• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vendimi, 44 makina të reja për qeveritarët

by A R
26/10/2015 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka vendosur që më 19 mars të këtij viti për marrjen me qira financiare të makinave për zyrtarët e lartë, shkruan sot gazeta “SHEKULLI”. Vendimi i qeverisë i miratuar përcakton se do të jenë plot 44 makina që do të merren me leasing, qira financiare, për zyrtarët e lartë. Në një tabelë që shoqëron këtë vendim përcaktohet se 22 automjete do të jenë për aparatin kryeministror përkatësisht 8 për Kryeministrin dhe 14 për aparatin e institucionit, 2 për Presidentin e Republikës, 4 për Kryetarin e Kuvendit dhe nga 1 makinë për krerët e 16 ministrive. Vendimi i ekzekutivit detajon procedurën që do të ndiqet nga Garda e Republikës për marrjen me qira të makinave.

Vendimi i qeverisë

vendimi

“Me propozimin e ministrit të Financave, ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave vendosi ngarkimin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, si organi qendror blerës, për kryerjen e procedurës së prokurimit, në emër dhe për llogari të autoriteteve kontraktore, për marrjen me qira financiare të automjeteve në dispozicion të përhershëm të Kryeministrisë dhe të disa funksionarëve publikë, personalitete të larta shtetërore dhe të shtetit, sipas ligjit nr. 8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Garda e Republikës së Shqipërisë, si organi qendror blerës, të prokurojë fondin limit, të llogaritur si shumë e fondeve buxhetore, të miratuar për çdo institucion”, – thuhet në vendimin e qeverisë të marrë në 19 mars të këtij viti dhe të bërë publik më 25 mars, nëpërmjet botimit në Fletoren Zyrtare.

Në këtë vendim thuhet se autoritetet kontraktore që janë Presidenca, Kuvendi, Kryeministria, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Integrimit Evropian, Ministria e Financave, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mjedisit brenda datës 31 mars 2015, duhet të dërgonin në Gardën e Republikës së Shqipërisë, si organi qendror blerës, fondin përkatës, sipas numrit dhe tipologjisë së automjeteve, pa dhënë detaje se sa është ky fond.

Qeveria ka ngarkuar Gardën e Republikës që të kryej gjithë procedurat e prokurimit ndërkohë që kontrata do të nënshkruhet nga vetë autoriteti kontraktor. “Garda e Republikës së Shqipërisë, si organi qendror blerës, së bashku me përfaqësues, në nivel teknik, të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, të përcaktojnë specifikimet teknike, në përputhje me standardet teknike dhe kërkesat e sigurisë për automjetet që do të merren me qira financiare. Garda e Republikës së Shqipërisë, si organi qendror blerës, është plotësisht përgjegjëse për kryerjen e të gjithë procedurës së prokurimit deri në përzgjedhjen e fituesit, ndërsa nënshkrimi i kontratës bëhet nga vetë autoriteti kontraktor”, – thuhet në pikat 4 dhe 5 të vendimit të Qeverisë mbi bazën e të cilit ngarkohet Garda e Republikës së Shqipërisë, por dhe institucionet kontraktore për vënien në zbatim të tij.

“Kostoja e automjeteve me qira, kursejmë 494,520 euro në vit”

lista

Publikimi në media i lajmit se qeveria do të marrë makina me qira të tipit ‘Jaguar” solli reagimin e ashpër të demokratëve që akuzuan ekzekutivin se po përdor paratë e shqiptarëve për të blerë makina luksoze për ministrat e saj, në një kohë kur shqiptarët vuajnë për nevojat elementare. “Në kohën kur varfëria e ka kaluar kufirin, kur ekonomia është në krizë të thellë, kur papunësia shtohet dhe qytetarët janë çdo ditë e më të pashpresë, Edi Rama mendon se ka ardhur koha që Ilir Beqja, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri e soji i tyre në kabinet, të kenë makina edhe më luksoze për të ndenjurat e tyre të krimbura në korrupsion e krim. 29 ‘Jaguar”-ë, makina e fjalës së fundit, janë porositur nga Edi Rama për të dhe për ministrat. Makina “Jaguar”, mjetet e preferuara të sheikëve e pasanikëve në botë.

 

Ky është shpërblimi që ka Edi Rama për ministrat e tij që e kanë kryer shumë mirë deri tani misionin e vjedhjes, zhvatjes e plaçkitjes së fondeve kudo, në çdo mundësi që u është dhënë. Shpërblim jo vetëm për ta, por dhe për koncesionarin, mikun e Edi Ramës ku do merren makinat”, deklaroi demokrati, Edmond Spaho. Pas deklaratës së tij qeveria përmes portalit “transparenca.al”, sqaroi se nuk ka kaluar asnjë tender për të blerë makina, por për t’i marrë me qira, leasing për shkak të amortizimit të automjeteve që janë sot në përdorim nga kabineti qeveritar. “Sot, në shërbim të Këshillit të Ministrave janë në dispozicion 22 autovetura, kostoja e mirëmbajtjes së të cilave është 636,392 euro në vit, ose 2,545,571 euro për një periudhë katër vjeçare, duke përllogaritur këtu edhe vlerën e amortizimit të automjeteve.

 

Marrja me qira (leasing) e një numri të njëjtë makinash, kushton 494,520 euro në vit, ose 1,978,080 euro për një periudhe katër vjeçare. Shteti shqiptar kursen 141,872 euro në vit, ose 567,491 euro për një periudhë katër vjeçare dhe në të njëjtën kohë automjetet në dispozicion janë të reja, më të sigurta, ndotin më pak mjedisin dhe duke pasur një eficencë më të lartë në konsum, kursejnë rreth 30% më shumë edhe në kostot e karburantit. Për më tepër, në raste defektesh, automjeti zëvendësohet menjëherë dhe kostot e riparimit apo zëvendësimit për shtetin shqiptar është zero”, – sqaroi qeveria. Në reagimin zyrtar thuhet gjithashtu se kosto e marrjes me qira (leasing) të 22 automjeteve është akoma më e ulët nëse krahasohet me koston e blerjes së 22 automjeteve të reja. “Shtetit shqiptar do t’i kushtonte plotë 3,497,142 euro blerja dhe mirëmbajtja për një periudhë katër vjeçare e 22 automjeteve të nevojshme për Kabinetin Qeveritar. Dukshëm, përmes marrjes me qira (leasing), kursehen plotë 379,765 euro në vit, ose 1,519,062 euro për një periudhë katër vjeçare”, – përfundon deklarata.

SHEKULLI

Next Post

Durrës, kapet 1 ton drogë e “koduar” me letra bixhozi, 3 persona në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për një automjet të dyshimtë pranë një sinagoge hebreje, evakuohen 300 persona në një periferi të Parisit

Alarm për një automjet të dyshimtë pranë një sinagoge hebreje, evakuohen 300 persona në një periferi të Parisit

July 12, 2026
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humbet këmbën

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humbet këmbën

July 12, 2026
Bie zjarr pranë fshatrave Zminec e Karroq në Finiq, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Bie zjarr pranë fshatrave Zminec e Karroq në Finiq, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

July 12, 2026
Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

July 12, 2026
Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, vihet nën hetim i riu shqiptar në Itali

Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, vihet nën hetim i riu shqiptar në Itali

July 12, 2026
Mbi 2 milionë banorë të evakuuar! Tajfuni Bavi ‘godet’ Kinën, stuhia shkakton përmbytje të mëdha

Mbi 2 milionë banorë të evakuuar! Tajfuni Bavi ‘godet’ Kinën, stuhia shkakton përmbytje të mëdha

July 12, 2026
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen”, mesazhi i Kanye West pas koncertit madhështor në Tiranë

“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen”, mesazhi i Kanye West pas koncertit madhështor në Tiranë

July 12, 2026
Nga Lufta e Malvinave te “Dora e Zotit”, Angli-Argjentinë gjysmëfinalja me emocione përtej futbollit

Nga Lufta e Malvinave te “Dora e Zotit”, Angli-Argjentinë gjysmëfinalja me emocione përtej futbollit

July 12, 2026
FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen e papritur të senatorit Lindsey Graham

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen e papritur të senatorit Lindsey Graham

July 12, 2026
“Mami shiste gjakun e saj për të na rritur ne”, mes lotësh Zamira tregon sakrificat

“Mami shiste gjakun e saj për të na rritur ne”, mes lotësh Zamira tregon sakrificat

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In