• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendi që do të heqë plotësisht dorë nga milionat e naftës, për të shpëtuar planetin

by A R
18/11/2022 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shkurt të vitit 2020, në qytetin e vogël të La Jagua de Ibirico në Kolumbinë veriore, u mbyllën dy miniera qymyri. Që nga ai moment, ajri u pastrua dhe shtresa e hirit të qymyrit që mbulonte çatitë u zhduk. Por në aspekt ekonomik, situata u rëndua.

Afro 7000 punëtorë humbën punën e tyre, pasi kontraktorët e kompanive të minierave u larguan nga qyteti. Gati 100 restorante, kafene, hotele dhe biznese të tjera u mbyllën. Si rezultat, sipas kryetarit të qytetit, komuna humbi 85% të të ardhurave të saj.

Presidenti i ri i Kolumbisë, Gustavo Petro, ekonomist dhe ish-gueril, që u zgjodh si presidenti i parë i krahut të majtë të Kolumbisë në qershor 2022, erdhi në pushtet me një agjendë të qartë. Ai theksoi nevojën e mbrojtjes dhe rigjenerimit të mjedisit, duke nënvizuar nevojën që vendi të linte pas karburantet fosile. Petro i premtoi kombit “një të ardhme të gjelbër, jo të zezë”, ku qymyri, nafta dhe gazi mbeten nën tokën e Kolumbisë. Gjatë një fjalimi në samitin e klimës COP27 në Sharm el-Sheikh, ai tha se bota ka nevojë për një “tërheqje të menjëhershme nga industria e naftës dhe gazit”.

Deri më tani, Kolumbia është vendi i vetëm, që dëshiron t’i përmbahet një projekti i cili kërkon në mënyrë eksplicite të ndalojë nxjerrjen e karburanteve fosile. Vitin e kaluar, Kosta Rika dhe Danimarka formuan një aleancë ndërkombëtare për të hequr gradualisht prodhimin e lëndëve djegëse.

Mirëpo, Kolumbia është ndër prodhuesit kryesorë të qymyrit në nivel global dhe shumë e varur ekonomikisht nga lëndët djegëse fosile: gati 40 dhe 50% e eksporteve të saj janë qymyr dhe naftë. Ndaj vendimi për të qëndruar larg lëndëve djegëse do të kërkojë disa transformime të mëdha.

Ekonomistët dhe ekspertët e politikave energjetike pajtohen se, pavarësisht fjalimeve politike, Kolumbia aktualisht është larg gatishmërisë për të ndalur nxjerrjen e naftës, gazit apo qymyrit. Për të arritur në atë pikë, vendi duhet të ndryshojë rrjetin e energjisë duke kaluar te burimet e rinovueshme. Do të duhet gjithashtu të sigurojë që rreth 109.000 punëtorë të mund të gjejnë punë të reja dhe që komunitetet indigjene që jetojnë në zona kritike për zhvillimin e energjisë së rinovueshme, të kompensohen në mënyrë të drejtë.

Nga ana tjetër, gjërat bëhen edhe më të ndërlikuara kur bëhet fjalë për naftën dhe gazin. Ndryshe nga qymyri, Kolumbia ka nevojë për to për të funksionuar. Gazi siguron 12% të energjisë elektrike të vendit, ndërsa, benzina lëviz pothuajse të gjithë flotën e Kolumbisë, nga 17 milionë automjetet në vend, vetëm rreth 7000 janë elektrike.

Nëse qeveria e Kolumbisë “mbyll rubinetin” e naftës dhe gazit, vendi do të duhet të importojë më shumë dhe ta paguajë atë çmim në dollarë, duke rrezikuar kaosin e brendshëm ekonomik. Për të zëvendësuar gazin dhe naftën deri në vitin 2050, vendit do t’i duhet të prodhojë rreth pesë herë më shumë energji elektrike sesa sot.

/a.r

Next Post
50 vite burg për babë e bir / Si u ekzekutua Englantina Buci 10 vite më parë në Malin me Gropa

50 vite burg për babë e bir / Si u ekzekutua Englantina Buci 10 vite më parë në Malin me Gropa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
Erdogan habit liderët e vendeve të NATO-s, u dhuron pistoleta me emrat e tyre të gdhendur! Starmer e refuzon sepse…

Erdogan habit liderët e vendeve të NATO-s, u dhuron pistoleta me emrat e tyre të gdhendur! Starmer e refuzon sepse…

July 8, 2026
Si po e kthen Irani varrimin e Khameneit në shfaqje force

Si po e kthen Irani varrimin e Khameneit në shfaqje force

July 8, 2026
AKEP kërkon ligj të ri: Materialet me dhunë ndaj të miturve të hiqen brenda 30 minutash

AKEP kërkon ligj të ri: Materialet me dhunë ndaj të miturve të hiqen brenda 30 minutash

July 8, 2026
Mjeku dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 15 pacientëve, dyshohet për shumë raste të tjera

Mjeku dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 15 pacientëve, dyshohet për shumë raste të tjera

July 8, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Qershori i protestave, Gonxhja: Muaji më i keq për turizmin, pësuam rënie të menjëhershme!

July 8, 2026
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare

Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare

July 8, 2026
Dhuna në protestë/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

Dhuna në protestë/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In