Kreu i PD Sali Berisha tha pas mbledhjes së kryesisë se PD nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet e 14 majit.
Berisha u shpreh se me gjithë përpjekjet e Edi Ramës për të lënë PD jashtë këtij procesi kjo nuk do të ndodhë, përkundrazi, PD do bëjë çmos për një fitore të thellë në zgjedhje.
“Ne do të bëjmë gjithçka për një fitore të thellë në këto zgjedhje. Anëtarë e simpatizantë tanë, të gjithë e kanë pritur vendimin e Edi Ramës. Natyrisht ka prej tyre që janë mërzitur, ka prej tyre që janë dëshpëruar, por ju garantoj se mbështetësit e PD-së, pas këtij vendimi janë rritur dhe janë shumë më tepër. Edi Rama u përpoq që të mos hyjmë në zgjedhje, që ti bojkotojmë, por ne nuk bojkotojmë as zgjedhjet as Shqipërinë. Ne do t’i qëndrojmë me gjithë forcën tonë, interesit kombëtar, vlerave demokratike”, tha Berisha.
/s.f