• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i Apelit për PD/ Sula: Bashkimi i demokratëve, rruga e vetme! Kandidatët e Primareve të regjistrohen…

by
04/03/2023 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar për vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit, që rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit dhektheu çështjen për shqyrtim në Shkallën e Parë me trupë tjetër gjykuese. Përmes një reagimi në Facebook, Sula thotë se bashkimi i demokratëve është rruga e vetme dhe e duhur për shqiptarët ndërsa thekson se vendimi i Apelit s’është triumf për askënd prej demokratëve.

Ai sugjeron që të bëhen të gjithë bashkë për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit të bashkuar. Kështu thotë se kandidatët që kanë dalë nga primaret e Berishës të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 14 majit vetëm me logon e Partisë Demokratike.

“Bashkimi i demokratëve, rruga e vetme dhe e duhura për gjithë Shqiptarët! Vendimi aq shumë i stëtzgjatur i Gjykatës së Apelit nuk është triumf për askënd nga ne demokratët. Nëse ne që jemi mandatuar për të përfaqësuar demokratët e thjeshtë nuk do dimë ta kthejmë këtë situatë në favorin tonë, atëherë vendimi i mbrëmshëm do favorizojë vetëm atë që është në pushtet tani.

Nuk ka asnjë arsye për revansh. E vetmja zgjidhje është BASHKIMI. Këtë nuk e bën asnjë forcë hyjnore, asnjë vendim gjykate por e bëjmë vetë ne duke vendosur interesin e demokratëve, e shqiptarëve para ndonjë interesi të ngushtë.

Kandidatët demokratë për zgjedhjet e 14 majit duhet të regjistrohen në KQZ, vetëm me logon e PD. Kandidatët e dalë nga “Primaret” me ndonjë korigjim për më mirë ku të jetë e mundur, duhet të futen në zgjedhje me logon e PD dhe si demokratë.
Këtë mllef ndaj qeverisë që përpos 1001 të zezave që i ka bërë ekonomikisht vendit, investohet vazhdimisht me çdo mënyrë të ligjshme e të jashligjshme të dëmtojë opozitën, duhet ta kthejmë në një energji të përqëndruar për tu përballur me mazhorancën aktuale. Këtë duhet ta bëjmë tani. Në zgjedhjet lokale duhet shkojmë të bashkuar.

Të bashkuar ne fitojmë shumicën e bashkive të vendit. Pasi të mundim mazhorancën, brenda 2-3 muajve futemi në zgjedhje dhe strukturim të brendshëm. Zgjedhim funksionarët nga më të thjeshtin, kryetar seksionesh,kryetar grupseksionesh,kryetar degesh deri te kryetarin e PDSH-së duke bërë një proces gjithëfshirës dhe duke i krijuar liri gjithësecilit që të ketë mundësi të kandidojë.
-Bashkimi i të gjitha rrymave brenda nes, në një lum të madh energjie kundra qeverisë aktuale është emergjencë kombëtare.

Sigurisht më pas zgjedhjet e brendshme nga “këmba te koka” janë domosdoshmëri jetike. Ta caktojnë të gjithë demokratët pa asnjë përjashtim se cilët do jenë përfaqësuesit në të gjitha strukturat e PD”, shkruan Sula..

Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit, vendosi dje rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit  të datë 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.  Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit. Nga ana tjetër PD e Berishës ka afat 5 ditë që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

/e.d

Next Post
PS dërgon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit

PS dërgon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
Ende asnjë negociatë për institucionet pas zgjedhjeve, ekspertët: LVV-së i duhet marrëveshje

Ende asnjë negociatë për institucionet pas zgjedhjeve, ekspertët: LVV-së i duhet marrëveshje

June 30, 2026
“Dështakëzemërakët do marrin atë që meritojnë korbat”/ Rama: Mes paqes dhe dhunës, qytetarët zgjedhin zhvillimin

“Dështakëzemërakët do marrin atë që meritojnë korbat”/ Rama: Mes paqes dhe dhunës, qytetarët zgjedhin zhvillimin

June 30, 2026
Tensione në protestë, qytetarët përplasen me njëri-tjetrin! Protestuesi lag me ujë një grua në turmë (VIDEO)

Tensione në protestë, qytetarët përplasen me njëri-tjetrin! Protestuesi lag me ujë një grua në turmë (VIDEO)

June 30, 2026
NYT: Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

NYT: Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

June 30, 2026
Reshje të dendura shiu në Korçë/ Problematika në rrugë, rrëzohet një pemë mbi automjet

Reshje të dendura shiu në Korçë/ Problematika në rrugë, rrëzohet një pemë mbi automjet

June 30, 2026
Pse protesta po kërkon përplasjen?!

Pse protesta po kërkon përplasjen?!

June 30, 2026
“Procesi nuk është ende gati”, KLP shtyn hapjen e garës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

“Procesi nuk është ende gati”, KLP shtyn hapjen e garës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

June 30, 2026
Përplasja te Kuvendi, Braçe: Goditja ndaj deputetit e rëndë, por sulmi ndaj policisë është rënie e shtetit

Përplasja te Kuvendi, Braçe: Goditja ndaj deputetit e rëndë, por sulmi ndaj policisë është rënie e shtetit

June 30, 2026
Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In