• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i Donald Trump, hap i pritur, pasoja të paditura

by Matthias von Hein
09/05/2018 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Matthias von Hein

Askush nuk besonte më në një mrekulli.

Edhe para bërjes publike të vendimit të Trumpit spekulohej më shumë se sa i ashpër do të ishte vendimi, pra dalja nga marrëveshja atmoike, nëse do të mbetej ndonjë derë e hapur, nëse kishin pasur ndonjë efekt diplomatik përpjekjet e europianëve.

Tani dihet: SHBA e hedhin poshtë përfundimisht Joint Comprehensive Plan of Action, JCPOA, marrëveshjen atomike me Iranin, sanksionet rivendosen: Nga të gjitha variantet e diskutuara më parë ky është më i rrezikshmi.

Më e sigurtë, më paqësore bota nuk bëhet me këtë vendim: Aksionet e koncerneve të armëve filluan të shtohen që gjatë kumtimit të vendimit të Trumpit. Po ashtu nuk bëhet më i lehtë suksesi në takimin e pritshëm të Donald Trumpit me sundimtarin koreanoverior, Kim Jong Un.

Arsyeja: Marrëveshja nuk i ka dalë të mbrojë interesat amerikane

Arsyetimi i Donald Trumpit për daljen nga marrëveshja atomike me Iranin: Marrëveshja nuk i ka dalë të mbrojë interesat amerikane. Por se si dalja nga kjo marrëveshje do të mbrojë interesat amerikane, mbetet sekret i Trumpit. Marrëveshja atomike i ndalonte Iranit në mënyrë të kontrollueshme ndërtimin e bombës atomike dhe pengonte me këtë një garë armatimi në rajon. Ky ishte objektivi i saj, dhe ai në këtë formë plotësohej. Madje as sekretari i ri i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo nuk dyshon që Irani i përmbush detyrimet që dalin nga marrëveshja.

Trump, kështu analizonte një diplomat francez për Crisis Group, “nuk ka problem me marrëveshjen, ai ka problem me Republikën Islamike të Iranit”. Prandaj edhe negociatat mes europianëve dhe SHBA në këto muaj ishin të destinuara të dështonin. Megjithë lëshimet e europianëve, megjithë ofensivën diplomatike të Macron, Merkelit dhe Johnsonit së fundmi.

Trump ka qenë i rrethuar në Shtëpinë e Bardhë në mënyrë të vazhdueshme me përfaqësues të linjës së ashpër ndaj Iranit. Krahas Pompeos, bën pjesë këtu edhe këshilltari i ri për sigurinë, John Bolton.

Ai ka shkruar në vitin 2017: “Qëllimi i deklaruar i Amerikës duhet të jetë që t’i japë fund Revolucionit Islamik të vitit 1979 para 40 vjetorit të tij.” Nocioni i “ndërrimit të regjimit” po dëgjohet në mënyrë të frikshme gjithnjë e më shpesh.

E frikshme, sepse John Bolton edhe para luftës së Irakut në vitin 2003 ka luajtur një rol qendror. Pasojat katastrofale të një lufte kundër së drejtës ndërkombëtare për të gjithë rajonin dihen, edhe pse arsyetimi për këtë luftë bazohej në gënjeshtra.

Në arsyetimin e tij për daljen nga marrëveshja atomike me Iranin, presidenti amerikan iu referuar shprehimisht kryeministrit izraelit, Netanjahu në daljen publike javën e fundit. Ndërkohë që kjo dalje publike ishte dukshëm një shou propagandistik. Material i vjetër dhe i ri ishte përzier e ripaketuar, pa asnjë lidhje me gjendje aktuale të programit atomik iranian.

Uniteti europian

Vendimi i Trumpit i vë pikëpyetje 12 viteve të përpjekjeve diplomatike intensive me Iranin, pa ofruar ndonjë alternativë.

Tani shumë gjëra do të varen nga uniteti i europianëve, nga vendosmëria dhe vullneti i tyre, që së bashku me partnerët e tjerë, Kinën dhe Rusinë të ofrojnë stimuj që Irani, megjithë daljen e SHBA-së nga marrëveshja, të respektojë kushtet e saj. E çara në marrëdhëniet transatlantike do të thellohet.

Vendimi i Donald Trumpit do të forcojë shpejt forcat konservatore në Iran. E me këtë rritet probabiliteti që gjendja të shkallëzohet në mënyrë të rrezikshme në një rajon me konflikte të shumta, Jemeni, Siria, Libani dhe Iraku.

Krijimi i një arkitekture të sigurisë në rajon që respekton interesat legjitime të të gjitha palëve shtyhet në një të ardhme shumë më të largët. Por kjo do të ishte e vetmja rrugë që të arrihet paqja e vërtetë në rajon.(DW)

Next Post
Parashikimi i Horoskopit ditor, E Hënë më 22 janar 2018

Kjo është shenja më me fat për sot, 9 maj 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

75 mln $ e 70 VIP-a në Shtëpinë e Bardhë, dokumentari për Melania Trump “tërbon” amerikanët

75 mln $ e 70 VIP-a në Shtëpinë e Bardhë, dokumentari për Melania Trump “tërbon” amerikanët

January 28, 2026
LETRA / 76 kryebashkiakë në mbështetje të Veliajt dhe Imamoglu: Të shqetësuar për mbajtjen e tyre në burg pa afat

LETRA / 76 kryebashkiakë në mbështetje të Veliajt dhe Imamoglu: Të shqetësuar për mbajtjen e tyre në burg pa afat

January 28, 2026
Instituti i Vjenës: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE

Instituti i Vjenës: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE

January 28, 2026
Divorcet në rekord historik, çfarë po i ndodh familjes shqiptare?

Divorcet në rekord historik, çfarë po i ndodh familjes shqiptare?

January 28, 2026
Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Shkodër! U gjet në sediljen e pasagjerit të një makine…

Sherr mes disa personave në Shijak, plagoset me armë 45-vjeçari, në kërkim 2 kushërinj

January 28, 2026
Reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës tonë në rritje

Reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës tonë në rritje

January 28, 2026
SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

January 28, 2026
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq më 22 gusht

Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, borë në Alpe

January 28, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

January 28, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In