• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendet ku jetojnë fantazma… ja ku mund të bëhet “turizmi i errët” (FOTO)

by Java News
15/04/2016 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Quajeni “turizëm i errët”, apo si të doni, por këto vende kohët e fundit janë duke joshur një numër të madh të turistëve

Burgu lindor shtetëror në Filadelfia, Pensilvania

I vendosur në Filadelfia, ky burg është njëri ndër më të vjetrit në SHBA dhe njëri ndër vendet më të pushtuar nga djajtë. Me vite të tëra qarkullojnë zëra rreth pamjeve të ndryshme të fantazmave, djajve, apo shpirtrave, quani si të doni. Gjatë funksionimit 142-vjeçar të kësaj ndërtese si burg, në këtë vend kanë vdekur 1200 të burgosur, ku 50 të burgosur kishin bërë vetëvrasje dhe disa dhjetëra ishin vrarë nga të tjerët. Në fakt, biletat për ta vizituar këtë vend kushtojnë 14 dollarë, kështu që, nëse ju qet udha ndonjëherë… TerrorBehindtheWalls_M.Edlow02-900vp

Shkolla shtetërore dhe spitali “Pennhurst” në Spring Siti, Pensilvania

Kjo është njëra ndër ndërtesat më kontroverse në SHBA. I hapur si institucion për njerëzit me të meta mendore dhe fizike, “Penhursti” ofronte kushte të mjeruara. Ai u mbyll në vitin 1987.

Ndërtesa që gjendet në malet e Pensilvanisë nuk duket ndryshe nga ndërtesat e tjera, të braktisura në Amerikë, por veprimet e abuzimit dhe keqtrajtimit që kishin ndodhur aty, kanë bërë që ajo të konsiderohet e pushtuar nga shpirtrat. Këtë e kanë konfirmuar edhe ekspertët nga “Ghost Adventures” dhe “Ghost Hunters”. Nëse doni ta shihni dreqin, atëherë ejani këtu.Capture

Azili për të sëmurët mendorë “Trans-Allegheny” në Ueston, Virxhinia perëndimore

Pas hapjes së parë në vitin 1864, ky institucion pësoi ndryshime të shumta, para se të mbyllej, për shkak të ndryshimeve në trajtimin e pacientëve. Rezultat i kësaj janë pamjet e shumta të shpirtrave, apo fantazmave në këtë ndërtesë, meqë aty ishin keqtrajtuar me mijëra pacientë. Numri i të vdekurve të regjistruar në këtë ndërtesë ishte disa qindra sish. Mysafirët dhe vizitorët kanë raportuar të kishin parë krijesa fantazmë, të kishin dëgjuar zëra dhe zhurmë të pashpjegueshme. Në vend që ta fshihte të vërtetën rreth këtyre ngjarjeve, pronari i saj e ka shndërruar atë në atraksion turistik. Kalimi i natës këtu kushton rreth 100 dollarë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.7516894334_06f311db13_k

Fortesa “Mifflin” në Filadelfia të Pensilvanisë

Si njëra ndër fortesat më të vjetra ushtarake në SHBA, Fortesa “Mifflin” në Filadelfia tani ka hyrë në histori. Si njëra ndër fortesat më të vjetra në Luftën revolucionare, “Miffin” ka një histori të gjatë, meqë është ndërtuar në vitin 1771.

Aty ka pasur vrasje përgjatë viteve, por numri i saktë i tyre nuk dihet. Ndër pjesët e ndërtesës që thuhet se janë më të pushtuarat nga shpirtrat, janë Kazamati 11, kuarti i oficerëve dhe dyqani i farkëtarit, ku besohet se ka ndodhur numri më i madh i vrasjeve. Bileta për ta vizituar këtë vend kushton 45 dollarë. mifflin

 

Next Post

VIDEO/ M65, artilieria atomike që i kujton gjithkujt se lufta atomike mund të shuante tokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In