• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vendimi i qeverisë për fatkeqësitë natyrore/ Do angazhohen vullnetarë, shteti do paguajë 25 mijë lekë për ushqim dhe 30 mijë lekë për fjetje

by Java News
13/11/2021 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rast të fatkeqësive natyrore, siç ishte tërmeti i 26 nëntori apo zjarret e shumta që pushtuan vendin gjatë sezonit veror, tani më çdo kush mund të japë kontributin e tij, por edhe do të paguhet.

Qeveria shqiptare ka vendosur që vullnetarët të angazhohen në operacionet për fatkeqësitë natyrore që do të godasin vendin, do t’u paguajnë  fjetjen, transportin, ushqimin, trajnimet, deri edhe sigurim e jetës. Vendimi  i cili shtë publikuar në fletoren zyrtare dhe mban datën 11 nëntor, përcaktohet qartë se si një vullnetar do t’i paguhet 2500 lekë dita për ushqimin si edhe fjetja jo më shumë se 3000 mijë lekë nata.

Nga ana tjetër, atyre do u paguhet edhe sigurimi i jetës, ku shuma e përcaktuar në kontratën e sigurimit për çdo punonjës të siguruar nuk mund të jetë më e ulët se 500 000 lekë.

Një vendim i tillë, siç e ka bërë më herët të ditur ministri i Mbrojtjes ka si funksion kryesor nxitjen e vullnetarizmit.

“Nxitje vullnetarizmit. Ne jemi krenarë për dhjetëra dhe qindra vullnetarë në përpjekjet tona, jo vetëm në sigurinë kombëtare por edhe në përballjen me emergjencat civile. Në këtë vendim në i japim mundësi vullnetarëve që të ketë më shumë vëmendje ndaj tyre. Do të trajtohen me transport, ushqim, akomodim dhe pagesë dinjitoze”, ka thënë më herët ministri Peleshi.

Këto para do të merren nga fondi i miratuar i buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile, e ndërsa do të jetë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe institucionet apo strukturat qendrore dhe vendore të mbrojtjes civile që do t’i ngarkohet kjo detyrë.

Vendimi i qeverisë botuar në fletorën zyrtare

Trajtimin e vullnetarëve, për angazhimin e tyre në aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit e të përballimit të fatkeqësive, për: a) transportin:
i. në rast se vullnetari do të angazhohet në aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit e të përballimit të fatkeqësive jashtë territorit të vendbanimit të tij të zakonshëm;
ii. kur transporti nuk realizohet nga vetë institucionet apo strukturat qendrore dhe vendore të mbrojtjes civile, pranë të cilave ofrohen vullnetarët, shpenzimet e transportit do të njihen kundrejt dokumentit tatimor përkatës, por jo më shumë se tarifa përkatëse, sipas distancës kilometrike të linjës, të miratuar në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për tarifat e transportit të udhëtarëve;
b) trajnimin, në rastet kur kryhet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile;
c) ushqimin, sipas mënyrës së paracaktuar nga institucionet apo strukturat qendrore dhe vendore të mbrojtjes civile, pranë të cilave ofrohen vullnetarët, në varësi të situatës së krijuar, por jo më shumë se vlera prej 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekësh në ditë;
ç) mjetet e nevojshme për kryerjen e vullnetarizmit, të cilat do t’i jepen vullnetarit në përdorim nga institucionet apo strukturat qendrore dhe vendore të mbrojtjes civile, pranë të cilave ato ofrohen;
d) akomodimin, i cili, në varësi të aktiviteteve të mbrojtjes civile apo operacioneve të parandalimit e të përballimit të fatkeqësive, do të kryhet:
i. në formën e kompensimit, kundrejt dokumentit tatimor përkatës, të paraqitur nga hoteli dhe të shoqëruar me faturën e printuar nga kasa elektronike fiskale, por jo më shumë se 3 000 (tre mijë) lekë për çdo natë;
ii. në tenda/çadra apo struktura të tjera të përshtatura për akomodim.
2. Sigurimi i jetës dhe i shëndetit, për vullnetarët që angazhohen në aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit e të përballimit të fatkeqësive, bëhet sipas kontratës së lidhur me shoqërinë e sigurimit, të përzgjedhur sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për prokurimin publik nga institucioni apo struktura qendrore dhe vendore e mbrojtjes civile, përgjegjëse për parandalimin e përballimin e fatkeqësisë, sipas natyrës së saj. Ky sigurim mbulon shpenzimet për trajtimin e dëmtimeve që vijnë si rezultat i angazhimit në aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit e të përballimit të fatkeqësive, si më poshtë
vijon:
a) vdekje si rezultat i dëmtimeve;
b) paaftësi e përhershme ose aftësi e kufizuar, ose një lloj i caktuar dëmtimi si rezultat i një aksidenti gjatë kohëzgjatjes së vullnetarizmit;
|c) paaftësi e përkohshme, si rezultat i një aksidenti gjatë kohëzgjatjes së vullnetarizmit dhe për shkak të tij;
ç) paaftësi e përkohshme, si rezultat i një sëmundjeje të pësuar gjatë kohëzgjatjes së vullnetarizmit dhe për shkak të saj;
d) shërbime spitalore dhe/ose mjekësore në spitalet publike ose private brenda shtetit, kur mbulimet shëndetësore nuk ofrohen në spitalet publike të vendit.
3. Shuma e përcaktuar në kontratën e sigurimit për çdo punonjës të siguruar nuk mund të jetë më e ulët se 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
4. Tarifa e primit të sigurimit përcaktohet në kontratën e sigurimit, por nuk mund të jetë më e ulët se 0.5 (zero pikë pesë) %.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi i miratuar i buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile.
6. Ngarkohen Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe institucionet apo strukturat qendrore dhe vendore të mbrojtjes civile, pranë të cilave ofrohen vullnetarët, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./m.j

 

Next Post
Ngacmoi të miturën me aftësi ndryshe, dënohet me 4 vite burg 61-vjeçari në Lezhë

Nëna e dhunshme keqtrajton fëmijën e mitur, ndiqet penalisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In