• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i gjykatës për gjobitjen e PD, Veliaj: Fitoi Tirana, vandalizmi nuk duhet toleruar

by A R
26/09/2016 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Administrative vendosi sot të lërë në fuqi dy pikat e gjobës që Bashkia e Tiranës kishte vendosur ndaj Partisë Demokratike, për ndotje të mjedisit, rrugëve dhe trotuareve të qytetit (urinim në publik, hedhje mbeturinash, zbrazje plehrash jashtë kontenierëve, grafiti në sipërfaqe publike), gjatë protestës së thirrur prej saj në 8 dhjetor 2015.

Në vendimin e sotëm Gjykata Administrative vendosi:

“…lënien në fuqi të akteve administrative të lëshuara nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit të datës 08.12.2015 për sa i përket konstatimit të kundërvajtjes administrative të “Dëmtim, çarje, ndotje rruge” me anë të Aktkonstatimit” nr. 035198 dhe “Procesverbalit mbi kundërvajtjen administrative” nr. 015103 për dënimin e subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë” në shumën dhjetë mijë lekë, si dhe kundërvajtjen administrative të “Dëmtim, çarje, ndotje trotuari” me anë të “Aktkonstatimit” nr. 0135199 dhe Procesverbalit “Mbi kundërvajtjen Administrative” nr. 015104 dhe dënimin e subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë” në shumën dhjetë mijë lekë.”

Ky vendim i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, duke e detyruar Partinë Demokratike të paguajë një gjobë prej 200 mijë lekësh, si zhdëmtim ndaj qytetarëve të Tiranës për ndotjen që militantët e saj i shkaktuan qytetit në protestën e thirrur nga drejtuesit e PD rreth një vit më parë.

Në një njoftim për mediat, Bashkia e Tiranës e përshëndet vendimin e drejtësisë që vendos një precedent të penaliteteve ndaj një subjekti politik që ndot hapësirën publike.

Megjithatë, Bashkia do të apelojë edhe pikat e tjera të gjobës, duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore, derisa Partia Demokratike t’u paguajë qytetarëve çdo qindarkë për shkatërrimin dhe vandalizimin që i bënë qytetit të Tiranës në të njëjtën protestë.

Lidhur me këtë vendim, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se: “Drejtësia vonon, por fitoi Tirana! Qyteti është i të gjithëve, vandalizimi nuk duhet toleruar! Ashtu si për këndin e lodrave të Liqeni, triumfoi puna e jo dhuna!”/a.m.

Next Post
Bie edhe akuza e “dhunës në familje”, gjykata urdhëron lirimin e Vladimir Gjutës

Bie edhe akuza e “dhunës në familje”, gjykata urdhëron lirimin e Vladimir Gjutës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi rrëzon interpelancën për Zvërnecin, vetëm 2 deputetë votojnë pro

Kuvendi rrëzon interpelancën për Zvërnecin, vetëm 2 deputetë votojnë pro

July 13, 2026
Masa të forta sigurie jashtë Kuvendit, policia rrethon godinën

Masa të forta sigurie jashtë Kuvendit, policia rrethon godinën

July 13, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare, bojkoton opozita

LIVE/ Nis seanca plenare, bojkoton opozita

July 13, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika

July 13, 2026
Një ditë ndryshimesh dhe vendimesh të rëndësishme, ja çfarë parashikojnë yjet për sot, horoskopi nga Jorgo Pulla

Një ditë ndryshimesh dhe vendimesh të rëndësishme, ja çfarë parashikojnë yjet për sot, horoskopi nga Jorgo Pulla

July 13, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

Nga tragjedia e Kosovës te farsa e Tiranës

July 13, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Diplomacia shqiptare si instrument i stabilitetit euroatlantik në Ballkan

July 13, 2026
VIDEO / Rama pret Macron në Kryeministri, pritet të firmosen disa marrëveshje, merr pjesë edhe në Forumin Ekonomik

Rama udhëton drejt Parisit / Merr pjesë në Samitin për Ukrainën, me ftesë të Presidentit Macron

July 13, 2026
Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

July 13, 2026
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In