• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i Gjykatës për vulën e PD? Noka: S’lejojmë asnjë të tjetërsojë djersën demokratëve në 30 vite, do ketë përplasje

by Java News
20/06/2022 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Flamur Noka u shpreh se nuk ka gjykatë që mund të refuzojë Kuvendin e 11 dhjetorit të 2021.

Këtë deklaratë e dha në një intervistë për Ora News, kur u pyet se si do e presin vendimin e Apelit nëse pranon animimin e Enkelejd Alibeajt.

Më tej ai tha se Kuvendi i 11 dhjetorit është më i miri i organizuar në të gjithë historinë e pluralizmit shqiptar.

Flamur Noka: Nuk ka gjykatë që njeh ligjin, që bazohet te ligji, dhe që jep vendimin në emër të ligjit dhe që mund të refuzojë Kuvendin e datës 11 dhjetor. Është Kuvendi më i mirë  i organizuar në historinë e pluralizmit  shqiptar apo në historinë e të gjithë partive në këtë vend. Është i dokumentuar çdo demokrat.

Ai tha se ishte i turpshëm vendimi i Gjykatës për të marrë në shqyrtim animimin e Alibeaj.

Flamur Noka: Gjykata e Tiranës, mori një vendim politik për të shqyrtuar dhe  për të konsideruar palë dikë që nuk ishte palë, për të njohur si kryetar një njeri që e kishte emëruar Gaz Bardhi, dhe që nuk e kishte zgjedhur asnjë organi I PD-së. Ky është vendimi më I turpshëm që ka marrë drejtësia në këtë vend në 32 vjet pas përmbysjes së regjimit.

Po ashtu ai ka komentuar dhe ‘lidhjen’ e ngushtë mes Edi Ramës dhe Enkelejd Alibeajt, duke thënë se ky i fundit i jep urdhra kryetares së Kuvendit, ndërsa shtoi se deputetëve të opozitës nuk u jepet fjala në Kuvend.

Flamur Noka: Deputetëve të opozitës nuk u jepet fjala, u mohohet fjala. Aty vetëm Enkelejdi urdhëron po aq sa urdhëron Taulanti me Edi Ramën, kryetaren e Kuvendit. Është një dashuri e pashpjegueshme. Unë nuk besoj se ka jurist, ka gjyqtarë në këtë botë që mund të mos njohë Kuvendin e 11 dhjetorin që është më si sakti që është bërë ndonjëherë.

Ai tha se demokratët nuk do të lejojnë të shkelen, ndërsa ka paralajmëruar edhe përplasje.

Flamur Noka: Askush nuk kërkon që t’i japë kush  të drejtë Sali Berishës, demokratët duan të lexohet e drejta. Unë besoj se nuk ka gjyqtarë që mund të shkelë mbi parimet e shtetit të së drejtës, pavarësisht urdhrave politik. Demokratët këtë radhë nuk do të shkelen në rast se do të shkelet më të. Paralajmërojmë përplasje sepse nuk lejojmë asnjë që të zerojë apo të tjetërsojë djersën e demokratëve shqiptarë në 30 vite./m.j

Next Post
“Ballkani i Hapur”/ Deputeti i PS: Kosova dhe Serbia bien dakord në shumicën e temave

“Ballkani i Hapur”/ Deputeti i PS: Kosova dhe Serbia bien dakord në shumicën e temave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In