• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vendet e rezervuara” ose përpjekja për të futur drejtësinë në duart e politikës

by Aalison Pearse Stevens
06/06/2016 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse deri dje drejtuesit e lartë politik në opozitë dhe në qeveri kanë bërë kujdes, që të paktën të mos dalin hapur se kontrollojnë sistemin e drejtësisë në vend, këtë herë kanë hequr çdo skrup dhe as po mundohen fare ta fshehin se duan një drejtësi politike. As më shumë dhe as më pak një kontroll thuajse të “pacipë” politik mbi drejtësinë parashikon edhe kërkesa e ish kryeministrit, Sali Berisha, në emër të PD-së për “vende të rezervura” në sistemin e drejtësisë.

Thënë thjeshtë fare, ish kryeministri Berisha kërkon që haptazi të fusë në darë politike dy organet më të larta të sistemit të drejtësisë, që janë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Këto dy trupa qeverisje të gjyqësorit do të përbëhen nga 11 anëtarë ku 6 anëtarë do të zgjidhen nga trupa gjyqësore, ndërsa 5 do të vijnë nga anëtarë jashtë gjyqësorit.

Kushti i Berishës, që dikton tashmë qartazi edhe votat e PD-së, është që 5 anëtarët e tjerë të vijnë nga jashtë Gjyqësorit si Avokatia, Profesorati dhe Shoqëria Civile me propozimin e partive. Por nuk mbaron këtu. Kulmi është që edhe kryetari i këtyre Këshillave të zgjidhet nga propozimet e bëra nga partitë politike. Kjo i vë vulën haptazi, se Berisha dhe PD po kërkojnë të kenë nën kontroll politik sistemin e drejtësisë, duke zhvlerësuar të gjithë investimin e bërë edhe nga bashkësia ndërkombëtare për Reformën në Drejtësi, që ajo të shkëputet nga duart e politikës.

Ajo që del qartazi është fakti se nëse miratohet kushti i Berishës për votat, atëhere të pestët që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, janë  profesionistë që konvertohen në përfaqësues partish. Qartazi ata që do të përzgjidhen mbi këtë skemë që mund të jenë dhe profesionistë e të pavarur, me t’u vënë siglën e partive, do t’u shërbejnë atyre që i kanë propozuar dhe jo interesave të qytetareve. Mjafton të shikojmë KQZ për të kuptuar se çfarë “institucionesh të pavarura drejtësie” synojnë të krijojnë propozimet e Berishës.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Diplomacia e Kot- ziut...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In