• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i parë i Gjykatës Supreme në Hagë: Kadri Veselit i refuzohet lirimi nga paraburgimi

by
16/08/2022 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim. Pas vendimit në shkallën e parë dhe Gjykatës së Apelit, ankesën e mbrojtjes së Veselit për lirim nga arresti e ka refuzuar edhe Gjykata Supreme. Ky njëherësh, ishte vendimi i parë i një paneli të Gjykatës Supreme në Hagë, për mbrojtje të ligjshmërisë.

Në vendimin e Gjykatës Supreme të cilin e ka parë gazeta Nacionale, thuhet se mbrojtja e Veselit nuk ka arritur të evidentojë ndonjë shkelje ligjore në vazhdimin e masës së paraburgimit.

Vendimi është nënshkruar nga kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova, e cila njëherësh ishte kryesuese e panelit të Gjykatës Supreme.

“Paneli i Gjykatës Supreme e hedh poshtë në tërësi ankesën”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Trëndafilova.

“Paneli rikujton se pala që kërkon mbrojtje të ligjshmërisë duhet të pretendojë një shkelje të procedurave të përcaktuara me këtë ligj dhe rregullave në pajtim me nenin 48(7)(b) të Ligjit. Me fjalë të tjera, një palë nuk mund, në kontekstin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, t’i referohet vetëm shkeljes së KNJ-së ose Kushtetutës, përveç nëse të drejtat e tilla të parashikuara në të nuk janë të përfshira drejtpërdrejt në Ligjin dhe/ose Rregulloren”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara.

“Paneli thekson se z. Veseli nuk ka evidentuar ndonjë shkelje thelbësore të një procedure specifike në Ligj apo Rregullore, përveç referimit të përgjithshëm të së drejtës në procedurë të garantuar në nenin 5(3) dhe (4) të KNJ.75 Siç u përmend më lart,76 Paneli në mënyrë të veçantë do ta trajtojë këtë bazë të kërkesës duke qenë se kjo është hera e parë që parashtrohet një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe ka të bëjë me paraburgimin e një të akuzuari. 48. Paneli më tej rikujton se kur vendos për një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, ai nuk vepron si shkallë e dytë e shqyrtimit që adreson gjetjet faktike të Kolegjit të Gjykatës së Apelit. Përkundrazi, një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë është një mjet i jashtëzakonshëm i kufizuar në shkeljet e pretenduara ligjore. Mospajtimi i thjeshtë me vlerësimet faktike të një paneli nuk mund të përbëjnë bazën për një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë”, thuhet më tutje në vendimin e Supremes.

Paneli i Supremes ka hedhur poshtë edhe ankesën e Veselit në lidhje me garancitë nga Policia e Kosovës, që ta monitorojë arrestin shtëpiak.

“Paneli thekson se neni 41(12) i Ligjit i jep gjyqtarit të procedurës paraprake diskrecionin për të vendosur çfarëdo kushti që ai i konsideron të nevojshëm në lidhje me arrestin e mundshëm shtëpiak. Paneli vëren se Kolegji i Gjykatës së Apelit në vendimin e dytë të Apelit, ia ktheu çështjen gjyqtarit të procedurës paraprake për të vlerësuar nëse Policia e Kosovës mund të zbatonte kushte shtesë. Kolegji i Gjykatës së Apelit vazhdoi të shpjegonte se më tej informacionet e marra nga Policia e Kosovës do t’i jepnin gjyqtarit të procedurës paraprake ‘një bazë faktike më të plotë dhe më solide për të vlerësuar realizueshmërinë e kushteve të tilla, pa e parashikuar sigurisht rezultatin e përcaktimit përfundimtar për këto çështje’”, thuhet më tutje në vendim.

“Paneli konsideron se z. Veseli dështoi të identifikojë procedurat specifike të përcaktuara në Ligj apo Rregullore apo të shpjegojë se si vendimi i Kolegjit të Gjykatës së Apelit përbën shkelje thelbësore të tij. Për më tepër, Kolegji i Gjykatës së Apelit i mori parasysh argumentet e z. Veseli lidhur me qëllimin e përcaktimit proprio motu të gjyqtarit të procedurës paraprake për masat shtesë që mund të shqiptoheshin si pjesë e një arresti të mundshëm shtëpiak dhe i refuzoi ato.112 Mospajtimi i z. Veseli me konstatimin e Kolegjit të Gjykatës së Apelit për mënyrën se si gjyqtari i procurës paraprake mund proprio motu të vendosë për masa shtesë nuk përbën shkelje thelbësore të procedurave në kuptim të nenit 48(7)(b) të Ligjit”, thuhet në vendim.

Çfarë thuhej në ankesën e Veselit?

Në muajin korrik, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ishte ankuar në Gjykatën Supreme për mbrojtje të ligjshmërisë, në lidhje me lirimin nga paraburgimi.

Në një ankesë të Ben Emmerson për mbrojtje të ligjshmërisë drejtuar në Gjykatën Supreme të Dhomave të Specializuara, thuhet se me këto vendime, janë shkelur të drejtat e njeriut.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë ndaluar 100% të të gjithë të akuzuarve në paraburgim. Për një institucion që supozohet se u përmbahet standardeve më të larta të të drejtave të njeriut, kjo praktikë nuk është thjesht e mjerueshme. Është alarmante. Paraburgimi duhet të jetë përjashtim e jo rregull. Megjithatë, praktika e Gjykatës Speciale tregon krejt të kundërtën. Nëse vendimi lihet në fuqi, një praktikë e tillë do të arrijë një hap më tej, duke e bërë paraburgimin rregull absolut, pa përjashtim”, thuhet në ankesën e avokatit të Kadri Veselit në Supreme, raporton Nacionale.

6 pika të ankesës i ka renditur Emmerson në këtë parashtrim. Aty avokati i Veselit përmend edhe Nazim Bllacën, masën joproporcionale të mbajtjes në paraubrgim, rreziqet e ashtuquajtura që i ka evidentuar gjykata për ndërhyrje, e deri te gabimet në vlerësim të gjyqtarit të procedurës paraprake.

Njëra ndër pikat kryesore sipas avokatit Emmerson, është vonesa që ka bërë Gjykata e Apelit në Speciale, për të vendosur në lidhje me mbajtjen në paraburgim.

“Në çështjen në fjalë, mbrojtja paraqiti ankesën e saj më 3 dhjetor 2021. Kolegji i Gjykatës së Apelit mori vendimin për të kundërshtuar pothuajse katër muaj më vonë, 31 mars 2022. Duke marrë parasysh praktikën gjyqësore në GJNJ, një vonesë e tillë për të nxjerrë një vendim në mënyrë të qartë, shkel nenin 5, përveç rasteve kur autoritetet japin prova bindëse që mund ta justifikojnë vonesën. Mbrojtja pohon se në këtë rast, në asnjë rrethanë nuk ka qenë e mundur të justifikohet vonesa”, ka theksuar Ben Emmerson.

Një pikë e rëndësishme është edhe përmendja e emrit të Nazim Bllacës. Avokati i Kadri Veselit, ka theksuar se Kolegji i Apelit nuk ka marrë parasysh asnjë provë në këtë rast, kur është argumentuar se Veseli mund të ndikojë në drejtësi. Sipas Emmerson, Bllaca kurrë nuk ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës.

/e.d

Next Post
Për herë të parë pas 20 vitesh, ulen pagat në Britaninë e Madhe

Për herë të parë pas 20 vitesh, ulen pagat në Britaninë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

October 31, 2026
“Mos e humbisni këtë destinacion”, ‘Lonely Planet’ sugjeron Shkodrën për 2024

Shkodër, 3400 aplikime për pronësinë e shtëpive të vjetra! Kadastra verifikime në terren, mungon dokumentacioni

October 31, 2026
Disa letra me ‘substancë të panjohur’ u dërgohen zyrtarëve amerikanë, FBI nis hetimet

Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin

October 31, 2026
Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

October 31, 2026
VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

October 31, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

October 31, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Gjermania i kishte dënuar me nga 15 vite burgim për grabitje, kapen në Morinë 2 kosovarët e kërkuar! Interpoli do i ekstradojë

October 31, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

SHBA miraton shitjen e raketave Patriot në Ukrainë, Zelensky paralajmëron për vonesa

October 31, 2026
Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

October 31, 2026
“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In