• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i GJKKO për Ballukun-Fjala e plotë/ Rama: Rast unikal në Europë! Pezullimi në Kushtetuese!

by Edi Rama
21/11/2025 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edi Rama 

Kryeministri Rama deklaroi se qeveria do të cojë në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e zëvëndëskryeminstres Belinda Balluku. Edi Rama tha se ky vendim do të respektojë pavarësinë e drejtësisë por do të tentojë të ruajë dhe pavarësinë e ekzekutivit që sic tha ai, u cënua rëndë nga një vendim i një gjykatësi dhe një prokurori. 

Fjala e plotë e kryeministrit Rama:  

Nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim ndër arsyet themelore është edhe fakti se Shqipëria po e lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Dhe padiskutim që sot edhe fakti që mund të bëhen pyetje me këtë përmbajtje lidhet me një epokë të re ku kemi hyrë, dhe në këtë epokë të re Shqipërinë e ka futur kjo shumicë qeverisëse me mua në krye. 

Sa i përket rastit konkret dua të them tre gjëra: 

Së pari, pavarësia e gjyqësorit, nuk është as një slogan, as manovër politike dhe as eksperiment i përkohshëm, por është një shkëputje historike nga e kaluara. Dhe e realizuar vetëm në vitet e fundit, kjo pavarësi ka sjellë risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke nisur nga një fakt i pamohueshëm, varrosja e kulturës 100 e kusur vjecare të pandëshkueshmërisë, por ama ka shfaqur edhe dobësitë e natyrshme të një pushtetit krej të ri, fëminor për nga mosha si edhe reflekse të vjetra antidemokratike. 

Së dyti, dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove, të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne këto reflekse të vjetra antidemokratike, të trupave speciale për ne dhe mua mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte, për cdo qëndrim nga ana jonë se siç thotë një fjalë e mencur, që mua më pëlqen shumë: Kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë. 

Dhe këtu vi te e treta, pezullimi nga detyra e një ministri në këtë rast edhe zv/kryeministri, drejtpërdrejtë përgjegjës për drejtimin e qeverisë në mungesë të kryeministrit, është një tjetër shfaqje e atyre dobësive që përmenda më lart të një pushteti krejt të ri dhe reflekseve antidemokratike. 

Ky është një rast unikal në historinë e Europës dhe po ashtu edhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit europian të vendeve të ish Lindjes Komuniste, ku s’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie. 

Por, dhe ky është një ‘por’ shumë i madh, nëse një prokuror speciale dhe një gjykatës special I shkallës parë të speciales këtu në Shqipëri, kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cënim i drejtpërdrejtë I pavarësisë dhe funksionimit të një pushteti tjetër të pavarur, sci është ekzekutivit, duke marrë kompetencat e kryeministrit, të presidentit dhe të parlamentit prej nga buron mandati i qeverisë dhe i çdo ministri, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja, si gjithmonë. 

Për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit si parakusht. Edhe në këtë rast ekstrem, e thënë drejtpërdrejt ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me asnjë lloj arbitrariteti dhe as do angazhohemi lart qoftë me një betejë politike retorike me drejtësinë. 

Por do vazhdojmë me durimin tonë strategjik, do ruajmë dhe mbështesim pavarësinë e gjyqësorit, do respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit të ministres dhe ndërkohë do kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cënuar të qeverisë vetëm te drejtësia në Gjykatën Kushtetuese. Këta jemi ne, ky jam unë dhe kështu do të jetë deri në fund, kur unë të kem privilegjin që të udhëheq Shqipërinë për ta bërë anëtare të BE-së. 

Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme të sistemit të drejtësisë është prioriteti ynë absolut edhe përballë situatave kaq flagrante sa kjo situatë, për të cillën po drejtësia duhet të gjejë përgjigjen kushtetuese. 

Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv dhe Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pra, nuk jemi në kushtet, kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që, për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendës kryeministër dhe nuk ka një ministër të infrastrukturës dhe energjisë, që funksionon. Kaq! 

 

 

Next Post
Kush është Kirill Dmitriev? Propagandist i Putinit apo çelësi i paqes me Ukrainën?

Kush është Kirill Dmitriev? Propagandist i Putinit apo çelësi i paqes me Ukrainën?

Comments 2

  1. Shoku i Buretos says:
    1 month ago

    Krenar për KM e vendit tim.

    Reply
  2. Baca says:
    1 month ago

    Nese integrimi ne BE vjene nepermjet shqyerjes se PS-se nga hijenat qe kane mundur te penetrojne ne organet gjoja te reja te drejtesise, jo faleminderit! Askush nuk ka te drejte, as Rama, t’a perdore e poshteroje per egon e tij, ose t’a lere zbuluar perballe epsheve e hakmarrjes kafsherore te kundershtareve, dhe jo vetem.

    Reply

Leave a Reply to Baca Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00 sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00 sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

December 28, 2025
U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

December 28, 2025
Zjarri i madh në Durrës ku u dogjën 8 autobusë, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale

Zjarri i madh në Durrës ku u dogjën 8 autobusë, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale

December 28, 2025
Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

December 28, 2025
Kosovë/ Të Dielën mbahen zgjedhjet lokale, KQZ shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

Zgjedhjet në Kosovë, analisti: Pas orës 19:00 do jemi pak të habitur…

December 28, 2025
IKMT vijon aksionin e prishjeve pranë Portit të Vlorës, banorët kundërshtojnë vlerat e dëmshpërblimit

Rriten kompetencat për Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara, krijohet Super-Inspektorat i Territorit

December 28, 2025
Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

December 28, 2025
Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

December 28, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 17.84% deri në orën 13:00

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 17.84% deri në orën 13:00

December 28, 2025
Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com