Në podcastin e tij “Flasim”, si çdo ditë të fundit të javës, kryeministri Edi Rama foli për momentet më kyçe të javës politike.
Sot, 8 shkurt, u ndal fillimisht te vizita e tij në Vatikan, duke thënë se ishte me peshë të veçantë prezantimi i tij me Papa Leonin XIV.
Më tej, foli për debatin e madh të kohëve të fundit për pagat e gjyqtarëve.
“Pretendojnë se ne duam t’u ulim pagat dhe në një insistim krejt të pajustifikueshëm, thonë se pagat e tyre po ulen për shkak se pagat e të tjerëve po rriten. Ajo që kemi bërë me reformën në drejtësi, ka qenë shprehja e vullnetit të fortë edhe në drejtim të rritjes së pagave për gjyqtarët”, tha kreu i qeverisë, duke shtuar se “kështu u thye piramida e pagave”.
“Gjykatësit nuk mund të kenë një rritje pagash të përjetshme mbi të tjerët. Shpresoj që Kushtetuesja t’i vërë vulën njëherë e mirë këtij debati absurd që e dëmton besueshmërinë e gjykatësve, padrejtësisht. Nuk janë të gjithë, janë një përfaqësi, që ka vajtur në Gjykatë Kushtetuese, ne jemi palë dhe kundër, fuqimisht kundër idesë, jo kundër tyre”, theksoi kryeministri.
“Shembull i parë i një budallallëku botëror”, e quajti vendimin e Kushtetueses për çështjen e Belinda Ballukut.
“Pavarësisht se qartësia është një luks i rrallë, që vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve mediatike e politike, ministrja nuk akuzohet për korrupsion…
Ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku fatkeqësisht na mban akoma sot pafuqia e Kushtetueses për të marrë një vendim të thjeshtë, një vendim po aq të nevojshëm”, tha Rama, duke shtuar “se lajthitja e drejtësisë së re”, po krijojnë kosto për këtë shumicë qeverisëse.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese, nuk e gjeti forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë shqiptare.












Per ju vazhdimi i betejes,eshte rrena,mashtrimi,vjedhjet e plackitejet,ju jeni vene gare.Kushe vjedhe nga ju,me shume,para e pasuri te pa tundeshme.cdo gje eshte jashte kontrodhit.Nuke funksionon asnji istitucion,te gjitha jane te vdekura,nga ju hajdutet e ndyre te ps.Ju jeni te ndyre,te pa karakter,u shofte rraca e gjaku juaj,shkatrruat vendin,e keni kthyer ne nji germalle,pa asnji sandarte,e keni kthyer ne nji afganistan te dyte.