• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

by A R
24/06/2026 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një postim të një qytetari lidhur me protestat që po zhvillohen prej më shumë se 3 javësh në Tiranë, duke e shoqëruar me një koment personal, ku thekson se nuk e njeh autorin, por e ka shpërndarë për përmbajtjen e tij.

“Vendi i flamingove apo vendi i shqiponjave” është postimi i qytetarit dhe që është shpërndarë nga Rama, ku trajtohen reflektime mbi shoqërinë shqiptare, protestat dhe ritmin e zhvillimit të vendit.

Në tekst, autori përshkruan protestat në Tiranë si paqësore dhe kreative, duke i interpretuar jo si revoltë politike të drejtpërdrejtë, por si një shprehje emocionale e shoqërisë ndaj ndryshimeve të shpejta.

Qytetari thotë se Shqipëria, sipas tij, duhet të ecë përpara dhe të përballet me tranzicionin e saj historik e ekonomik, duke theksuar se “vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”.

“Labinot Bislimin nuk e kam takuar kurrë, por nuk ndenja dot pa e ndarë me ju këtë postim të tijin të para dhjetë ditëve, duke falenderuar mikun e përbashkët që ma çoi sot, më mirë vonë se kurrë:-)

VENDI I FLAMINGOVE APO VENDI I SHQIPONJAVE

A e dini se fjala Shqipëri do të thotë vendi i shqiponjave? Kështu na quajnë shpesh edhe gazetat e huaja. Por nganjëherë pyes veten: a jemi vërtet të tillë?

Këto ditë po i përcjell me vëmendje ngjarjet në Tiranë.

Më duket një protestë e bukur, kreative dhe jashtëzakonisht paqësore.

Madje, më jep përshtypjen se populli shqiptar kishte nevojë të takohej me vetveten. Të bënte xhiro bashkë. Të fliste me njëri-tjetrin si kurrë më parë. Më shumë se një revoltë, duket si një shpërthim dashurie. Një mënyrë për t’i thënë Shqipërisë: “Të duam.”

Por çfarë dashurie është kjo?

Mendoj se është dashuria e atyre që e ndjejnë se Shqipëria po ndryshon aq shpejt, sa po u ikën nga duart. Një nostalgji për Shqipërinë e varfër, të virgjër dhe ende të pashkelur nga ritmet e globalizimit dhe turizmit masiv.

Është nostalgjia për “bukë, kripë e zemër”. Për lagjet e vjetra të Tiranës ku fëmijët luanin në rrugë e në oborret e njëri-tjetrit. Për një lumturi të thjeshtë, që shpesh e gjenim në varfëri dhe që sot duket sikur humbet në konturet e një ekonomie të re, ku njeriu nuk ecën më, por vrapon.

Vrapon sepse është në garë me komshiun. Me shokun. Me gjeneratat e tjera. Me vetveten.

Në këtë Shqipëri të re, askush nuk ka dorë mbi të, por të gjithë duan ta kontrollojnë. Të gjithë duan ta kenë sipas vizionit të tyre.

E duan për vete ideologët e së majtës dhe të së djathtës. Liberalët dhe konservatorët. Nacionalistët dhe globalistët. Pro-amerikanët dhe anti-amerikanët. Fetarët dhe laikët. Të gjithë e duan Shqipërinë, por secili sipas pasqyrës së vet.

Problemi është se shumë prej tyre nuk e duan me njëri-tjetrin.

Dhe pikërisht këtu fillon konflikti me zhvillimin.

Sepse zhvillimi ekonomik e nxjerr shoqërinë nga zona e komfortit. E detyron të ndryshojë. E detyron të pranojë ritme të reja, njerëz të rinj, ide të reja dhe konkurrencë të re.

Flamingot nuk janë arsyeja e vërtetë e protestës. Ato janë simboli.

Simboli i një rehatie të vjetër, i një stagnimi të njohur dhe të kuptueshëm. Një dëshirë për të qëndruar herë në njërën këmbë e herë në tjetrën, pa marrë hov drejt së panjohurës.

Shqiponja është ndryshe.

Ajo nuk rri pranë ujit duke shijuar qetësinë. Nuk pret që bota t’i vijë afër. Fluturon lart. Kërkon larg. Rrezikon. Del për gjah.

Flamingoja kërkon rehati. Shqiponja kërkon horizont.

Prandaj nuk besoj se kjo protestë ka të bëjë me Edi Ramën. As me urrejtjen. As me bukën e gojës. As me shumicën e parullave që mbahen në duar.

Ato janë vetëm forma të ndryshme për të shprehur të njëjtin shqetësim:

“Nuk po e durojmë dot shpejtësinë e ndryshimit. Duam ta kontrollojmë atë.”

Por kush do ta kontrollojë?

Ata që e kanë zëvendësuar dijen me teoritë e Facebook-ut?

Ata që flasin për zhvillimin pa e kuptuar zhvillimin?

Ata që e shohin të ardhmen si një rikthim në të kaluarën?

Ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, nuk duan të kthehen kurrë, por e duan vendin vetëm si kujtim të varfërisë nga e cila ikën?

Ata që e duan Shqipërinë përmes Palestinës ose e urrejnë përmes Izraelit?

Ata që e duan Shqipërinë përmes Greqisë, Turqisë apo Serbisë, por jo përmes vetë Shqipërisë?

Në fund, e gjithë kjo të ngjan me një protestë me shumë parulla, me shumë kërkesa kundërthënëse, me shumë nevoja për vëmendje dhe me shumë dëshirë për t’u takuar me njëri-tjetrin, por me pak qartësi rreth destinacionit.

Dhe kjo është arsyeja pse më duket më shumë një protestë e flamingove sesa e shqiponjave.

Flamingot mund të qëndrojnë gjatë herë në njërën këmbë e herë në tjetrën.

Por vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur.

Duhet të fluturojë. Duhet të kërkojë horizonte të reja. Duhet ta kalojë tranzicionin e vet ekonomik dhe historik.

Për shqiponjat duhet të flasim tani.

Për flamingot do të kemi kohë më vonë”, thuhet në postimin e Ramës.

Next Post
Vala ekstreme e të nxehtit godet Europën, Franca regjistron 45 viktima

Vala ekstreme e të nxehtit godet Europën, Franca regjistron 45 viktima

Comments 1

  1. Bruno says:
    3 months ago

    Vetem ti k/mafioz,ske lidhje me shqiponjat,e vendin e shqiponjave,je antishqiptare i shitur,prandaj krise bythen,largohu
    vete,sa te largojne,protestuesit me dhune.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 2 Tetor 2026

October 1, 2026
Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

October 1, 2026
Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

October 1, 2026
“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

October 1, 2026
“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

October 1, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Publik është arti, jo shtrati i tyre

October 1, 2026
A është mirë nga trutë Putin? Zëdhënësi i Kremlinit tregon gjendjen që po kalon presidenti rus

Kremlini paralajmëron NATO-n: Vendosja e armëve bërthamore pranë Rusisë, do të sjellë përshkallëzim!

October 1, 2026
Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

October 1, 2026
Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja

Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com