• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vendimi i Prishtinës për targat/ Vuçiç kërcënon ndërkombëtarët: Nuk besoj se doni konflikte në Kosovë

by Java News
31/07/2022 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi për targat, Vuçiç mesazh të fortë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës mbi targat dhe dokumentet e përkohshme që hyn në fuqi nga nesër.

Sipas mediave vendase, gjatë fjalës së tij Vuçiç tha se situata është shumë e ndërlikuar dhe komplekse dhe akuzoi Kosovën se po mundohet të bindë serbët që të heqin dorë nga targat KM.

“Shumë njerëz i kanë reduktuar veprimet e tyre në lidhje me Kosovën, ne nuk kemi qenë kurrë në një situatë më komplekse se sot. Ata dërguan dy njësi me 21 tonë karburant në vendkalimet administrative, me dëshirën për të ndaluar ata që kanë letërnjoftime serbe. Regjimi i Prishtinës po përpiqet gjithmonë ta bëjë veten viktimë, duke u përpjekur të përfitojë nga ideja në botë ku mendojnë se Putini i madh e urdhëroi Putinin e vogël, kështu që Zelensky i ri, në formën e Kurtit, do ta shpëtojë popullin nga hegjemonia serbe”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se shqiptarët janë unikë dhe kanë gjithmonë mbështetje, pasi sipas tij ata i referohen marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, pika 3 e nënshkruar nga Borko Stefanoviç dhe Edita Tahiri.

“Shqiptarët e përdorin këtë, edhe pse askush nuk e kupton pse. Është sikur dikush dëshiron qëllimisht të provokojë probleme shtesë. Në marrëveshje është e qartë se rregullat nuk mund të vlejnë për serbët e Kosovës, se nuk mund t’i ndalosh me letërnjoftim serb dhe t’u thuash se nuk mund të kalojnë, sepse kjo do të nënkuptonte futjen e një parimi etnik. Një tjetër gjë është që shqiptarët duan ta përdorin dhe thonë se është reciprocitet dhe ne e kemi në përputhje me kushtetutën tonë. Në përputhje me Kushtetutën tonë, Kosova është pjesë e Serbisë, kështu që ne nuk do ta çlirojmë sepse po veprojmë me përgjegjësi”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç i bëri thirrje shqiptarëve që të mos krijojnë konflikte si dhe u bëri thirrje dhe ndërkombëtarëve që të kujdesen pak për të drejtën ndërkombëtare dhe të kujdesen që të mos shkaktojnë konflikt

“Mendoj se Perëndimit nuk i përshtatet ndonjë lloj konflikti në Kosovë. Ky është rezultat i politikës joserioze. Unë kërkoj nga shqiptarët dhe serbët të ruajnë paqen. Por, nëse dikush mendon se është e mundur të përsëritet 17 marsi i vitit 2004 dhe të përfundojë puna në atë mënyrë që të mos ketë serb, kjo nuk do të ndodhë. Kërkoj respekt për atë që është nënshkruar. Por jo vetëm atë që ju pëlqen”– përfundoi Vuçiç.

Nga 1 gushti fillon regjistrimi i targave ilegale në ato RKS, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve. Kjo pasi Qeveria e Kosovës më 29 qershor të këtij viti, ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “?A”. Po ashtu, qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje në të të gjitha pikat kufitare, një masë të ngjashme të cilën tash e sa vjet e aplikon Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës. SOT
Next Post
Mbahet Këshilli i Sigurimit në Kosovë: Ja vendimi për reciprocitetin e targave!

Mbahet Këshilli i Sigurimit në Kosovë: Ja vendimi për reciprocitetin e targave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In