Klajd Ymeri është emëruar drejtor i ri i Cirkut Kombëtar. Vendimi është marrë sot nga qeveria me propozim të ministrisë së Kulturës.
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Klajd Ymeri emërohet drejtor i Cirkut Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.’- thuhet në vendimin e qeverisë.