• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vendimi gjyqësor/ Ja si SPAK-u injoroi përgjimet e reja të mjekut Edvin Prifti

by Java News
12/05/2022 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i GJKKO-së për një çështje paralele ka zbuluar se SPAK-u po mban të fshehura transkripte që shfajësojnë mjekun Edvin Prifti, të pezulluar nga detyra.

Për ata që nuk janë të njohur me çështjen, e nisim rrëfimin nga fillimi…

Kardiokirurgu Edvin Prifti u arrestua në shkurt të vitit 2021 me akuzën se mori ryshfet nga ish-kryesekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi për t’i operuar nënën. Emri i tij kishte dalë nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Pas tre javësh në paraburgim ai u lirua, por ngjarja i kushtoi reputacionin dhe detyrën.

E më shumë se një vit më vonë, hetimi i së njëjtës çështje paralele tregoi se Edvin Prifti i çonte pacientët në spitalin shtetëror dhe jo në atë privat.

Gjyqi i Mallkuçit ka zbuluar transkripte që SPAK nuk i kishte treguar më parë ku zbulohet një rast i stimuluar për dhënie rryshfeti me mjekun Prifti, por që kishte dështuar.

Në këto transkripte kardiokirurgu me zërin e tij i thotë bashkëbisedueses (kryeinfermieres) se pacientja (nëna e Mallkuçit) duhet të shtrohet në QSUT të operohet dhe i thekson se s’ka pse të paguajë. Kjo bisedë është e datës 02.07.2020.

Dalja në dritë e këtyre përgjimeve ngre pyetjen: Pse SPAK nuk e kishte përfshirë këtë përgjim në dosjen e Edvin Priftit?

Prokurori që kërkoi dënimin e Edvin Priftit është Altin Dumani ndërsa një i afërm i tij në repartin e kardiokirurgjisë në QSUT është përfitues direkt pas “djegies së Priftit”.

Edvin Prifti është i vetmi autoritet në fushën e mjekësisë që guxoi të shkruante në mënyrë kritike dhe profesionale në lidhje me efektet dhe problematikat e vaksinave Covid.

Goditja ndaj Priftit mund të jetë një çështje e montuar dhe potencial për kompromentimin e prokurorit Altin Dumani në konflikt interesi. Ndërkohë Prifti mbetet i pezulluar/Hashtag.al/m.j

Next Post
“Mbushe brekët”/ Detaje të reja të sherrit, Spaho-Bardhit: Je gënjeshtar dhe legen që thua se vila 760 mijë euro është…!

"Mbushe brekët"/ Detaje të reja të sherrit, Spaho-Bardhit: Je gënjeshtar dhe legen që thua se vila 760 mijë euro është…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

March 26, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

March 26, 2026
Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

March 26, 2026
Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

March 26, 2026
Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 26, 2026
U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

March 26, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In