• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Genc Pollo tregohet i sinqertë: LSI është pjesë e kauzës tonë

by S M
11/04/2017 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të qëndrimit të Partisë Demokratike për mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, deputeti i kësaj force politike, Genc Pollo thekson se kriza midis mazhorancës dhe opozitës do të zgjidhet vetëm përmes qeverisë teknike.

Në një intervistë për Tirana Today, Pollo vë në dukje se jeta politike në vend do të kthehet në normalitet kur të bindet kryeministri Rama dhe kur mazhoranca të bëjë kompromis sipas kushteve të Partisë Demokratike.  Ndërsa shpjegon se LSI është bërë pjesë e kauzës së Partisë Demokratike.

Z. Pollo, si e gjykoni situatën aktuale politike kur pavarësisht angazhimeve të fundit të faktorit ndërkombëtar, palët ende vijojnë të mos arrijnë në një mendje për të zgjidhur krizën politike?

Çdo përfaqësues normal i komunitetit ndërkombëtar e ka shprehur shqetësimin se zgjedhjet parlamentare të këtij viti mund të blihen e vidhen. Në sintoni me qëndrimet e hershme të PD-së tani janë edhe shumë parti nga të dy krahët e poltikës. Mendoj se Rama me të tijët e për leverdi të tij mbetet stoik në refuzimin e realitetit. Kriza do të zgjidhet kur të kapërcehet ky handikap.

Si e cilësoni ftesën e Ramës për të dialoguar me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, për të arritur një marrëveshje, me kushtin që të mos cenohet Kushtetuta dhe që opozita të rikthehet në Kuvend për të miratuar vetingun e Reformës në Drejtësi?

Mesa di unë Rama nuk kishte dërguar përfaqësuesin për të përgatitur një takim pune. Pra, dëshmon se nuk do takim pune e negociata serioze, por vetëm vijimin e spektaklit permanent.

Në qoftë se Rama zbret për bisedime në Çadër, cilat janë pikat që PD dhe aleatët e saj nuk do tolerojnë për t’u negociuar?

Një qeveri teknike tranzitore.

Si ka mundësi që PBDNJ i  Dules  dhe ‘‘Aleanca Kuqezi’’ e Spahiut  janë vëllazëruar  nën hijen e çadrës? Kjo vjen nga domosdoshmëria për zgjedhje  të  lira  apo nga qëllimi  për të rrëzuar Ramën? Si duket në optikën tuaj?

Zgjedhjet e lira si kauzë e interes dhe druajtja apo bindja se Rama i vjedh qenkan zamka politike më efektive.

Nisur  nga  deklarata e fundit e z. Basha  ku mirëpret LSI-në për ‘‘Qeverinë e Besimit’’, a po mundohet PD-ja të afrojë LSI-në për një koalicion të mundshëm para dhe pas zgjedhor?

LSI reagoi. Më mirë vonë se kurrë. Më mirë konsistente sesa ambivalente. Kauza e zgjedhjeve të lira është mbi dasitë e tjera. Sa për koalicionet parazgjedhore e kështu me radhe janë përjashtuar publikisht e këtu nuk ka të reja për të thënë.

Next Post
Sot seanca për Vettingun, pritet të zgjasë deri në mesnatë

Vettingu, Kuvendi voton sot komisionin Ad-Hoc

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com