• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendi nuk shkon në zgjedhje/ Kushtetuesja vendos në favor të Thaçit

by Java News
28/05/2020 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Sipas vendimit të bërë publik, gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.

Me këtë vendim gjykata i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin e tij që ka mandatuar Abdullah Hotin për të formuar qeverinë e re. Gjykata vlerëson se presidenti ka vepruar në përputhshmëri me nenin 82, paragrafi 2, të Kushtetutës me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër nga LDK-ja. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, votimi i suksesshëm i mocionit të mosbesimit nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re. Ajo po ashtu ka shfuqizuar masën e përkohshme të pezullimit të këtij dekreti.

Sipas Gjykatës, asnjëherë nuk është përcaktuar se partia politike ose koalicioni fitues, ka të drejtën ekskluzive dhe të vetme për të propozuar mandatarin për Kryeministër dhe për të formuar Qeverinë. Dekretin e presidentit Thaçi në Kushtetuese e kishte dërguar për interpretim Vetëvendosje, pasi ajo si parti fituese e zgjedhjeve këmbëngul se Kushtetuta ia mundëson vetëm asaj propozimin e mandatarit për formim të Qeverisë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë ditëve të shkuara ka thënë se do të pranojë vendimin vetëm nëse ai ka të bëjë me interpretim, e jo me amandamentim.

Gjykata Kushtetuese pak javë më parë ka marrë një vendim tjetër që kishte ngrirë këtë çështje dhe nuk i kishte dhënë të drejtë asnjë pale. Dekretin e presidentit Thaçi në Kushtetuese e kishte dërguar për interpretim Vetëvendosje, pasi ajo si parti fituese e zgjedhjeve këmbëngul se Kushtetuta ia mundëson vetëm asaj propozimin e mandatarit për formim të Qeverisë.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Flet motra e aktores së famshme turke: Nuk më fliste se punoja si sanitare

FOTO/ Flet motra e aktores së famshme turke: Nuk më fliste se punoja si sanitare

Comments 2

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Urime shume urime per Thaçin dhe tane Kosoven

    Reply
  2. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Domethene ku ka shqiptar e shtet shqiptar nuk ka progress e zhvillim,ka vetem mashtrim,korrupsion e krime.Me kta pushtetar hajdute e kriminel jane edhe te gjitha istitucionet qe ka vendi,te njejtit.rroft taci qe desh coptoi Kosoven,me kyt tacin edhe gjykata e tije,qe pa drejtesisht jep vendime jo rreale,kerkojnne destabilizimin e Kosoves.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

November 4, 2026
Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Metamorfoza 4: Mijëra shokë në rrjete sociale, por të vetmuar në jetën reale!

November 4, 2026
Kryeministri spanjoll kundër kreut të Federatës së Futbollit: Vetëm ndjesa për skandalin e puthjes është pamjaftueshme

Pedro Sanchez reagon për zgjedhjet në SHBA: Amerikanët votuan kundër urrejtjes, së shpejti edhe Spanja!

November 4, 2026
Papa Leone XVII: Jemi me të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe vendeve të shkatërruara nga lufta

Papa Leo XIV reagon ndaj zgjedhjeve në SHBA: Autoriteti politik duhet të drejtohet drejt së mirës së përbashkët!

November 4, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Derë më e hapur nga Bashkimi Evropian për ne?

November 4, 2026
“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

November 4, 2026
EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Humbja e zgjedhjeve në SHBA, Republikanët e drejtojnë gishtin nga Trump pas disfatës!

November 4, 2026
“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In