• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vendimi i Strasburgut për “21 Janarin”/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Kemi siguruar kasetën e urdhërit të vrasjes. SPAK të…!

by Java News
14/11/2023 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata europiane për të drejtat e njeriut, në vendimin e zbardhur për vrasjen e Aleks Nikës në protestat e 21 Janarit, ka bërë përgjegjës shtetin shqiptar për vrasjen por edhe për mos zbardhjen e saj dhe ndëshkimin e autorëve. Sipas gjykatës, shteti dështoi të kontrollojë protestën dhe oficerët e Gardës së Republikës përdorën armët e zjarrit duke vrarë katër persona, përfshirë edhe Aleks Nikën.

Xhaxhai i këtij të fundit, Mark Nika, në një intervistë të dhënë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, theksoi se vendimin e Strasburgut e prisnin prej kohësh. Ai tha se presin që dosja t’i kalojë SPAK-ut, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend dhe urdhëruesit e vrasjes të marrin dënimin e merituar.

“Është një vendim që e prisnim prej kohësh. Kjo na zgjoi shpresën se një ditë do të zbardhet vrasja e Aleksit. Ne prej kohësh kemi ndjekur çështjen në të gjithë instancat e drejtësisë por kemi hapur në rezistencën e prokurorisë së Tiranës, e cila e ka hetuar në mënyrë të njëanshme. Biles në dosje mund të gjesh edhe gjurmët e falsifikimit dhe mos hetimit objektiv të çështjes. Në vendimin e gjykatës së Strasburgut, presim që dosja t’i kalojë SPAK-ut për të bërë një hetim të thelluar dhe shterues. Më në fund, sipas vendimit, do të vendoset drejtësia për Aleksin dhe për të tjerët të vrarë në bulevard, urdhëruesit dhe vrasësit do të dalin një ditë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Kemi kërkuar edhe nga SPAK që çështjen ta hetojnë ato por ia kanë transferuar hetimin prokurorisë së Tiranës për arsye proceduriale na thanë. Pavarësisht nga kjo kemi bërë dy padi në gjykatën speciale, në shkallën e parë dhe të dytë, dhe nuk na miratuan kërkesën. Tani kohët e fundit, janë bërë dy muaj që kemi çuar çështjen në gjykatën e lartë, dhe presim një vendim në favorin tonë që çështja të kalojë në SPAK, sepse është pa ndikime politike, nuk kanë frikë nga politika. Për ne çështja është zvarritur jo se nuk ka profesionalizëm në Prokurorinë e Tiranës por ka pasur trysni dhe ndikime politike.”, u shpreh ai.

Më tej, ai shtoi se kanë siguruar një kasetë, e cila tregon urdhrin e vrasjes së demonstruesve në bulevard.

“Kam shpresë sepse kohët e fundit kemi siguruar privatisht një kasetë ku është regjistruar e gjithë biseda e zinxhirit komandues të gardës. Aty është fiksuar urdhëri që ka dhënë ish komandanti i gardës për të qëlluar mbi denonstruesit. Tekstualisht është thënë kështu “qëlloni mish”. Urdhëri doli nga aparati i këshillit të ministrave, dhe sapo u kthye në pozicionin e mbrojtjes, u dha urdhri. Dhe në fakt ashtu ndodhi., u vranë katër veta, u plagosën disa të tjerë dhe në drejtësi duhet të përgjigjet vrasësi për tentativa vrasjeje dhe jo për plagosje. Hetimet janë bërë të cunguara, është një dosje që duhet të fillojë nga fillimi se ndryshe përsëri do të zvarritet.“, shtoi ai./m.j

Next Post
Veliaj prezanton Buxhetin 2024, bazohet në tre shtylla: Zhvillimi ekonomik i qytetit, strehimi social, dhe arsimi, rinia e sporti”

Veliaj prezanton Buxhetin 2024, bazohet në tre shtylla: Zhvillimi ekonomik i qytetit, strehimi social, dhe arsimi, rinia e sporti”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In