• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria blen një tjetër sasi vaksinash anti-COVID nga ‘Pfizer’

by Java News
16/06/2021 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka blerë një tjetër sasi vaksinash Pfizer në kuadër të fushatës së vaksinimit kundër COVID. Vendimi për miratimin e tekstit të marrëveshjes me kompaninë “Overseas LLC” është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Në vendim thuhet se për shkak të sekretit tregtar detajet e marrëveshjes nuk do të bëhen publike.

“Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Overseas LLC, nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në “Fletoren zyrtare” “, thuhet në vendim.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1
Miratimi i tekstit të marrëveshjes

Miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.

Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Overseas LLC, nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në “Fletoren zyrtare”.

Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.
4. Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr.1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për këtë marrëveshje, sipas kushteve të tekstit të saj, bashkëlidhur këtij akti normativ.

Neni 2
Efektet financiare

Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Neni 3
Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

g.kosovari

Next Post
“PD lindi si partia e lirisë, por…”/ Akuzat e Shehajt: Kjo është demokratja që e dhunoi Çim Babasi

"PD lindi si partia e lirisë, por..."/ Akuzat e Shehajt: Kjo është demokratja që e dhunoi Çim Babasi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In