• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i GJK për profesionet e lira, si do të bëhet kthimi i tatimit të paguar! Ja alternativat

by A R
29/06/2024 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me vendimin e datës 27 Qershor Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenet 69, shkronja dh, fjalia e 2 dhe 3 e ligjit, dhe neni 4 i VKM 753/ 2023 të kërkuara për shfuqizim në paditë e shqyrtuara.

Pra, thënë ndryshe, për të vetëpunësuarit, individët tregtarë dhe entitetet ofrues të shërbimeve profesionale me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë në vit tatimi i fitimit do të jetë zero deri më 31 dhjetor 2029. Për personat fizikë më të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit do të vijojë të paguhet sipas normave tatimore që janë në fuqi, pra 15% tatimfitim, ndërsa nga shoqëritë tregtare dhe me përgjegjësi të kufizuar paguhet edhe 8% dividente.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vendosi të mbajë të përjashtuar nga tatimi 15% të gjitha bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë ofrues të shërbimeve profesionale. Pra edhe kjo kategori do të jetë e përjashtuar nga tatimi 15% sikundër u përcaktua të ishin më tatim zero deri në dhjetor 2029 të gjithë bizneset e tjera të vogla, përfshirë ato tregtare, prodhues etj.”, pohon kontabilisti Sotiraq Dhamo.

Po ashtu, disa nga bizneset e profesioneve të lira kanë respektuar afatet ligjore për parapagimin e kësteve të tatimit që ishte data 30 qershor. Të tjerë biznese u stepën për pagesat, pasi ligji ishte duke u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizim dhe nuk dihej ende vendimmarrja. Në të kundërt parashikohej aplikimi i interesave për vonesë të pagesave.

Ende është e paqartë se si do të veprohet nga administrata tatimore për kthimin e shumave të parapaguara, kur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese edhe kjo kategori tatimpaguesish do të jetë me zero tatim për 6 vite të tjera. Kontabilisti Dhamo thotë se në mbështetje të përcaktimeve ligjore, konkretisht “Për tatimin mbi të ardhurat”, një nga format kryesore të kthimit të shumave të paguara është pasi subjektet të bëjnë kërkesë për kthimin e tyre.

Audituesi Julian Saraçi vlerëson se kjo është një situatë atipike ligjore dhe ende nuk mund të arrihet në përfundim se si do të veprohet, por alternativat ligjore për kthimin e pagesave janë disa.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë në përputhje me nenin 75 të ligjit nr.9920 “Për procedurat tatimore” mund të nxjerrë Udhëzim apo KM një VKM për kthimin e tatimeve të paguara. Në të kundërt tatimpaguesit do të presin 31 marsin e vitit 2025 për të dorëzuar deklaratën e të ardhurave dhe shpenzimeve dhe brenda afateve përkatëse mund të kërkojnë rimbursimin e tatimit të paguar tepër, sepse tatimin do ta kenë zero dhe ndërkohë do të dalin këstet e parapaguara, si tepricë kreditore”, shpjegon ai.

ARGUMENTET E KUSHTETUESES

Çfarë parashikon shkronja “dh” te neni 69 e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese: “Për: i. individët tregtarë; ii. të vetëpunësuarit, si dhe; iii. entitetet: me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029. Norma e tatimit 0% nuk aplikohet për tatimpaguesit e përcaktuar në nënndarjet “ii” dhe “iii” të kësaj shkronje, të cilët furnizojnë shërbime profesionale. Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto shërbime profesionale”.

NENI I SHFUQIZUAR

Çfarë parashikon neni 4 i VKM Nr. 753, datë 20.12.2023 i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese?! “Lista e shërbimeve objekt tatimi nga 1 janari 2024

1. Në zbatim të nenit 69, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, përcaktohet lista analitike e veprimtarive ekonomike të tatimpaguesve, persona fizikë të vetëpunësuar dhe entitete, që ofrojnë shërbime profesionale, me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga biznesi apo tatim mbi të ardhurat e korporatës, duke filluar nga viti fiskal 2024.

Lista analitike përbëhet nga veprimtaritë sipas kodeve të parashikuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), të paraqitura në tabelën analitike nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Në rastet kur tatimpaguesit nuk janë të qartë në lidhje me kategorizimin e veprimtarisë ekonomike që ushtrojnë apo për normën e tatimit mbi të ardhurat në lidhje me veprimtarinë e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), përcakton ndarjen dhe aktivitetin, në të cilin bën pjesë tatimpaguesi përkatës. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Për shfuqizimin e këtyre neneve Gjykata Kushtetuese argumentoi se cenojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike për shkak të mosrespektimit të parimit të sigurisë juridike (në kuptim të pritshmërive të ligjshme dhe qartësisë së normës) dhe parimit të proporcionalitetit. Gjykata arriti në këtë përfundim duke mbajtur në konsiderate skemën tatimore dhe në veçanti faktin se detyrimi tatimor prej 15 % ndaj kësaj kategorie tatimpaguesish filloi të zbatohej menjëherë pa u lënë kohë të mjaftueshme atyre të përshtateshin me skemën e re tatimore.

Sa me sipër, Gjykata mbajti në vëmendje se ndonëse ligji ka hyrë në datën 18 Maj 2023 dhe i shtrinte efektet e tij nga data 1 Janar 2024, lista analitike e shërbimeve hyri në fuqi në datën 23 Dhjetor 2023 sipas nenit 4 të VKM-së nr. 753/2023 pra vetëm disa ditë para fillimit të efekteve të ligjit.

Gjithashtu, Gjykata vlerësoi se norma e tatimit prej 15 % e parë së bashku me kohën e zbatimit të saj nuk e kalon testin e proporcionalitetit, pasi nuk rezulton të jetë masa më e përshtatshme, në kushtet kur ka masa të tjera alternative, të cilat vetë ligjvënësi i ka evidentuar të zbatohen për kategoritë e tjera të tatimpaguesve mbi të ardhurat.

/a.r

Next Post
bulqize

EMRI/ Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset rëndë minatori 40-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com