• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vendet ku shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza

by Java News
16/11/2016 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Premtimi nga të gjitha pushtetet, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, se banorët e shtetit më të ri në Evropë shumë shpejt do të udhëtojnë pa viza, ka mbetur e parealizuar që prej tetë viteve. Madje deri më tani “nuk kanë bërë punë” as “kërcënimet” e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe presidentit aktual, Hashim Thaçi, se izolimi i kosovarëve është padrejtësi e Bashkimit Evropian ndaj shtetit të Kosovës, dhe se ky largim mund t’i japë jetë forcave të cilat sipas tij, nuk ia duan të mirën vendit.

Dëshpërueshëm për mosliberalizim e vizave, ka folur edhe ish – ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, i cili për më tepër ka theksuar se as në 2016 kosovarët nuk mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen. Por, sipas zyrtarëve të BE-së, liberalizimi i vizave për shtetin më të ri në Evropë, nuk po ndodh sepse institucionet e Kosovës nuk po i realizojnë detyrat e shtëpisë, ku veçanërisht theksohet mungesa e luftës nga korrupsionit. “Thembra e Akilit” dhe njëri prej kushteve të tjera të vëna si kusht për liberalizimin e vizave, është edhe demaskimi i kufirit në mes të Kosovës dhe fqinjit të tij perëndimor, e që zgjidhja e tij nuk po duket në horizont, për shkak të qëndrimeve të kundërta të pozitës dhe opozitës në Kosovë. Ndonëse nuk kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza në zonën Shchengen, banorët e shtetit të ri mund të udhëtojnë lirshëm në disa shtete, shkruan tg.

Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë thënë se Kosova ka marrëveshje të lëvizjes së lirë me një sërë shtetesh të cilat lejojnë udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës. Sipas zyrtarëve të MPJ-së qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në: Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi, Republika Domenikane, Ekuador, Gambia, Haiti, Mikronezi, Niue, si dhe në Shën Vincent & Grenadines.
“Njëkohësisht, Kosova është në negociata me një sërë vendesh për ta hequr regjimin e dyanshëm të vizave, kur kjo të jetë në interesin e vetë shteteve. Përveç kësaj, një numër prej të paktën 29 shteteve të botës kanë lehtësuar në maksimum marrjen e vizave për qytetarët tanë. Qytetarët e Kosovës, mund të marrin viza në këto 29 shtete pas arritjes në aeroportin/pikën kufitare të shtetit përkatës”, kanë thënë nga MPJ.

Ata kanë sqaruar se hyrja e shtetasve të vendeve të tjera në Kosovë – sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës bazuar në marrëveshjet ndërshtetërore të arritura midis saj dhe disa shteteve të botës – hyrja në shtetin e Kosovës bazohet nëse shtetasit e këtyre vendeve kanë viza Shcengen, ose në raste specifike të tjera siç është rasti me SHBA-të dhe vende të tjera. “Shtetasit e vendeve për të cilët Republika e Kosovës aplikon regjim vizash, por të cilët kanë leje qëndrimi biometrike të vlefshme të lëshuar nga njëri prej shteteve të zonës Schengen; po ashtu bartësit e vizës shumë-hyrëse të Schengenit, lirohen nga nevoja për t’u pajisur me vizë kosovare për hyrje, transit dhe qëndrim në Kosovë. Qëndrimi i tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës kufizohet në 15 ditë”, ka sqaruar nga MPJ.
BW/d.i.

Next Post
Gjermania në alarm, Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet e 2017-es si në SHBA

Gjermania në alarm, Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet e 2017-es si në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In