• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vendi ku dënohesh me vdekje edhe për gjysmë kg kanabis, rekord ekzekutimesh këtë vit

by A R
01/12/2025 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Singapori ka ekzekutuar tre persona brenda dy ditëve, për vepra të lidhura me drogën, duke e çuar në 17 numrin total të dënimeve me vdekje të kryera këtë vit, shifra më e lartë që prej vitit 2003. Ekzekutimet vijnë vetëm një javë para se Gjykata e Lartë të shqyrtojë një çështje ku ky lloj dënimi pretendohet se është antikushtetues.

Singapori njihet për ligjet ndër më të ashpra në botë kundër narkotikëve, të cilat qeveria i konsideron thelbësore për parandalimin e kriminalitetit dhe ruajtjen e sigurisë publike, shkruan A2 CNN. Sipas legjislacionit aktual, çdo person i dënuar për trafikim sasish të caktuara, mbi 15 gramë diamorfinë, 30 gramë kokainë, 250 gramë metamfetaminë ose 500 gramë kanabis, dënohet automatikisht me vdekje.

Shtatë aktivistë kanë sfiduar ligjin, duke argumentuar se dënimi i detyrueshëm me vdekje shkel të drejtën kushtetuese për jetën dhe mbrojtjen e barabartë para ligjit. Ata theksojnë se Singapori mbetet një nga vendet e pakta që vazhdon ekzekutimet për krime të drogës, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka lëvizur drejt heqjes së tyre.

Autoritetet mbrojnë qëndrimin e tyre, duke paralajmëruar se heqja e dënimit me vdekje do të sillte pasoja të rënda, përfshirë rritjen e kriminalitetit, dhunës dhe vdekjeve të lidhura me drogën. Ministri i Brendshëm K. Shanmugam ka deklaruar se politika penale është hartuar për të mbrojtur shumicën e qytetarëve dhe për të shmangur rrezikun ndaj të pafajshmëve.

Ndër të ekzekutuarit ishte edhe shoferi malajzian Saminathan Selvaraju, i dënuar për transportimin e mbi 300 gramëve heroinë në vitin 2013. Mbrojtja e tij, ku pretendonte se nuk kishte qenë ai drejtuesi i mjetit në momentin e hyrjes së drogës në vend, u refuzua nga gjykata.

Kritikët vënë në dukje se ligjet godasin kryesisht korrierët e varfër dhe jo organizatorët e trafikut. Bashkimi Europian dënoi rritjen e ekzekutimeve, duke theksuar se krimet e drogës nuk përmbushin kriterin e “krimeve më të rënda” sipas të drejtës ndërkombëtare. Ndërkohë, një sondazh i vitit 2023 tregon se shumica e qytetarëve mbështesin dënimin kapital për trafikim në shkallë të madhe, çka pasqyron ndarjen e thellë të opinionit publik mbi këtë çështje.

Next Post
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm kundër Rusisë

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm kundër Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In