• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimet e Kryesisë, Basha nis aksionin politik, më 2 shtator do të mblidhet Kuvendi Kombëtar

by A R
31/07/2023 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi u rizgjodh kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se nuk ka humbur kohë duke nisur menjëherë aksionin politik. Pas një orë diskutimesh në mbledhjen me Kryesinë këtë të diel (30 korrik), u vendos mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 2 shtator.

Axhenda e kësaj mbledhje do të jetë ndryshime statutore, vendime organizative në përputhje me vendimet statutore dhe miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike bëri me dije se po ashtu, në mbledhjen e Kryesisë, u vendos që prioritet do të jetë lufta ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal. Shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike: Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD dhe për ata që kanë përfituar statusin investitor strategjik.

Basha u takua dje edhe me Kolegjin e Kryetarëve, ndërsa në mbledhjen e Kryesisë morën pjesë 13 nga 27 anëtarët e saj, teksa bojkotoi grupi i Gazmend Bardhit me rreth 10 deputetë. Në krah të Bashës qëndruan Enkelejd Alibeaj dhe Indrit Sefa.

Basha u rizgjodh në krye të PD-së në zgjedhjet e mbajtura të shtunën (29 korrik), ku mori 16196 vota, në krahasim me 1657 vota që mori kundërshtari i tij, Gjergji Hani. Në proces morën pjesë vetëm 8 nga 52 deputetë të zgjedhur në siglën e PD-së.

Ky është mandati i katërt i Bashës si kryetar, ndërsa edhe procesi i zgjedhjeve u shoqërua me përçarje brenda partisë. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit mblodhi online Këshillin Kombëtar më 27 korrik dhe anuloi zgjedhjet e 29 korrikut.

/a.r

Next Post
Policia me dorë të hekurt në Tiranë: Arrestohen 6 persona, në pranga edhe 3 shoferë ( Kanabis, përndjekje, dhunë dhe vjedhje të energjisë)

Plagosja e 27-vjeçarit, Policia: Ka refuzuar të japë shpjegime, dyshohet se është qëlluar me silenciator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com