• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendi “më pak bujar” në rajon dhe të parafundit në botë për vullnetarizmin: Shqipëria e 96-ta në botë

by Java News
04/02/2023 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas Indeksit të Bujarisë 2022, të publikuar nga “Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), Shqipëria renditet në vend të 96-të sa i përket bujarisë. Ky indeks ka nisur të vlerësohet dhe të publikohet që në vitin 2008, duke marr shkas nga kriza globale financiare dhe ka vijuar të publikohet edhe në vitet në vazhdim. Të dhënat janë të mbledhura dhe përpunuara nga “Gallup”, kompania e njohur për sondazhet e saj të opinionit publik të kryera në mbarë botën, dhe përfshijnë sondazhe të zhvilluara në 119 vende të botës.

Indeksi ka për qëllim të sigurojë të dhëna rreth natyrës së të dhuruarit, ose bujarisë, e shpërndarë në të gjithë botën. Indeksimi është mbështetur në tre aspekte bazë, të shtruara në formën e pyetjeve. Le të shohim si qëndron Shqipëria në secilën prej këtyre pyetjeve.

Pyetja e parë ka të bëjë me ndihmën ndaj një të panjohuri, ku vendi ynë renditet në pozicionin e 78-të në botë, duke shënuar 57%. Pyetja e dytë për të kuptuar më shumë mbi bujarinë, ka të bëjë me dhurimin në vlerave monetare. Sipas të dhënave, vendi ynë renditet në i 48-ti, dhe ka grumbulluar 36% pikëzim. Ndërsa, pyetja e tretë ka të bëjë me punën vullnetare, pra sa të gatshëm janë qytetarët që të dhurojnë nga koha e tyre për punë vullnetare në dobi të komunitetit apo nismave dhe kauzave të ndryshme sociale.

Në këtë aspekt, vendi ynë ka rënditjen më të dobët, pasi ka realizuar vetëm 8% pikëzim, duke u renditur në vendin e parafundit në botë, ose të 118-të. Në varësi të kësaj renditje, shohim që shqiptarët janë më mirë në dhurimin e ndihmës në vlerë monetare, janë disi më keq në gatishmërinë e tyre për të ndihmuar një të panjohur dhe renditen shumë keq për kohën vullnetare që dhurojnë.

Për sa i takon vendit më bujar në botë, Indonezia renditet e para, për të pestin vit radhazi, ku sipas raportit kjo mund të lidhet me besimin e tyre, kulturën dhe traditat për të dhuruar para dhe kohë, si dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Indonezia ndiqet më pas nga vende të tilla si Kenia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe Zelanda e Re. Vendet më pak bujare sipas kësja renditje rezultojnë Kamboxhia, Japonia dhe Afganistani. Kryesisht në fund të klasifikimit qëndrojnë vendet të cilat përballen vazhdimisht me konflikte dhe paqëndrueshmëri politike, ekonomike dhe sociale. Përjashtim bën Japonia, ku sipas raportit ekziston mundësia që japonezët e konsiderojnë si përgjegjësi të ndihmuarit apo të dhuruarit.

Nga ana tjetër, krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria renditet si vendi “më pak bujar”. Serbia renditet në vendin e 27-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 34-të, Bosnje dhe Hercogevinga në vendin e 42-të, Kosova në vendin e 44-të, ndërkohë që mungojnë të dhënat për Malin e Zi./m.j

Next Post
“Kiara po ndjen vërtetë për Luizin”/ Ronaldo sheh filxhanin e kafesë për BBVIP: Kush është llumi e kush e fiton spektaklin

"Kiara po ndjen vërtetë për Luizin”/ Ronaldo sheh filxhanin e kafesë për BBVIP: Kush është llumi e kush e fiton spektaklin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In