• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendi më i varfër në Europë, nuk mund të prodhojë mjekë për vendin më të pasur të saj

by Ervis Iljazaj
24/06/2023 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Problemi me emigrimin e shqiptarëve ne vitet e fundit, nuk është ikja e krahut të punës të ‘’’pakualifikuar’’, apo thënë ndryshe ato lloj punësh që nuk kërkojnë arsim të lartë dhe përgatitje profesionale. Sepse ky lloj emigracioni ka ndodhur dhe do të ndodhë gjithmonë. Shqipëria nuk është as vendi i parë as vendi i fundit, ku njerëz të cilët nuk ka asnjë shpresë dhe asnjë profesion kërkojnë të emigrojnë për të gjetur hapësira punësimi apo mbijetese në vende më të pasura.

Problemi me emigracionin shqiptar ka të bëjë me ikjen e njerëzve të cilët janë profesionistë në fusha të ndryshme. Kapital human i cili përbën shërbimet më jetësore të një shoqërie dhe një shteti. Dhe Shqipëria vuan shumë mungesën dhe ikjen në vitet e fundit të profesionistëve dhe njerëzve të kualifikuar. Gjithmonë e më shumë po kthehet në një problem për kompani private apo institucione shtetërore mungesa e njerëzve të kualifikuar.

Jo vetëm që profesionistë e afirmuar po largohen nga Shqipëria, por vitet e fundit ka një tendencë tjetër. Që në përzgjedhjen e degës së studimit maturantët shqiptarë në shumicën e rasteve janë të prirur drejt degëve të cilat i shohin si instrument për të emigruar. Ose thënë ndryshe, degë studimi me anë të së cilave mund të punojnë jashtë Shqipërisë dhe që kërkohen nga vendet e pasura të Europës apo përtej saj.

Një nga këto degë sigurisht që është mjekësia, ku fenomeni i emigrimit profesional është më i përhapur. E gjitha kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Kjo përbën jo vetëm një kosto në aspektin e kapitalit human për Shqipërinë, por edhe ne aspektin financiar. Në shumicën e rasteve, studentët në këto degë paguajnë një tarifë shkollimi të papërfillshme, ose nuk paguajnë fare. E gjitha është një kosto për buxhetin e shtetit shqiptar dhe e taksapaguesve në Shqipëri. Një kosto e cila nuk kthen përfitimet mbrapsht nëse mjekët pasi mbarojnë studimet vazhdojnë të largohen.

Praktikisht Shqipëria, vendi më i varfër i Europës, prodhon mjekë dhe specialistë të ndryshëm me kosto të saj për Gjermaninë, vendin më të pasur të Europës e cila këta profesionistë i merr me kosto zero.

Në këtë kuptim në nuk mund ta vazhdojmë të paguajmë nga taksat tona për të përgatitur profesionistë të cilët nuk mund të na shërbejnë. Është një situatë e cila duhet rregulluar në një mënyrë apo tjetër.

Sigurisht idealja do të ishte që mjekët apo kushdo profesionistë tjetër të mos largohej nga Shqipëria dhe këtu të kishin kushtet dhe pagat sa më të mira. Por gjithsesi për momentin Shqipëria nuk mund ti ofrojë paga dhe kushte si Gjermania edhe për shumë vite të tjera. Ky është realiteti të cilin nuk e shmangin dot.

Personalisht nuk jam i bindur me propozimin e qeverisë për ti detyruar studentët e mjekësisë të punojnë minimumi tre vite në Shqipëri pasi kanë mbaruara studimet, në të kundërtën duhet të paguajnë tarifat e plota të viteve të studimit. Por ama, një zgjidhje në këtë drejtim duhet patjetër. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafund, ku shqiptarët të paguajnë nga taksat e tyre për shkollimin e mjekëve ne Shqipëri dhe më pas ata ta shkojnë me kosto zero për vendet e tjera.

Në të kundërtën le të paguajnë tarifat e shkollimit, edhe më të larta nëse është nevoja, dhe më pas mund të vendosin të shkojnë dhe të punojnë ku të duan, duke qenë se e kanë financuar vetë shkollimin e tyre. Kur arsimin e bënë falas, sigurisht që do të kesh dhe kushte nga ai që ta financon atë. Kështu ndodh në çdo shërbim.

Kjo situatë ku shteti paguan, pra taksat tona, paguajnë për arsimin dhe s’mund të kërkojmë llogari për përfitimet mbrapsht nga investimi i shoqërisë, është një situatë e cila s’mund të vazhdojë gjatë.

Next Post
Aksidentohet vajza 3-vjeçare, policia arreston shoferin

Aksidentohet vajza 3-vjeçare, policia arreston shoferin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Hashim Thaçin bashkë me Hill të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

September 21, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Deklarata e fortë e Blushit: Thaçi u bë kurban, Kosova shpëton vetëm duke u bashkuar me Shqipërinë

September 21, 2026
“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

September 21, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Një javë “rock”… Nga lajmet e mira te zhgënjimet, ja çfarë sjell Hëna e Plotë sipas Meri Shehut

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com