Përveç lidhjeve me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, dhe politikanë të tjerë të pushtetit vendorë, dhe lidhjeve me persona të botës së krimit, në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, zbardhen edhe të dhënat e sistemit TIMS për hyrje-daljet e prokurorit Arjan Ndoji nga territori i Shqipërisë.
Nga të dhënat e TIMS, rezulton se prokurori Ndoji ka udhëtuar disa herë jashtë kufijve të Shqipërisë me persona me precedentë kriminalë.
Në vendimin e KPK, thuhet mes të tjerash se para atentatit me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, prokurori Ndoji ka qenë duke drektuar me disa persona dhe me shtetasin Enver Shaba, ku me këtë të fundit ka udhëtuar edhe jashtë vendit.
Pjesë nga vendimi i KPK:
1. Nga verifikimi i të dhënave të hyrje-daljeve në sistemin TIMS, rezultoi se ky shtetas ka gjeneralitetet E. Z. Sh., i datëlindjes 29.1.1968, gjithashtu, në lidhje me këtë shtetas, referohen të dhëna për disa procedime penale në periudhën 2010 – 2014, si dhe në vitin 2019. Ky shtetas ka udhëtuar me subjektin: (i) me automjetin me targa ***, dalje më 22.08.2015, hyrje më 23. 8.2015; (ii) me automjetin me targa ***, dalje më 27.1.2013, hyrje më 27.1.2013.
– Nga aktet procedurale të administruara nga ana e SPAK, subjekti Arian Ndoja dhe persona të tjerë kanë qenë duke drekuar para sulmit me z. E. Sh.
2. Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka udhëtuar, ndër të tjerash, edhe me automjetin me targa ***, në vitin 2013. Nga verifikimi në sistemin e AMF-së, ky automjet rezultoi në pronësi të shtetasit V. K., i datëlindjes 25.5.1970 (ka dhe ditëlindjen 30.5.1978) dhe përdorues vëllai i tij, B. K., i datëlindjes 22.3.1975.
– I pyetur gjatë procesit të rivlerësimit, subjekti ka deklaruar se automjeti me targa **** është në pronësi të shtetasit B. K., duke deklaruar se është njohje e tij që në vitin 2005, me të cilin ka lidhje dhe shoqëri familjare.
3. Nga verifikimi i të dhënave të hyrje-daljeve në sistemin TIMS, ky shtetas ka gjeneralitetet D. A. B./P., i datëlindjes 18.9.1983, vendlindja Sh***, Durrës. Po kështu, rezulton që subjekti të ketë përdorur shumë herë nga viti 2014 – 2018, automjetet me targa *** dhe ***, të cilat sipas sistemit AMF-së janë në pronësi të shtetasit D. B./P. Ndërkohë që për këtë shtetas referohet se është proceduar në gjendje të lirë dy herë në vitin 2012 dhe një herë në vitin 2010.
– I pyetur gjatë procesit të rivlerësimit për marrëdhënien me këtë shtetas subjekti ka deklaruar se ka njohje për shkak të shërbimeve që ofron në servisin e makinave “***”, ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Më tej, ka deklaruar se dy automjetet e mësipërme kanë qenë në pronësi të shtetasit D. B. P. dhe bëhet fjalë për të njëjtin mjet.
4. Nga verifikimi i të dhënave të hyrje-daljeve në sistemin TIMS, rezulton se shtetasi M. K. V. ka udhëtuar disa herë më subjektin e rivlerësimit Arian Ndoja, me automjetet me targat ***, *** (të dyja në pronësi të shtetasit D. B. P.), *** (në pronësi të subjektit) dhe automjetin me targa ***, përkatësisht në vitet 2013, 2015 dhe 2017.
– Në lidhje me shtetasin E. V. rezulton materiali procedural nr. ***, datë 7.4.2014, për veprën penale “pushtim i tokës”, për të cilin me vendimin e datës 2.6.2014, prokurorja P. P. ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, si dhe procedimi penal nr. ***, datë 3.6.2019, dërguar gjykatës me kërkesë për pushim për veprën penale “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dërgim në gjyq për veprën penale “ndotje e ajrit”, parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal./m.j
Normale jane kto qe thoni per hajdutin me emrin prokuror,te dalin njeri e te thone te verteten,cfare funksionon ktu ne vendin tone,asnji gje pervec krimit,e korruopsionit e plackitjes se vendit.Eshte cdo gje ne te gjitha aspektet e dalur jashte kontrollit,kjo eshte e mire organizuar nga k/hajduti i shqiptarve sh edvin.