Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca është shprehur se totali i mbështetjes për këtë vit për fermerët do të jetë 3,3 miliardë Lekë.
Ministrja Krifca lajmin e dha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në prononcimin për gazetarët.
Frida Krifca: Vendimi që ne sot kemi marrë ka të bëjë me dokumentin më të rëndësishëm të Ministrisë së Bujqësisë përsa i takon mbështetjes ndaj të gjithë sektorit të bujqësisë, por posaçërisht sektorëve prioritarë të skemës kombëtare të mbështetjes në bujqësi përgjatë vitit 2023.
Konkretisht do të mbështeten sektorët prioritarë dhe blegtoria është një ndër ta dhe ndoshta më i rëndësishmi gjatë këtij viti që do të marrë edhe mbështetjen më të rëndësishme financiare. Do të mbështeten fermat blegtorale, minimumi 10 krerë e sipër gjellë e 100 krerë të imëta e sipër.
I gjithë totali i mbështetjes është 3,3 miliardë Lekë më 1,4 miliardë Lekë do të mbështeten të gjitha sistemet e prodhimit që kanë të bëjnë për punimet e mekanizuara me naftë, ndërkohë që do të mbështesim krijimin e fermave organike dhe atyre në proces.
/s.f