• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i ‘Kushtetueses’ për 30 Qershorin, Veliaj: Ata që sot zihen për karrigen e SHQUP-it, dje i bashkonin krimet

by A R
02/12/2021 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sot pas zbardhjes nga Gjykata Kushtetuese të vendimit të plotë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Duke folur edhe si drejtues politik i Qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Veliaj tha se kjo forcë politike është tashmë e gatshme për zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të shpallen nga ana e Presidentit të Republikës. Ai deklaroi se në kampin tjetër po luftojnë për kreun e minorancës shqiptare njerëz që kanë bërë krime në këtë vend.

“Ne jemi gati t’i shërbejmë popullit shqiptar, qytetarëve të Tiranës, të Kavajës, të Vorës, të Rrogozhinës, Kamzës e gjithë Shqipërisë çdo ditë e natë. Mjafton vetëm të shihni në TV, një palë është duke u zënë me foltoren dhe këtë zyrën këtu mbrapa të SHQUP-it, kush do bëhet kryetar i minorancës. Njerëz që kanë bërë krime në këtë vend, – Gërdeci ishte krim në këtë vend, 21 Janari ishte krim në këtë vend, Rruga e Kombit ishte krim në këtë vend, në mënyrën se si u abuzua me ato fonde, falja e detit me Greqinë ishte krim në këtë vend, pra janë një tufë njerëzish që kanë bërë krime që zihen me njeri tjetrin, kush është i pari i një partie kriminale, ndërkohë që ne jemi sot duke garuar ku do ndezim dritat e festës, ku do japim shpirtin e solidaritetit, duke filluar nga Pazari i Ri, tek Kalaja, sheshi, liqeni dhe tek çdo shtëpi e çdo vatër,” u shpreh Veliaj.

Veliaj tha se është mjaft e qartë për të gjithë shqiptarët se kush punon për të ndërtuar Shqipërinë dhe kush për ta shkatërruar. “Po flasim për dy Shqipëri që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. Një pjesë, një minorancë e cila zihet për karrigen e një zyre këtu mbrapa dhe një pjesë tjetër e cila po mendon ku kemi mundësi që të shërbejmë. Nëse s’na është dhënë mundësi të shërbejmë në disa vende që kanë qenë bastione të atyre që zihen për foltoren, ne jemi të gatshëm të shërbejmë, siç po shërbejmë sot në Kamzë që s’ka qenë bastioni ynë, siç po shërbejmë sot në Kavajë, siç po shërbejmë sot në Vorë. Nuk kanë qenë bastionet tona por kur na është dhënë mundësia për të shërbyer, për të ndërtuar shtëpi, për t’u siguruar që ka gëzim, që mbaron legalizimi, për t’u siguruar që rritet ndihma ekonomike, për t’u siguruar që mbarojnë shumë prej andrallave të trashëguara prej 30 viteve, ne jemi këtu për të shërbyer. Në qoftë se më pyet, nëse ne thirremi që të shërbejmë, a jemi gati, përgjigja është gjithmonë gati! Jemi gjithmonë gati për të shërbyer në këto 6 bashki apo kudo tjetër ku do jetë nevoja të shërbejmë,” vijoi Veliaj.

Veliaj theksoi se Partia Socialiste forca e një Shqipërie tjetër. “Unë besoj që sot Shqipëria është ndarë në dy, jo në dy parti, por në dy mentalitete, në një mentalitet që thotë: “Ku është karrigia ime?” “Kush je ti e kush jam unë, edhe pse deri dje ishin bashkë edhe kur vrisnin njerëz në 21 janar, edhe kur hidhnin njerëz në erë në Gërdec, edhe kur i falnin detin Greqisë, – sigurisht ai që është sot kryetar i partisë firmoste dhe tjetri duartrokiste, – por thelbi është që ishin bashkë dhe sot po mundohen të ndajnë kush kishte më shumë kontribut në aferat kriminale që Saliu e Luli i bënë bashkë. Ndërkohë që ne jemi komplet Shqipëria tjetër, Shqipëria e atyre njerëzve që duan të ngrihen më të fortë, të jenë më të bashkuar, të vaksinohen, të ndërtojnë shtëpitë, të festojnë për Vitin e Ri dhe të shikojnë se si Tirana mund të bëhet kryeqyteti i ëndrrave tona. Vitin tjetër do jemi kryeqyteti europian i Rinisë, kryeqyteti evropian i rinisë nuk ka lidhje fare me kush do ketë karrigen e foltores, apo SHQUP, kështu që këto janë muhabete të viteve ’90. Ne jemi muhabetet e viteve 2021 e tutje,” deklaroi ai.

Veliaj i bëri këto deklarata gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për “Top News” nga Kalaja e Tiranës, ku u ndezën edhe aty pas Pazarit të Ri, dritat e pemës festive të Vitit të Ri.

/a.r

Next Post

Lorenc Vangjeli: Në PD do të humbasë edhe fitimtari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In