• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Shkarkohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola

by S T
16/01/2025 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e sotme (16 janar 2025) Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Dorian Tolës nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”,- thuhet në vendim.

Tola u emëruar zv.ministër i Mbrojtjes më 5 qershor të këtij viti.

Më herët,ai ka mbajtur detyrën e kreut të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Para këtij funksioni, ai ka shërbyer në Forcat e Armatosura, ku ka kryer detyra që lidhen kryesisht me planëzimin afatgjatë të Forcës Detare dhe bashkëpunimin ushtarak me NATO-n.

Në periudhën 2012-2015 ka kryer detyrën e Shefit të Zyrës së Komandantit të Forcës Detare. Tola më pas është caktuar Koordinator i Mbrojtjes në Zyrën Operacionale të Situatës (ZOS) në Kryeministri, ku u angazhua për ngritjen e Sistemit të Integruar të Informacionit Statistikor të Këshillit të Ministrave dhe analizimin e informacionit për emergjencat civile dhe krizat.

Dorian Tola është diplomuar në degën Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike në Akademinë e Detarisë në Turqi dhe në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ka përfunduar studimet Master në “Çështjet e Sigurisë Kombëtare” në NPS, Kaliforni, SHBA dhe Master Shkencor “E Drejtë Penale” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Next Post

Nëse Kushnerin e shikojmë si Malltezin dhe Sazanin si Klubi ‘Partizani’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com