• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i Këshillit Bashkiak, Teatri tek Parku i Madh i Liqenit të Tiranës do të mbajë emrin e Mirush Kabashit

by S T
03/12/2024 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka vendosur të nderojë legjendën e artit shqiptar, Mirush Kabashi, duke i dhënë emrin e tij Teatrit tek Parku i Madh i Liqenit Artificial. Ky vendim vjen si një mënyrë për të përjetësuar kujtimin dhe kontributin e një prej figurave më të shquara të skenës shqiptare.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se duke i dhënë emrin “Mirush Kabashi” një hapësire që i dedikohet artit, ne jo vetëm që nderojmë të kaluarën, por gjithashtu investojmë në një të ardhme ku vlerat artistike dhe kulturore do të lulëzojnë në zemër të kryeqytetit.

“Propozimi për emërtimin e Teatrit në Parkun e Madh të Liqenit Artificial me emrin “Mirush Kabashi” është një iniciativë që nderon një nga figurat më të shquara të artit shqiptar. Përtej vlerës simbolike, ky vendim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore. Mirush Kabashi, një aktor me një karrierë të jashtëzakonshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka përfaqësuar kombin tonë në skenat më prestigjioze ndërkombëtare, duke transmetuar mesazhe universale përmes artit të tij.Vendimi për të emërtuar teatrin me emrin e tij përfaqëson një njohje të këtij kontributi monumental dhe një frymëzim për brezat e rinj të artistëve dhe qytetarëve. Duke i dhënë emrin “Mirush Kabashi” një hapësire që i dedikohet ekskluzivisht artit, ne jo vetëm që nderojmë të kaluarën, por gjithashtu investojmë në një të ardhme ku vlerat artistike dhe kulturore do të lulëzojnë në zemër të qytetit, një nga pikat më të frekuentuara për të parë për të bërë dhe për të konsumuar art”, tha Veliaj.

Mirush Kabashi, u nda nga jeta një vit më parë në moshën 75-vjeçare, është ndër artistët më të vlerësuar të historisë së teatrit dhe kinemasë shqiptare. Ai interpretoi mbi 100 role në teatër dhe 30 personazhe në kinematografi, ndërsa shfaqja e tij “Apologjia e vërtetë e Sokratit” mbetet një moment historik për kulturën tonë.

Në karrierën e tij është nderuar me mbi 90 çmime dhe është aktori më i vlerësuar jashtë trevave të Shqipërisë. Ai ka interpretuar mbi 100 role në Teatër dhe mbi 30 personazhe në Kinematografi.
Mban titujt “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i madh i skenës”, “Nderi i Kombit” të akorduara nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe shumë tituj të tjerë të akorduara nga institucione të ndryshme qendrore, lokale apo ndërkombëtare.

Next Post
Ngacmoi seksualisht 4 adoleshente brenda perimetrit të sigurisë në gjimnaz, arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë

Banka Botërore për arsimin e lartë: Cilësi e dobët, kurrikula të vjetra, larg kërkesave të tregut të punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Inflacioni në 2.3% në janar, shtyhet nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
“1.7 mld lekë në dispozicion për pensionistët ”/ Ministrja Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit

Durana Tech Park/ Ibrahimaj: Sjell transformim ekonomik të vendit përmes inovacionit dhe teknologjisë

February 12, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi të Beogradit

February 12, 2026
“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

February 12, 2026
Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

February 12, 2026
Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

February 12, 2026
Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

February 12, 2026
Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

February 12, 2026
Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

February 12, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria me fat, Kosova në grup të vështirë

Liga e Kombeve/ Shqipëria me fat, Kosova në grup të vështirë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In