• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i Kushtetueses/ Hapa pas për reformën, duhej të ishte shkrirë por KLD sërish në krye të gjyqësorit

by A R
11/04/2017 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani do të vijojë të jetë në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, deri në fund të mandatit. Edhe pse më 12 mars KLD pushoi së funksionuari sipas afateve ligjore, dje Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ky organ të vijojë të jetë në funksion.

Dje, gjykata ka zbardhur vendimin për ligjin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilit iu rrëzuan 22 nene në seancën e 10 marsit. Por ajo që është e çuditshme në këtë vendim është se Gjykata ka vendosur që të mos ketë shkrirje të KLD deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ligji për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë, ishte ai që ndërpreu mandatin e KLD. Në nenin 277 pika 1, specifikohet që anëtarët e KLD humbasin mandatin e tyre në momentin që ngrihet Këshilli i Lartë Gjyqësor, mirëpo është vendosur një afat, pasi sipas tij, kjo gjë nuk mund të ndodhë më vonë se 8 muaj nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese.

Nëse kthehemi pak në kohë, Kushtetuta e re, e miratuar më 21 korrik, ka hyrë në fuqi më 11 gusht 2016 shkruan Sot. Atëherë, 8 muaj nga kjo datë do të thotë se më 11 mars 2017.

Pra në këtë datë, KLD pushoi së funksionuari dhe Nishanit iu hoqën duart nga drejtësia. Mirëpo nuk mendon kështu Kushtetuesja, e cila ka dalë dhe kundër ndërkombëtarëve, pasi përcaktimet në ligj ishin bërë pikërisht nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT.

“Gjykata vlerëson se ky konstatim nuk mund të konsiderohet se përbën ometim kushtetues, pasi formulimi i pikës 5 të nenit 179 të Kushtetutës se “anëtarët e KLD-së e përfundojnë mandatin e tyre pas krijimit të KLGJ-së, por jo më vonë se zgjedhja e të gjithë anëtarëve të KLGJ-së, sipas ligjit” shpreh dhe synon të sigurojë vlerën kushtetuese të vazhdimësisë dhe koherencës institucionale, për rrjedhojë, funksionimin normal të KLD-së në periudhën kalimtare.

Për sa kohë vullneti i kushtetutëbërësit ka qenë që të mos ndërpritet funksioni i KLD-së, Gjykata vlerëson se KLD-ja ashtu si edhe organet e tjera ekzistuese kushtetuese do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre deri në konstituimin e plotë të organeve të reja kushtetuese dhe, në këtë kuptim, zbatimi i neneve 160/1 dhe 173/1 të ligjit duhet të jetë në përputhje të plotë me këtë interpretim të Gjykatës, në respekt të frymës së Kushtetutës”, shprehet gjykata në vendim.

Anëtarët janë shprehur dhe sa i takon qëndrimit të presidentit në krye të KLD, duke thënë se Kushtetuta e përcakton që ai qëndron aty derisa të ngrihet KLGJ.

“Në lidhje me krijimin e KLGJ-së, kushtetutëbërësi ka përcaktuar një periudhë kalimtare prej tetë muajsh nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, duke përcaktuar në nenin 179, pika 5 të Kushtetutës se anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) e përfundojnë mandatin e tyre pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), por jo më vonë se zgjedhja e të gjithë anëtarëve të KLGJ-së.

Nga ana tjetër, Kushtetuta në pikën 12 të po këtij neni parashikon qëndrimin e Presidentit të Republikës si kryetar i KLD-së deri në krijimin e KLGJ-së”, theksohet më tej.

Gjykata Kushtetuese në argumentet e saj është shprehur dhe kundër kthimit të parave të korrupsionit nga gjyqtarët dhe prokurorët. Ligji parashikonte që nëse një gjyqtar a prokuror shpallej fajtor për korrupsion, ai duhet të rikthente pagën e vitit të fundit. Por gjykata e ka rrëzuar.

“Gjykata thekson se ashpërsia e masës disiplinore plotësuese me natyrë financiare në rastin konkret është e tillë sa ajo në thelb shndërrohet në dënim penal, që konsiston në pagimin në favor të shtetit të një shume të hollash e barabartë me pagën bruto të përfituar nga magjistrati i dënuar për veprën penale të korrupsionit gjatë vitit të fundit të ushtrimit të detyrës.

Në këtë kuptim, Gjykata vlerëson se parashikimi njëkohësisht si nga Kodi Penal, ashtu dhe neni 112, pika 1, e ligjit i dy dënimeve penale për të njëjtin fakt bie ndesh me parimin e mosdënimit dy herë për të njëjtën vepër. Për rrjedhojë, Gjykata arrin në përfundimin se edhe ky pretendim i kërkuesve është i bazuar”, shprehet më tej gjykata./a.m.

Next Post
Parlament/ Pollo: Dibranët nuk kalonin dot Selishtën, kodrat ruheshin nga kanabistët e armatosur

Genc Pollo tregohet i sinqertë: LSI është pjesë e kauzës tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 80 automjete përplasen me njëra-tjetrën brenda një tuneli në Itali, dalin pamjet nga aksidenti (VIDEO)

Mbi 80 automjete përplasen me njëra-tjetrën brenda një tuneli në Itali, dalin pamjet nga aksidenti (VIDEO)

March 17, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Kur pushteti gëlltit krijesën e vet

March 17, 2026
13 të martat e Shenjta/ Plani i masave për sigurinë e besimtarëve në pelegrinazhin e Shna Ndout

13 të martat e Shenjta/ Plani i masave për sigurinë e besimtarëve në pelegrinazhin e Shna Ndout

March 17, 2026
I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

March 17, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Dorëheqja si akt kundërshtimi

March 17, 2026
Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

A do kandidoni në 23 maj për kryetar të PD? Ervin Salianji: Kush është në politikë dhe thotë që s’ka ambicie, gënjen!

March 17, 2026
Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

March 17, 2026
Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

March 17, 2026
Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

March 17, 2026
Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In