyetimi i Gjykatës së Strasburgut janë komplekse dhe me shumë interes për të vënë organet vendase të drejtësisë përpara një presioni pozitiv për të përmbushur të drejtat e ligjshme të familjarëve të viktimave dhe të plagosurve.
Gjejmë rastin që të shprehim vlerësimin tonë pozitiv për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion dhe Gjykatën e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin që nisën të plotësonin këto të drejta (rihapjen e çështjes dhe lejimin në parim të ushtrimit të rolit aktiv të familjarëve të viktimave në proces) që përpara se Gjykata e Strasburgut t’i theksonte ato në akt-gjykimin e sotëm.
Gjejmë rastin gjithashtu që të kërkojmë nga qeveria shqiptare që të pranojë këtë akt-gjykim si të drejtë dhe të mos shtyjë më tej procesin në Strasburg me ankime të mëtejshme të panevojshme. Gjykata e Strasburgut foli dhe tashmë të drejtat e theksuara nga ajo duhen përmbushur të plota, pa asnjë vonesë të mëtejshme, në emër të zbardhjes së një tragjedie që shteti shqiptar ua ka borxh shtetasve t’ua ofrojë që prej 15 vjetësh.
Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit/m.j

Next Post
Numri 2 i Burgjeve për amnistinë: Dalin nga burgu 572 persona, shteti ‘fut në xhep’ më shumë 5 mln euro

Numri 2 i Burgjeve për amnistinë: Dalin nga burgu 572 persona, shteti ‘fut në xhep’ më shumë 5 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ia kërkoi personalisht Putinit, Rusia liron ish-marinsin amerikan pas katër vitesh burgim

Trump ia kërkoi personalisht Putinit, Rusia liron ish-marinsin amerikan pas katër vitesh burgim

August 12, 2026
Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 25 vatra zjarri në mbarë vendin, 9 aktive

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 25 vatra zjarri në mbarë vendin, 9 aktive

August 12, 2026
“Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dyshonte se kishin lidhje intime

“Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dyshonte se kishin lidhje intime

August 12, 2026
Nga biznesi te mbrojtja e mjedisit / Bashkitë nuk ushtrojnë pothuajse 6 funksione ligjore!

Nga biznesi te mbrojtja e mjedisit / Bashkitë nuk ushtrojnë pothuajse 6 funksione ligjore!

August 12, 2026
Bregu Perëndimor në ‘pikë kritike’/ Arrestime, bastisje e shembje banesash nga Izraeli

Bregu Perëndimor në ‘pikë kritike’/ Arrestime, bastisje e shembje banesash nga Izraeli

August 12, 2026
Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

August 12, 2026
Do të merrni një lajm të mirë, Horoskopi për ditën e sotme

“Një person nga e kaluara mund të shfaqet sërish në jetën tuaj”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

August 12, 2026
Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

August 12, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Tërmeti me 254 viktima në Kolumbi, reagon MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

August 12, 2026
Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com