• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i KQZ për PD, Kume kritika Celibashit: Tha se ‘kam preferencat e mia politike’, por…

by A R
14/03/2023 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kreu i KQZ-së Kristaq Kume ka folur këtë të Martë në studion e Klan News për vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të mos regjistruar Partinë Demokratike si subjekt zgjedhor më 14 Maj.

Sipas Kumes, Celibashi mori vendimin bazuar në ligj, por që mund të mos i artikulonte fare preferencat e tij politike sepse nuk i takojnë pozicionit që ai ka.

Megjithatë shpjegoi Kume, këto deklarata të kryekomisionerit ishin për të treguar që pavarësisht preferencave politike, ai si një i zgjedhur me shumicë të cilësuar vepron vetëm në bazë të legjislacionit.

“Për mua ishte dashur që Celibashi të mos artikulonte fare këto gjëra, ai është komisionari shtetëror i zgjedhjeve dhe sipas ligjit tonë, i zgjedhur me shumicë të cilësuar. Ai nuk përfaqëson atje asnjë parti, as mazhorancë, as opozitë. Qytetarët duan të shohin tek ai, deri në çfarë niveli zbaton detyrën sesa të mësojmë se cilat janë preferencat e tij politike. Nuk i duhet, s’ka pse të futej, por mesa e njoh unë Ilirjanin këto janë përgjigjie jo në karrigen e komisionerit, por që përgjigjia e asaj që “përveç se jam komisioner kam kostumin edhe të qytetarit”. Për atë që paralajmëroi, ai tha kam edhe unë preferencat e mia politike, por absolutisht s’keni pse më godisni për këtë gjë, shikoni se çfarë bëj”, tha Kume.

Në mbledhjen që zgjati më shumë se një orë sot në KQZ, Celibashi tha se kërkesa e depozituar nga grupimi i Alibeajt nuk ka bazë ligjore dhe rrjedhimisht Partia Demokratike nuk mund të regjistrohet si subjekt zgjedhor për 14 Majin. Kryekomisioni Ilirjan Celibashi deklaroi se plotësimi i dokumentacionit me nënshkrimin e deklaratës solemne nga Lulzim Basha është një kusht për regjistrimin e partisë si subjekt zgjedhor.

“Votoj edhe unë për një parti politike të caktuar. Por, absolutisht në dallim nga shumë të tjerë, në atë çfarë unë duhet të vendos kur kam karrigen e një zyrtari përcakton vetëm ligji vendimarrjen time”, tha Celibashi.

/a.r

Next Post
U shkarkua se dogji KZAZ, Berisha e kandidon sërish: Votojeni Zef Hilën se e njoh unë shumë mirë

U shkarkua se dogji KZAZ, Berisha e kandidon sërish: Votojeni Zef Hilën se e njoh unë shumë mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In