• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i Qeverisë për konfiskimin e kateve pa leje/ PD e çon në Kushtetuese: Rama merr në mbrojtje oligarkët

by Java News
14/09/2022 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Gazmend Bardhi ka lajmëruar se grupi paarlamentar demokrat do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese VKM-në e Këshillit të Ministrave për konfiskimin e kateve dhe metrave shtesë pa leje.

Këtë vendim të qeverisë, Bardhi e quajti një “marrje në mbrojtje e oligarkëve të ndërtimit të kullave pa leje në mes të Tiranës”.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se grupi parlamentar i PD do të informojë edhe trupin diplomatik të akredituar në Tiranë “për këtë praktikë të paligjshme të qeverisë, që nxit, favorizon dhe i hap rrugë ndërtimit të kullave në mes të Tiranës”.

Ndërkohë që i ka bërë thirrje Prokurorisë që të veprojë pa vonesa, “të zbatojë Kodin Penal, jo vetëm ndaj ndërtuesve të paligjshëm, por edhe ndaj Edi Ramës dhe cdo zyrtari tjetër që është përfshirë në praktikën e paligjshme për të legalizuar kullat e ndërtuara pa leje në mes të Tiranës”.

“Prokurori i Përgjithshëm, thotë se nuk është detyra e tij të merrte me ndërtimet. Ai nuk e ngre kokën të shohë paligjshmërinë e Ramës dhe oligarkëve. Ministri i Brendshëm që propozon për propagandë në Farkë, thotë se i duhen më shumë të dhëna për  të verifikuar gradacielën. Oligarkëve Edi Rama u ka dhënë status të paprekshëm. Edi Rama është shtetar dhe shprehet me akte. MË 7 shtator, miratoi vendimin nr. 589 duke konfirmuar se milionerët miqtë e tij gëzojnë statusin të paprekshëm. Këtë akt, zyra e propagandës e shiti si luftë kundër milionerëve. Por, rezulton që milionerët e kullave në mes të Tiranës janë të ndryshëm. Vendimi i qeverisë parashikon që kush ndërton kulla apo kate shtesë pa leje, duhet ta deklarojë, t’ia shesë shtetit me 1 euro e ta blejë. Me këtë akt, Edi Rama ka kthyer paligjshmërinë në sistem dhe i ka dhënë lejen çdo oligarku që të shtojë pa leje sa kate të dojë. Nxitje për milionerët e Ramës, për të vijuar të ndërtojnë kate pa leje. Çmimi i tregut në zonën e pallatit në fjalë është rreth 1500 euro metri katror, por në zyrën e shitjeve të kësaj kompanie, çmimi real i shitjes është 5000 euro katrori. Në fund do të fitojnë 2500 euro për metër katrorë, 2500 ia paguajnë shtetit e 500 gjoba. Ligji e ka rregulluar në mënyrë shteruese çfarë ndodh nëse kryen shtesa pa leje. Masat janë gjobë të barabartë me vlerën e punimeve, prishje ose konfiskim për interes publik, mosdhënien e lejes së shfrytëzimit, referim në prokurori dhe dënim me burgim për ndërtime pa leje. Edi Rama të shpjegojë pse milionerët nuk kanë asnjë përgjegjësi penale. Pse policia shkon në mal te një fshatar që rregullon çatinë e shtëpisë, por nuk sheh kullat pa leje në mes të Tiranës. Ligji nuk njeh mundësinë e legalizimit, parablerjes a shmangies nga përgjegjësia penale. Detyrimi i vartësve dhe Edi Ramës për ta zbatuar. PD e ka çuar në gjykatën kushtetuese këtë vendim, pasi vendimi i qeverisë për të marrë në mbrojtje oligarkët është në kundërshtim me Kushtetutën, u jep amnisti“, deklaroi Bardhi në një dalje për mediat.

g.kosovari

Next Post
Frrok Çupi: Ilir Meta ka ngushtim të kapaciteteve mendore

Ditë e marte dhe data 13

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In